Këngë për Fehmi Lladrovcin

Kultura

Këngë për Fehmi Lladrovcin

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:23
Fehmi e Xhevë Lladrovci

N'atë Kosovë kreshnike
që kurrë s ' u përkul ,
u lind e u rrit Fehmiu
me shtatin si flamur.

Historinë e kombit
e mësoi n'odë burrash
si mbrohet athdheu
me gjokse t'forcuar
sikur mure kullash.

Rininë e burrërinë
e çoi me gisht n'çark,
siç i ka hije trimit,
te shkau te marrë hak.

Kahdo që shkoi
Fëmiu në perëndim
thërrishte:" t'gjithë në luftë
se kush s'na e sjellë lirinë".

Liria s'është pjatë
që çitet në sofër,
kullat t'i shndërrojmë n'zjarre
me oda e me votër.

Malet si përherë
sot t'i bëjmë kështjella,
veç të bashkuar
për në vjen pranvera.

Kur shpërtheu gjelbërimi
në fusha e në male
me pushkën e parë
Fahmiu bashkë me Xhevën
n'Ushtrinë Clirimtare.

Si në fushëbetja,
ashtu n'istikame
përkrah komandantit
luftoi nusja dardane.

Siç e kanë dhënë besën
e bënë edhe luftën,
në placë armikut.
ia kanë shti tutën.

Për liri t'Kosovës
Fehmiu me gjithë nuse
me gjakun e tyre
u bënë lulkuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat