Rritu shpejt, si pemë me dega… 

Kultura

Rritu shpejt, si pemë me dega… 

Nga: Gezim Loka, gjyshi  Më: 15 shtator 2020 Në ora: 22:17
Rea

Ditët rendin si ngahera  

Bashkë me to rend dhe Rea 

Porsi flutur krahëshkruar 

Xixëllonja mban në duar… 

 

Çantën e librave sistemon 

Për shoqet e vogla ngazëllon 

Plot dëshirë e befasime 

E pret shkollën mbesa ime.  

 

Fantazon me sy fëmije 

Hyn në dyer diturie 

Shkon e vjen si nimfë deti 

Princesha tek gjysh Mbreti…  

 

Të pret klasa, të pret shkolla, 

Të pret libri, të pret loja,  

Rritu shpejt, si pemë me dega, 

Në çdo hap të buzqeshtë jeta…    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat