Princ Leka, i dedikoj Abedin Mulosmanaj, një moment në kujtim dhe respekt të jetës dhe veprës së tij!

Kultura

Princ Leka, i dedikoj Abedin Mulosmanaj, një moment në kujtim dhe respekt të jetës dhe veprës së tij!

Nga: Beqir SINA New York Më: 18 shtator 2020 Në ora: 19:59
Abedin Mulosmanaj

TIRANË - Princ Leka, në llogarinë e tij në Facebook, në këtë 20 vjetor të ndarjes nga jeta të Abedin Mulosmanaj, shkruan se dëshironë të i dedikoj një moment në kujtim dhe respekt të jetës dhe veprës së tij!

Mes të tjerave Princi Leka shkruan “Kur Abedin ndërroi jetë më 16 shtator 2000 në New York (SHBA), ajo ëndërr ende nuk ishte realizuar, por ai u largua me qetësinë dhe bindjen se një rrugë drejt këtij realizimi ishte shtruar”, duke përfunduar se : “Ashtu si linja e gjakut të paraardhësve të tij, Abedin ishte një patriot i vërtetë shqiptar dhe zotëronte një dashuri të palëkundur për vendin, njerëzit dhe familjen.

Kujtesa dhe shpirti i Abedinit jeton kurdoherë me bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij të shtrenjtë, të cilët kanë trashëguar atdhedashurinë dhe vlerat më të larta njerëzore!"shkruan ai.

Statusi i plotë i Princ Leka “

Të nderuar miq, në këtë 20 vjetor të ndarjes nga jeta të Abedin Mulosmanaj, dua të dedikoj një moment në kujtim dhe respekt të jetës dhe veprës së tij!

Ish-Ministri i Oborrit Mbretëror, Abedin Mulosmanaj, i shërbeu Mbretërisë për më shumë se tre dekada. Lindur më 5 maj 1938 në Tropojë, ai ishte djali i Mal Shabanit, nip i Shaban Binakut dhe nip i madh i Binak Alisë. Kjo derë e madhe ka nxjerrë patriotë brez pas brezi. Abedini ka qënë Profesor në Universitetin e Prishtinës dhe mjaft aktiv në botën akademike.

Me sa duket ai ishte i destinuar për një jetë në detyrë ndaj vendit dhe Mbretit të tij dhe këtë thirrje e përmbushi duke ia kushtuar jetën përpjekjes për rikthimin e Familjes Mbretërore në Atdhe.

Kur Abedin ndërroi jetë më 16 shtator 2000 në New York (SHBA), ajo ëndërr ende nuk ishte realizuar, por ai u largua me qetësinë dhe bindjen se një rrugë drejt këtij realizimi ishte shtruar.

Ashtu si linja e gjakut të paraardhësve të tij, Abedin ishte një patriot i vërtetë shqiptar dhe zotëronte një dashuri të palëkundur për vendin, njerëzit dhe familjen.

Kujtesa dhe shpirti i Abedinit jeton kurdoherë me bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij të shtrenjtë, të cilët kanë trashëguar atdhedashurinë dhe vlerat më të larta njerëzore!

Komuna Bujan e Tropojës, ka nderuar me titullin Qytetar Nderi pas vdekjes, Abedin Mulosmanin

Ndërsa, në Tropojë, ku ai lindi 10 vite pas vdekjes, u zhvillua një ceremoni në nderim të disa prej figurave të shquara të këtij rrethi, që dhanë kontribut për pavarësinë dhe çështjen kombëtare, luftën kundër komunizmit si dhe për Kosovën.

Me këtë rast, komuna Bujan e Tropojës nderoi me titullin Qytetar Nderi pas vdekjes, Abedin Mulosmanin, një atdhetar, publicist e diplomat, ish ministër i oborrit Mbretëror në mërgim, i cili vdiq në Shtator 2010, në New York Shtetet e Bashkuara.

“ Abedin Mulosmani, vargmal i qëndresës mbretërore” - material biografik i marrë nga shkrimi i Eugen Shehut

Abedin Mulosmani,lindi më 5 maj të vitit 1938,në Fang të Bujanit,të Krasniqes.Ai do të ishte i vogël 3 vjeç, atëherë kur kullat e famshme të gjyshit të tij,do të goditeshin prej artilerisë italiane,vetëm e vetëm pse Mulosmanajt,patën marrë pjesë aktive në rrezistencën e 7 prillit duke kundërshtuar me armë në dorë pushtuesin italian.

Goditja me artileri dhe aviacion i kullave të Binak Alisë,do të thoshte se pat filluar lufta e hapur midis një grushti burrash kreshnikë dhe mijëra ushtarëve italianë.Një urdhër i komandës së lartë italiane të pushtimit,( i lëshuar në korrikun e vitit 1941) në bajnë me dije se ; “të arrestohen menjëherë dhe në rast të mos dorëzimit të pushkatohen rebelët Male Shaban Mulosmanaj dhe Zenun Ali Mulosmanaj,si organizatorë të gjakderdhjes më 7 prill 1939 “.

Meqenëse Male Mulosmani ish rreshtuar në forcat e rezistencës antikomuniste shqiptare,pasi i djegin kullën,komunistët internojnë familjen e tij,në një fshat të largët të beratit.Këtu Abedini 7 vjeçar,ndonëse në kushte tejet të vështira,duke dëgjuar këshillat e nënës së vet,do të ulej në bangat e shkollës.Bollshevikët e arësimit,edhe në shkollë,do t’i krijojnë një gjendje gati të papërballueshme “armikut të popullit”.

Por djaloshi shtatëvjeçar i mësuar të emigrojë që kur ishte 3 vjeçar,do të qëndronte kurdoherë i heshtur,ai do të mësonte abecenë e dashur,përmes shikimeve të egra të bashkëmoshtarëve të vet,të indoktrinuar prej sëmundjes kanceroze të komunizmit.

Pa i lajmëruar fare për këtë kob,bollshevikët e Tiranës,nën preteksin se Mulosmanajt mund të jenë të rrezikshëm,në Berat,i dërgojnë ata familjarisht në kështjellën e Tepelenës,në një ferr të vërtetë,të ndërtuar sipas modeleve të shpikura nga Stalini.Një tjetër kalvari të rëndë,do t’i nënshtrohej këtu Abedini,tanimë 10-11 vjeçar,ku pos leximit të librave,ku pos leximit të librave të shkollës do t’i duhej të punonte edhe disa orë në ditë për të siguruar bukën e gojës,që të mos mbetej barrë e familjes.

Në verën e vitit 1951,duke përfituar nga një leje disa ditore për të shkuar tek disa të afërm në Berat,familjet male Shaban Mulosmanit dhe Çele Shaban Mulosmanit,duke marrë parasysh edhe jetën e tyre të rrezikuar,i drejtohen kufirit me Jugosllavinë dhe pas dy tri ditësh vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha,arrinë të lanë mbas shpinë ferrin  shqiptaro-bollshevik.

Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë,janë ende sot,një sërë shkresash të titullarëve bolshevikë të asaj kohe,dërguar UDB-së jugosllave për ekstradimin e Mulosmanajve.Por fati i shpëtoi këtë radhë burrat dhe djemtë e Krasniqes.

Pala jugosllave,për shkëmbimin  e tyre,ka pas kërkuar disa prej bashkëpuntorëve të vet,të cilët ishin vrarë në birucat e hetuesisë shqiptare,këtu dhe mjerimi i Mulosmanajve mori fund.

Pas disa muajsh të marrjes së mësimeve plotsuese,Abedin Mulosmani,në vitin 1952,rregjistrohet në gjimnazin e lartë të Gjakovës.

Mbiemri i tij në Gjakovë e rrethina,thirrej tanimë me respekt të madh nga mësuesit dhe nxënësit.Ky fakt e detyronte Abedinin të mësojë pa u ndalur dhe me vullnet të jashtëzakonshëm.Në verën e vitit 1958,dëftesa e notave të Abedin Mulosmanit do të dallohej ndër gjithë gjimanzistët e Gjakovës,sa për nota të larta aq edhe për sjellje shembullore në shkollë e jashtë saj.

Në vitet 1960-1963,Abedini punoi si arsimtar në Istog të Pejës.

Në tri këto vite,ai do të lidhej me nxënësit e vet,më parë se me udhët e dijes,me ato shfaqje të mrrekullueshme të shqiptarizmës së tij.Dikur,ndërsa thirrej nga utoritetet serbe dhe i hiqej vërejtja,pse shumë po përmend historitë e motit të shqiptarëve,ai i përgjigjej se ajo ish histori e tyre dhe askush s’kish të drejtë t’ua mohonte.Ngase mabnte një qëndrim të tillë,për 4 vjet me radhë,nga institucionet arsimore të Beogradit,do t’i mohoej birit të Krasniqes,vazhdimi i fakultetit.

Vetëm në vitin 1965,me ndërhyrjen e disa prej personaliteteve shqiptare të arësimit,në Prishtinë,Abedin Mulosmanit,iu lejua,vazhdimi i Univeristetit në Fakultetin Ekonomik.Edhe këtu,në dy vitet e para,Abedini do të arrije rrezulltate tejet të larta,duke bërë që personaliteti i tij,të mëshironte po aq sa vullnetin për dije,edhe dëshirën e lume për të begatuar sa më shumë tokat e kosovës kreshnike.

Por gjithsesi,shqiptarët e ardhur nga shteti amë për arsye politike,gjendeshin kurdoherë të rrezikuar,prej dhunës psikologjike dhe fizike,serbosllavomaqedonase.Është kjo arsyeja që në vitin 1967,Organizata e Kombeve të Bashkuara,ndërmorri nismën për largimin e shumë azilantëve politikë të shteteve komuniste,e sidomos ata të ardhur nga shteti amë,drejt vendeve perëndimore.Kështu duke marrë parasysh edhe dëshirat e tyre,shteti Amerikan,hap dyert,si për shumë shqiptarë,edhe për mulosmanajt.

Në nëntorin e vitit 1967,Abedini tanimë 29 vjeçar,me një formim të plotë intelektual,përballet me metropolin perëndimorë pa iu dridhur aspak qerpiku.

Në fillim ai merret me lloj lloj punësh,për të patur mundësinë më tej,të ndjek rrugën e madhe të shqiptarizmës.Kështu në fillim të viteve 70-të,së bashku me dhjetra e dhjetra bashkëkombas të tij,nacionalist dhe mbretërorë,organizon një sërë tubimesh në Amerikë,në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve,që jetonin nën kthetrat e bolshevizmit në Shqipëri,si edhe nën dhunën  serbosllavomaqedonase në Kosovë e Maqedoninë shqiptare.

Për dy vjet me radhë 1975-1977,Abedin Mulosmani është editor i gazetës “Atdheu” që dilte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Me frymën e tij luftarake,me realizimin në përshkrimin e kohrave,me guxim në demaskimin e ideologjisë bollshevike,Abedin Mulosmani,u shndrrua në simbol të rezistencës shqiptare për liri dhe demokraci në krejt trojet etnike shqiptare.

Qartësia e mendimit dhe thirrja e hapur për t’u bashkuar në frontin kundër komunizmit,për të çprangosur bashkëatdhetarët e vet,bënë që të rritej së tepërmi autoriteti dhe respekti për birin e krasniqes,për nipin e legjendës  Binak Alisë.

Pikërisht në verën e vitit 1977,mbas disa ideve të publikuara prej tij,lidhur me periudhën e ndritur të Mbretërisë shqiptare,Abedin Mulosmani thirret në Spanjë prej NMT Leka i Parë.Do të mjaftonin aty dy vjet pune dhe veprimtarie të madhe antikomuniste dhe atdhetare,që biri i Krasniqes,të ngjitej (gusht 1979) në funksionin e Ministrit të Oborrit.

Abedin Mulosmani nuk do t’i kushtohej punës në zyrat komode.I pasur me guxim dhe energji të mëdha,në pranverën e vitit 1978,për 4 muaj me radhë,Abedini do të qëndronte në një anije të vogël ushtarake fare pranë brigjeve shqiptare,duke nisur nëpër disa thas¨üe plasmasi mijëra e mijära trakte,nëpërmjet të cilave,njoftoheshin shqiptarët se ishin formuar Këshilli Ushtarak për çlirimin e Shqipërisë Etnike,me në krye NMT Leka i Parë, dhe ku pos të tjerave,apelohej edhe kundër komunizmit enverian.

E vërteta është se shteti shqiptar i asaj kohe,vuri në lëvizje forca të mëdha të rojeve bregdetare,për të rënë në gjurmët e kësaj anijeje,por asnjë grackë nuk mund të zërë burrin e Krasniqes.Ndërsa batalione të tëra ushtarësh,në vijën bregdetare Sarandë-Borsh,çdo mëngjez si në luftë kanë pritur traktet,i kanë mbledhur dhe djegur në fshehtësi,duke u trembur nëse do të binin në duart e popullit të thjeshtë,të prangosur në shpirt prej dogmave komuniste.

Pas këtij akti,Abedin Mulosmani shkon në Spanjë dhe përgadit të tjera materiale propagandistike.

Ai ka dhënë me dhjetra intervista nëpër radio,televizione dhe gazeta evropiane,duke iu bërë thirrje kombeve të qytetëruara,që të ndërhyjnë energjikisht dhe jo të bëjnë sehir,lidhur me dhinimin e të drejtave elementare të bashkëkombasve të vet në Kosovë,Shqipëri e Maqedoninë shqiptare.

Dhe sërish në vitet e mëpastajme,ai është shfaqur në brigjet e Adriatikut, hedhur trakte në gjuhë të pastër shqipe dhe duke i bërë thirrje të hapura bashkëatdhetarëve të vet për t’u ngritur me armë në dorë kundër klikës komuniste.

Ndonëse lufta e ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit kishte ligjet e veta të hekurta,Abedin Mulosmani,nëpërmjet këtyre trakteve ( ku shpesh i rrezikohej jeta) donte të përcillte nëpër Europë,mesazhin e madh se komunizmi ishte shndrruar nga një shpresë,në një realitet të tmerrshëm për popullin e vet.

E trembur prej ringjalljes së imazheve mbretërore,klika komuniste e Tiranës,ndërmori një varg aksionesh diplomatike kundër egzistencës së Oborrit Mbretëror Shqiptar.Ishin pikërisht këto lëvizje diplomatike të Tiranës dhe Beogradit,të cilat çuan në vitin 1979,në refuzimin e qeverisë Spanjolle për rezidencën e NMT Leka i Parë,në Mdrid.

Edhe në këto momente tensioni të madh,Abedin Mulosmani nuk u përkul.Krejt besnikërisht ai përballoi diplomatikisht e fizikisht shpërnguljen e Oborrit Mbretërorë,i bindur se kjo ishte një tjetër grackë midis zbulimeve lindore,për të mbajtur peng NMT Leka i Parë,si edhe krejt lavdinë mbretërore shqiptare.Ai ishte plotësisht i bindur se me largimin e Oborrit tonë Mbretërorë nga Spanja,kërkohej t’i jepej një goditje e fortë veprimtarisë nacionaliste shqiptare,por koha që rodhi më pas vërtetoi të kundërtën.

Me t’u instaluar në Afrikën e Jugut,Ministri i Oborrit Mbretërorë,Abedin Mulosmani,nuk vonoi të shkëmbejë informacione ide dhe protesta me familje të tjera mbretërore,duke kërkuar ndihmën e këtyre të fundit,lidhur me përpjekjet diplomatike dhe propagandistike kundër qeverisë Spanjolle.

Duhet të them se ende ajo masë ekstreme e marrë prej Madridit,mbetet ende njollë e zezë e vetë mbretërisë spanjolle, ka thënë Abedin Mulosmani.

Vitet 80 të shekullit që lamë pas.,mbeten vite intensive të Abedin Mulosmanit,sa në rrafsh të veprimeve propagandistike kundër komunizmit në Shqipëri,aq edhe ate diplomatik për të zbuluar dhunën e egër fizike nda Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.

Natyrisht përmbysja e regjimit totalitar,në shtetin amë,në marsin e vitit 1992,do të përcillej përmes emocionesh të mëdha edhe në Oborrin Mbretëror,në Afrikën e Jugut.Qindra telegrame urimi mbërritën ato ditë prej besnikëve të monarkisë nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia shqiptare,Franca, Belgjika dhe Amerika,duke i kujtuar NMT Leka i Parë,se rrugët për në atdheun e tij të dashur ishin hapur përgjithmonë.

Gjatë viteve 1992-1993,Abedin Mulosmani u ndodh përballë problemeve të mëdha,për të sjellë në Shqipëri,Mbretin e ri,duke anashkaluar me urtësi dhe pjekuri një varg mentalitetesh shqiptare të indoktrinuara prej diktaturës pesë deceniesh.

Në,një prej prononcimeve të tij,në prillin e vitit 1997,në Tiranë, kur Agjencia Telegrafike Shqiptare,iu drejtua burrit të Krasniqes,të fliste diçka për 7 prillin e vitit 1939,pos të tjerave,në këtë fjalë,Abedin Mulosmani do të kumtonte :

“Më 6 prill 1939,Italia fashiste kishte paraqitur kërkesat ultimative për nënshtrimin pa luftë të Shqipërisë.Zugu i Parë dhe qeveria shqiptare,përpara këtij ultimatumi të shemtuar të një shteti aleat,kishte dy rrugë : pranimin e ultimatumit dhe deklarimin e luftës kundër pushtuesit.Ai thirri Parlamentin,i parqiti qëndrimin e tij kundër këtij ultimatumi,gjë që parlamenti e miratoi njëzëri dhe kështu zgjodhën rrugën e nderit,që nuk mund të shmangte disfatën,mirëpo,shpëtonte nderin dhe krenarinë kombëtare”. ( Nga  fjala e  z.Abedin  Mulosmani i  dhënë  ATSH,  dt, 6 prill 1997 ).

Në turrin e madh veri jug,që NMT Leka i Parë,organizoi në pranverën e vitit 1997,shkëlqeu veç të tjerave,fjala dhe mendimi i pjekur i Ministrit të Oborrit Mbretërorë,Abedin Mulosmani.

Kryemotivi i ligjërimeve të tij,nga Delvina në Koplik,nga Zerqani në Himarë,ishin fjalët paqë,bashkim,vllazërim.

Rrebeshet e duartrokitjeve nuk do të pushonin sigurisht,kur në fund të çdo ligjerate,ai do të përmendete me veneracion lirinë e krejt trevave etnike shqiptare.Mendimi i tij për Shqipërinë Etnike,jo vetëm nuk do të zbehej,por gjithmonë e më shumë do të ndrinte nëpër çdo situatë.Në çdo moment,kur evokonte të kaluarën e familjes mbretërore.

Abedin Mulosmani,në mënyrë të qartë,u kujtonte bashkëbiseduesve të vet,se lëvizja lineare e kohës,jo vetëm që nuk e zbehte shkëlqimin e Monarkisë Shqiptare,por përkundrazi ftonte rilindjen e asaj epoke të madhe në historinë tonë.E shoh të udhës,të nënvizojë këtë shkrim,dy tri pasazhe të fjalës së Ministrit të Oborrit mbretëror,në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretit Zogu i Parë.

Hallet,vështirësitë e jetës,veprimtaria e përditshme intensive,do ta lodhnin zemrën bujare të Abedin Mulosmanit.Por për turp të historisë,ate do ta lodhte së tepërmi edhe një vendim i organeve gjyqësore shqiptare ( në duart e bollshevikëve të rinj shqiptarë) të cilët duke ecur në gjurmët e etërve,nëpërmjet një gjyqi farsë, e dënojnë në mungesë Ministrin e Oborrit Mbretëror Shqiptar,për kinse pjesmarrje në kryengritje të armatosur.

Birin e kullës së famshme të Binak Alisë,të asaj kulle që u kriste ksulën shkijeve,që e rrethuan e dogjën turqit,që e bombarduan italianët,që i vunë dinamitit komunistët e Tiranës ,tanimë e kërkojnë ta prangosin,eurosocialistët,bashkëkombas të vet./Ky material biografik është marrë nga shkrimi I Eugen Shehu, “ Abedin Mulosmani, vargmal i qëndresës mbretërore”.

 

Dy fjalë për një Burrë të rrallë – Abedinë Malë Mulosmanaj

(Poezi nga Ramiz Lushaj)

Linde në pranverë e ike në vjeshtë,

O Abedin Mulosmani zemërprush,

Tanë jetën në luftë me sllavë e grekë,

Tuj u përballë edhe me dimnin e kuq…

Nga Dera e Binak Alisë, je një nga malet epike,

Ti nipi i trimit të rrallë, Shaban Binakit,

Ndrite tanë jetën për Shqipninë Etnike,

Ti djalë epokal i trungut të Malë Shabanit.

Në atë trup të hollë e të fismë,

Me i pasë burri tana ato mend’,

Po ka kuj i get ky lis bjeshke,

Stërgjyshit Binak Alia në kuvend.

Me nëndetëse me pre kabllin telefonik…,

Me avion me lëshue trakte në tokë…,

Po ka kuj i get ky hero i heshtun,

Stërgjyshit Mic Sokoli mbi top.

Italianët ta gjuejtën trollin në Fang,

Po t’i u ngrite lart porsi një kullë…

T’u vërsul komunizmi tanë jetën,

Po kurrë nuk iu tute, nuk iu bane urë…

Ti për Shqipërinë Etnike ndizeshe flakë:

Me penë e gisht, në politikë e diplomaci,

Ty, o Burrë i besës, nga Mbreti Lekë ,

Të ndau vetëm 16 shtatori i vitit 2000…

Bjeshkët e Bardha e kanë ndalë dimnin,

Valbona e kaltër e ka ndalë vrapin,

Po trokon në histori Abedin Mulosmani

E këtij bajraku po donë me ia ndie hapin…

Tiranë, 8 shtator 2011

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat