Gjithçka mban kjo tokë

Kultura

Gjithçka mban kjo tokë

Nga: Zymer Mehani Më: 16 shtator 2020 Në ora: 09:59
Zymer Mehani

I

O miq e shokë
Gjithçka mban kjo tokë:
Derra e horra
Pleshta e morra
Zvarranikë e çorra
Qyqarë e tradhtarë
T’pacipë e tru-tharë
Sprija me shumë krena
Kulçedra, hijena
E dhelpra dinake
Lakmi shtazarake
Hakubetër, shtriga
Që bëjnë punë të liga
Nuk kanë shpirt njerëzor
Gjithkah bëjnë terror
II
O miq e shokë
Pasha tokë e kokë
Gjithçka ne po shohim
E veten s’po e njohim
Gjithçka mbaka toka
Gjarprinj me shtatë koka
Ujqër e ujkonja
Mushkonja, shkërbonja
Ruana mendtë o Zot
Çfarë po shohim sot
Nuk njohin njeri
Se s’kanë dashuri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat