Zonja me taka të kuqe

Kultura

Zonja me taka të kuqe

Nga: Remzi Limani Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:31
Remzi Limani

Çfarë të themi sot, për të nxjerr një të nerërme të buzëqeshur në fytyrë njeriu të lënë? Që të thuhet e duhura, duhet larë një lumë fjalësh dhe të shtrydhen deri në pikën e fundit. Pra, është e nevojshme të shtrydhet pika e fundit e së keqës, në mënyrë që të vazhdojmë me pikëpamjet tjera për jetën dhe dashurinë, të një historie të re me aromë lulesh rreth nesh.

Por si? Si të vizatohen linjat e reja të një fytyre të re krejtësisht të pafajshme?

Ku ta gjejmë një model njeriu që s'ka frikë nga e vërteta dhe fillon të prodhojë dashuri të pastër për njeriun. Prandaj, mos të rritemi shpejt dhe t'i fshimë pamjet e një fëmijërie të lumtur. Sa më shumë që të rriteni, aq më shumë do të zhvishemi nga fëmijëria e një kohe kur ndiheshim mbretër. Ndaj, nëse rritemi shpejt, ne i shlyejmë të gjitha fluturimet tona duke u shndërruar në njerëz bonjakë, gjithnjë mbetur rrugëve në kërkim të buzëqeshjeve të humbura dhe dashurive të ndryra brenda nesh.

Nga një skenë filmi e prerë, më doli një foto vasheje me gërshet.

Mbi fytyrë të pashme një mikja ime, pa dashjen e saj mbante të varura dy fragmente floku të lëshuar idhshëm. Skena shfaqte një udhë të nisur ku me ditë se ku, pa e ditur se në cilën kahe do të frynte era...? Mikja ime udhazi zgjati dorën tek kafazi i papagallit të saj dhe në të shkuar ia lëshoi ca kokrra grurë nga toka e saj e përgjakur dhe, nuk e di përse e zura atë pamje udhe të nisur. Mbase më dilnin dy shfaqje, nisja dhe kthimi i saj.

Nuk e di, ndoshta ishte nisur diku pa dëshirën e saj? Nuk e di, në dorë kishte një valigje me faqe të shlyera boje dhe mbi trupin e saj mbante një pardesy shiu..Po, po. Pa dyshim. Pa dyshim ishte nisur për diku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat