Aforizma nga shkrimtari italian Aprile

Kultura

Aforizma nga shkrimtari italian Aprile

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:37
Pino Aprile

Pino Aprile lindi më 1950 në Gioia del Colle, Itali. Ai është shkrimtar dhe gazetar.

Gjeni më poshtë disa thënie të tij të mençura:

Inteligjenca vepron në favor të idiotësisë dhe ushqen rritjen e saj.

Për të vrarë një njeri nuk është nevoja t’i marrësh jetën, mjafton t’i heqësh punën.

T’i kundërvihesh budallallëkut është veprim budallenjsh.

Askush nuk është aq i vendosur sa ai që nuk e di ku po shkon.

Ky popull pështyn drejt qiellit e pastaj habitet me çfarë i bie surratit.

Mënyra më e mirë për të luftuar mafien është të kulturohemi me bukurinë.

Inteligjentët ndërtuan botën, budallenjtë ia ndiejnë lezetin.

Budallai jeton, gjeniu vdes.

Çdo betejë që bëhet kundër paragjykimeve të pranuara universalisht është një betejë e humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat