Në tri veprat e tij, Adan Merovci nuk është objektiv

Kultura

Në tri veprat e tij, Adan Merovci nuk është objektiv

Nga: Reshat Sahitaj Më: 14 shtator 2020 Në ora: 10:42
Foto nga Konferenca per medie I.P.C. Ibrahim Rugova & Behare Rexhepi

Pas ngjarjeve të Pranverës 1981, grupi më aktiv dhe më antishqiptar ishin intelektualët serbë të përqendruar në "Francuska 7". Akullin e heshtjës mortore e theu Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja, të cilët morën guxim të polemizonin më intelektualët e “Francuska 7”, dhe Sabit Rrustemi që tregimin i tij “Nën maskën e mysafirëve” i kushtoi katër vjet burg, por që ringjalli guximin dhe shpirtin e shqiptarit të robëruar.

Zhvillimi i shpejtë i ngjarjeve politike bëri që Ibrahim Rugova të shndërrohej në lidër të pakontestueshëm, ndërsa në anën tjetër figura e Adem Jasharit do të shndërrohej në legjendë të përhershme. Çuditërisht, sot të gjithë fshihen pas hijes së Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit- ata që i kanë ndihmuar dhe ata që e kanë përgjuar dhe penguar. Disa fshihen pas hijës së Ibrahim Rugovës, e disa pas hijës së Adem Jasharit për të ngritur vetëvetën në majat e patriotizmit, edhepse Rugovës ia ndërpren buxhetin në kulminacionin e punës, e tjerët nuk i shkuan në ndihmë e madje as në varrimm të komandantit legjendar dhe 54 antërëve të familjës së tij.

Në këtë kontekst, për të ngritur vetëvetën dallohët Adnan Merovci, më tri veprat e tij “Një hap më Rugovën”, “Kështjella e (Mos) marrëvesjes “ dhe “Pengu”. Pavarësisht qëllimit të tij individual, këto tri vepra, ndriçojnë periudhën kohore të aktiviteteve dhe veprimtarisë se Ibrahim Rugovës dhe partisë së tij LDK, sepse janë shkruar nga një dëshmitar i afërtë dhe të bazuar në fakte, dokumente, fotografi e letra zyrtare të asaj kohe. Pra, duam apo nuk duam, këto vepra kanë rëndësi kapitale për studiuesit në një të ardhme të afërtë apo të vonë. Automatikisht shtrohet pyetja: pse bashkëpunëtorët politikë të Ibrahim Rugovës nuk shkruan asnjë libër (përveç Mehmet Krajës), edhepse kishin përgatitije shkollore më të larta se Adnan Merovci? Lehtë është të kritikosh, por më vështirë të shkruash, andaj tjerët e kanë zgjedhur opcionin e parë.

Nën hije të Rugovës ngritët Adnani

Tri veprat e Andan Merovcit, janë të stërmbushura më lavdata dhe në ngritjën e kultiit të individit të Ibrahim Rugovës duke e shndërruar nga një lider në një profet. Mendoj se Adnan Merovci në këtë aspekt e ka ekzagjëruar, aq sa për lexuesin e mësëm në vend se ta admironte do ta bëjë të kundërtën. Pas leximit të këtyre tri veprave, disa të konkuldojnë se Ibrahim Rugova ishte i pagabueshëm siç konsiderohet Jezu Krishti për katolikët apo Muhameti për muslimanët; ndërsa një pjesë tjetër e lexuesve do të humbin besimin në çdo fjali të shkruar.

Të gjithë e dimë që Rugova ishte peng dhe i arrestuar i Millosheviqit, mirëpo në veprën e Adnan Merovcit, dukët tendenca që marrëveshjen e nenshkruar të 1prillit 1999 ta zbukuroj më ngjyra patriotike, sikurse siç deklaron edhe tani se një marrëveshje të tillë do ta nënshkruante edhe sot. Marrëveshja ishte një kapitullim, mirëpo shikuar se Ibrahim Rugova ishte i arrestuar ajo nuk do të kishte asnjë rëndësi për Aleancën Verio-Atlantike që intenzivisht bombardonin caqet ushtarako-policore serbe. Arsyetimi që e perdor Adnan Merovci është i gabueshëm dhe i paqëndrueshëm e veçmas kur përpqiet që këtë ta minimozojë. Në të njejtën kohë posa u publikua kjo marëveshje unë isha në selinë e NATO-s, dhe preokupimi kryesor i zyrtarëve të NATO-s ( të cilët nuk po i permendi emrat e tyre) , ishte se a janê fjalët e Ibrahim Rugovës apo Serbia ka bërë video-montazh. Ekspertët e NATO-s të specializuar në montazhe falso e kanë vertetuar se deklarata e Rugovës nuk është montazh. Gjatë një bisede që zhvillova më zëdhënsin e NATO-s, ai shprehu dyshimin se Ibrahim Rugovës iu kanë kërcënuar më jetën e tij dhe të tërë familjës.

Adnan Merovci pa informata të mjaftueshme

Adnan Merovci kur shkruan për lirimin e Ibrahim Rugovës se paska ndodhur më intervenim e dikujt tjetër dihet se nuk ka lidhje më realitetin. Ibrahim Rugova është liruar, sepse NATO kishte dyshime së nën presionin e Millosheviqit , i arrestuari mundet të deklarojë çka të dojë, andaj më urgjencë Këshilli Evropian ka mbajtur një takim në Luksemburg (ku kam marrë pjesë) dhe nga Luksemburgu Millosheviqit iu është derguar letra më kushtët për lirimin e Ibrahim Rugovës. Pse Andan Merovci nuk e ka treguar realitetin, por gënjen? Ndoshta nuk ka pasur informata, apo nuk ka dashur të informohet!

Në anën tjetër, në secilën nga veprat e Adnan Merovcit duket dora e tij për t’i ngritur “bashkëpunëtorët” e Ibrahim Rugovës që në fakt ishin disa sahanlëpëirsa të Adan Merovcit e të cilët nuk kanë bërë asgjë as për LDK e as për Rugovën. Pavarësisht që Adan Merovci në vepren e tij e citon emrin tim dhe fotografinë time, autori nuk ndalët për të elaboruar ngjarjen për të cilën shkruan. Deshën apo nuk dëshen ledekëistat e sotëm si dhe vetë autori, vizitat e shumta të Ibrahim Rugovës në Bruksel janë ngjarje që do të merrën historinaët e ardhshëm e ndoshta edhe të tashëm.

Injorim i qëllimshëm apo ikje nga realiteti

Eshtë për t’u nënvizuar se hapat e parë diplomatik të Ibrahim Rugovës u bënë në Bruksel dhe atë më ndërmjetsimin tim. Dalja e parë dhe deklarata e parë politike e ibrahim Rugovës për televizonet e huaja u bë më ndërmjetësimin e Enver Hadrit dhe të Reshat Sahitaj, kur televizoni belg BRT në vitin 1989 e interviston Ibrahim Rugovën. Të gjitha konferencat për medie dhe takimet zyrtare në Parlamentin Evropian dhe qeverinë belge janë bërë më ndërmjetsimin tim e të askujt tjetër.

Pse Andan Merovci në librin e tij heshtë për vizitën e parë të Ibrahim Rugovës në P.Evropian në Strasburg nga e hënë 9 korrik deri të premtën 13 korrik 1990? Gjatë kësaj jave Ibrahim Rugova ka takaur përveç kryetarit të Parlamentit Evropianedhe një numër shumë të madh eurodeputetësh që poashtu të gjitha këto takime ia kam rregulluar unë e jo tjetërkush. Ato ditë në fotografi me Rugovën kanë dalur edhe shumë shqiptarë, por lidhje nuk pasur më viziten zyrtare. Në fund të javës Parlamenti Evropian aprovon një rezolutë në favor të Kosovës e të cilën rezolutë disa herë gjatë javës ka intervenuar Ibrahim Rugova. Pse Adan Merovci nuk e boton letrën e Ibrahim Rugovës dërguar kryetarit të Parlamentit Evropian z Baron Crespo? Kjo vizitë njëjavëshe do të mbetët historike për disa arsye: a) për herë të parë fillojnë hapat e bisedave diplomatike më Evropë, b) aprovimi i rezolutës së 4-të në favor të Kosovës, c) letra e parë dërguar kryetarit të P.Evropian. d) Konferenca e parë në botë e Ibrahim Rugovës në Bruksel ...

Image
Ftesa Rugovës derguar nga Parlamenti Evropian 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat