Fjalëartë

Kultura

Fjalëartë

Nga: Vjollca Aliu Më: 20 shtator 2020 Në ora: 21:54
Vjollca Aliu

Në çdo fjalë të bukur që flas a shkruaj
Brenda saj je TI
Në çdo hap timin drejt sukseseve
Fuqi më jep si me magji.

Në çdo rreze dielli të gjej
Në kristalet e shpellave thesar
Zëri yt më ndjek pas
Dhe në thellësinë e minierës me ar.

Si vala e detit ndjenjat m'i rrëmben
Buzëqeshja jote e ëmbël melodi
Si kokrrat e grurit në arë
Fjalët e tua varg në timen poezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat