Përmbyllet sesioni i trajnimeve dhe aktiviteteve ndërmjet të rinjve të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë

Kultura

Përmbyllet sesioni i trajnimeve dhe aktiviteteve ndërmjet të rinjve të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë

Nga: A.SH Më: 12 shtator 2020 Në ora: 21:07
Foto nga takimi

Ministira e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se pas një sesoni të trajnimeve dhe aktiviteteve ndërmjet të rinjve të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, ditë të mbushura me plot njohuri, vullnet dhe eksperienca të jashtëzakonshme, është përmbyllur.

“Kosova dhe Shqipëria mbajnë potencial të rëndësishëm dhe të pazavendësueshëm - rininë me plot forca e aspirata për zhvillim”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.?

Postimi në Facebook:

Në kuadër të muajit të rinisë, sot u përmbyll sesioni i trajnimeve dhe aktiviteteve ndërmjet të rinjve të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, ditë të mbushura me plot njohuri, vullnet dhe eksperienca të jashtëzakonshme.????

Shkëmbimin tre ditorë e filluan me trajnime nga më të ndryshmet, për ngritjen dhe aftësimin e tyre profesional.??‍???‍?

Nga afër u njohën edhe me asetet më të bukura të Kosovës që tregojnë historinë e vendit tonë, si Lidhjen e Prizrenit, ish burgun e Prishtinës, Muzeun e Kosovës dhe Liqenin e Batllavës.?

Kosova dhe Shqipëria mbajnë potencial të rëndësishëm dhe të pazavendësueshëm - rininë me plot forca e aspirata për zhvillim.?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat