Erë vjeshte

Kultura

Erë vjeshte

Nga: Kadri Tarelli Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:45
Ilustrim

-Ç’ke kështu moj er’ e vjeshtës?

Nga ke dalë, pse je nxehur?

-Që pa gdhirë, shëtis vreshtës,

Dashuria më mban dehur.

 

Tundesh shkundesh, ledhatohesh,

Përmbi valë, si frymë jete.

Po të pres kur ti të zgjohesh

Dhe puthjet t’i kem për vete.

 

Gjeth i zverdhur dimrin ndjell,

Ftohtë, shi, rënkon mërzia.

Vjeshta vitet i përcjell,

Ngroht i mban veç dashuria.

Durrës. Vjeshta e parë. 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat