Jashtë Shqipërie Shqipëria nuk shahet!

Kultura

Jashtë Shqipërie Shqipëria nuk shahet!

Nga: Ilir Kadia Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:26
Skender Luarasi

Skënder Luarasi dhe Ahmet Zogu! 

“Sapo mori vesh që bashkudhëtari i tij ishte shqiptar, italiani (le ta quajmë Mario), filloi të tallet e të fyejë Mbretin Zog.

Skënder Luarasi, një nga kundërshtarët më të njohur të mbretit Zog në Shqipëri, ngriti veshët. Udhëtonin nga Bari në Romë dhe kishin për të bërë nja dhjetë orë të mira rrugë. I duhej të ishte i kujdesshëm me Marion, por nuk duroi kur ai lëshoi gojën dhe e quajti Zogun, Mbretin e Shqiptarëve, të shëmtuar.

Jo, nuk duroi!U çua në këmbë dhe për pak i vuri duart në fyt Marios duke ju hakërryer: ‘Kë shan ti mor mut! Mbretin tonë?! Por, e ke parë more sa i bukur! I gjatë e i drejte si selvi, dhe atë Viktor Emanuelin tuaj, e përdor për lugë këpucësh po të dojë! Po sa gjuhe flet Mbreti Ynë, i juaji nuk di fjalë në italisht more qyq! Por, ai është njeriu im mor edepsëz!”

Ilir Omari, nga Omarët e Gjirokastrës, ma ka treguar këtë ngjarje në fillim të 1991-ishit. E mbaj mend si tani! Madje, po, më tha se profesori i tij, përkthyesi më i mire i anglishtes, Skender Luarasi, kishte bërë edhe burg prej Zogut, para kësaj ngjarje.

Jashtë Shqipërie Shqipëria nuk shahet! Ky është morali! Dhe unë jam në një mendje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat