Shtigjet jetësore të profesorit, shkrimtarit, studiuesit dhe politikanit Isak Ahmeti

Kultura

Shtigjet jetësore të profesorit, shkrimtarit, studiuesit dhe politikanit Isak Ahmeti

Nga: Marjan Sopi Më: 23 shtator 2020 Në ora: 21:46
Isak Ahmeti

Isak Ahmeti, sipas vlerësimeve të përgjithshme, përfaqëson profilin e intelektualit modern, i pajisur me kulturë kombëtare dhe evropiane.

Emri i tij, siç dihet tashmë, është i njohur në shumë fusha, jo vetëm si profesor shumëvjeçar, në Gjimnazin e Vitisë, në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave në ç'drejtim ka dhënë një kontribut të pakrahasueshëm, në fushën e letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare, por edhe si luftëtar i kauzës shqiptare të Kosovës gjatë viteve '70-ta e të 80-ta të shek. të kaluar e më pas. Me emrin e tij lidhet edhe një lulëzim i hovshëm ekonomik në Komunën e Vitisë sidomos gjatë kohës kur ai ishte kryetar i Komunës gjatë viteve 1988-1989 dhe delegat i Kosovës në Kuvendin e Serbisë, kur guximshëm dhe dinjitetshëm, publikisht dhe institucionalisht, ka mbrojur kauzën shqiptare të Kosovës. Ai publikisht iu ka kundërvënë politikës serbomadhe edhe në lidhje me ndryshimet kushtetuese për çka edhe është ndëshkuar, në mënyrën më të egër, nga pushteti serbosllav. Paraqitjet e tij publike edhe në Viti edhe në Prishtinë edhe në Beograd kundër politikës serbomadhe, në lidhje me Kosovën, kanë qenë burim frymëzimi për protestat dhe demostratat dinjitoze gjatë viteve 1988-1989. Dhe mu për shkak të gjithë kësaj, pushteti serbosllav e ka vëzhguar vazhdimisht, e ka marrë në pyetje shumë herë, e ka bastisë, e ka larguar nga puna, me ligje diskriminuese ia ka marrë edhe banesën duke e lënë në rrugë bashkë me bashkudhëtaren e jetës, Sofijen (e l . Stepani nga Binça) dhe me katër fëmijët si engjuj (Drita, Dritoni, Merita dhe Meritoni), etj.

Në vendimin e Serbisë të dt.11.o4.1989, nr.06.233, për largimin e Isak Ahmetit nga funksionet shoqërore-politike, ndër të tjera, thuhet edhe kjo:

"Isak Ahmeti mban përgjegjësi sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë, publikisht dhe energjikisht iu ka kundërvënë politikës së Serbisë, organeve të Komunës, Krahinës, Republikës dhe LKJ-së në lidhje me gjendjen e rëndë në Kosovë... Në paraqitjet e tij publike, veçanërisht gjatë ndryshimeve kushtetuese, ai ka frymëzuar shqiptarët e Kosovës për demostrata masovike kundër Serbisë, ka penguar vënjen e masave të dhunshme në Vinex, ka marrë në mbrojtje dhe ka penguar shkarkimin e drejtorit të Vinexit, Ramadan Hasanin, etj.

Në vendimin në fjalë të Serbisë, Isak Ahmeti është cilësuar dhe vlerësuar edhe si ideolog dhe inspirator i demostratave të vitit 1988 - 1989 etj. Ndërkaq shtypi serb i Beogradit dhe gazeta " Jedinstvo" e Prishtinës, e dt. 29 - 30 korrik 1989 fq. 5 shkruante: Isak Ahmeti iu ka kundërvënë publikisht vlerësimeve të Serbisë duke thënë se me vlerësimet dhe qëndrimet e tilla, Serbia po tenton ta shndërrojë Kosovën në Liban. Ndërkaq te "Novosti" i Beogradit, dt. 21 korrik 1990 shkruante kështu: "Programin e ALTERNATIVËS po e zbaton Refik Ahmeti, Kryetari i Komunës, në bashkëpunim me Isak Ahmetin, ish kryetar i Komunës së Vitisë, i cili është shkarkuar për shkak të veprimeve separatiste!

Shkrime të tilla e të ngjashme kundër Isak Ahmetit dhe kuadrove shqiptare kishte plot në shtypin serb të asaj kohe dhe më vonë...

Për të gjitha këto e të tjera, këto ditë shtatori (2020), për një edicion të veçantë, zhvilluam këtë intervistë të cilën po e japim në vijim.

Marjan S. Sopi: Për fillim, profesor, për të qenë më afër lexuesve, do të kishte qenë me interes të veçantë që ta jepni një prezantim të rrugës suaj jetësore dhe krijuese?

AHMETI: Jam biri i Marisë dhe Gjergjit, i lindur në Stubëll të Epërme, Komuna e Vitisë. Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje, në Viti dhe Zhegër bashkë me Ndue, Lush dhe Gjergj Gjergjin etj., emrat e të cilëve tashmë janë shumë të njohur jo vetëm për opinionin tonë. Pas studimeve klasike në Kolegjin prestigjioz të Jezuitëve në Dubrovnik, përkatësisht pas maturës në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan kam ndjekur studimet për filozofi dhe teologji në Split (Kroaci). Më pas jam lauruar, me sukses të shkëlqyeshën, në Fakultetin Filozofik, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës, duke marrë titullin: Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në ndërkohë kam realizuar edhe qëndrime specializuese në qendra të ndryshme të Europës.

Përveç si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe i Gjuhës latine, për afro tri dekada, në Gjimnazin e Vitisë, jam marrë edhe me krijimtari letrare, që nga vitet e 70-ta (shek. i kaluar) e deri me sot dhe kam të botuara këto vepra :

1. Gallatea, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1972,

2. Uratë zbulimi, poezi, Ril. Prishtinë, 1976,

3. Kushtimebesë, poezi, Ril.Prishtinë, 1983,

4. Dritë e përjetësuar, poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2019,

5. Njeri i kohës sime, poezi të Salvatore Quasimidos, Ril. Prishtinë, 1979,

6. Qumështi i zi i agimit, Lirikë e re gjermane, Ril. Prishtinë , 1988,

7. Kleri Katolik Shqiptar dhe Letëesia, ShB "Drita" – Ferizaj – Bergamo (Italy), 1994,

8. Kosova, monografi, cenzor Imzot Nikë Prela, Prishtinë, 1996,

9. Bibla në Letërsinë Shqiptare, Ril. Prishtinë, 1999,

10. Letërsia Kishtare dhe Filozofia e saj, Illyricum Sacrum, Prishtinë, 2000,

11. Weise Zeit (Kohë e bardhë) , poezi e përzgjedhur gjermanisht - shqip, botoi "Shtjefën Gjeçovi", Zym - Has, 2000,

12. Kur'ani në Letërsinë Shqiptare, botim ekektronik, Shkoder. net Fjala e Lirë, 2006,

13. Mëvetësi e studimit dhe krijimit të letërsisë, Qasje disa veprave të Anton Nikë Berishës, ShB "Faik Konica", Prishtinë, 2014 dhe

14.Vepra vlerash të mëdha poetike,

Qasje disa veprave të Anton Nikë Berishës, Faik Konica, Prishtinë, 2018.

Përveç këtyre veprave, kam botuar gjithashtu nëpër revista letrare dhe shkencore si dhe nëpër portale (në Prishtinë, në Shkup, në Zagreb, në Sarajevë, në Shkodër, në Tiranë, në SHBA, etj. mbi 300 njësi bibliografike (artikuj, kritikë letrare, vështrime, reçensione dhe studime nga fusha e letërsisë, filozofisë dhe kulturës. Kam dhjetra vepra në dsh.

Si shkrimtar jam përfaqësuar në shumë publikime të rëndësishme.

--------------------------------------------------

Mehmetali Rexhepi për profilin njerëzor dhe etik të Isak Ahmetit

Në çfarë prizmi mund ta paraqesim profilin njerëzor dhe etik të Isak Ahmetit - pyet poeti dhe studiuesi Mehmetali Rexhepi dhe përgjigjet:

Ai është prore i këndshëm për të komunikuar , për të shkëmbyer pikëpamje me miq, studiues, dashamirë të kulturës e të librit, edhe me nivele të ndryshme njerëzish, pa imponuar qëndrime e pikëpamje… Ta ka ëndja t'i shkëmbesh pikëvështrimet për çështje të ndryshme, madje dhe atëherë kur lakoret e pikëpamjeve nuk bashkohen në një cak. Duke qenë njohës i filozofisë biblike, me lejohet të pohoj pa modesti se Profesor Isaku arrin të prek mendësi e kode të hershme kishtare, ku vegjetonin variante gjuhësore e kulturore të ilirishtes pararëndëse e shqipes. Mosha e tretë e ka bërë të veten, por Prof. Isaku nuk është luhatur në asnjë pikëpamje: as njerëzore, as shpirtërore, as atdhetare.

------------------------------------------------------------------

Marjan S. Sopi: Si shkrimtar jeni përfaqësuar në shumë publikime të rëndësishme. Çfarë mund të na thoni për këtë?

Isak AHMETI: Si shkrimtar unë jam përfaqësuar në shumë publikime të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Kështu p.sh. jam përfaqësuar në:

1. Kisa u jednoj legendi, Prosvet, Beograd, 1972,

2. Regen in einer Legende, ( libri i parë i poezisë shqipe nga Kosova në gjuhën gjermane), të Rudolf Grulich-ut, Heiligenhof, D, 1976,

3. Knjiga mladjih pesnika të Aleksander Petrovit (Nolit – Prosveta - Zavod za izdavanje udzbenika i nastavna sredstva, Beograd, 1978,

4. Shkrimtarët e Kosovës, të Nebil Durakut, Prishtinë, 1984,

5. Lule për Nënën, të Dr. Dom Lush Gjergjit, Drita – Ferizaj - KS, Zagreb, 1985,

6. Madre Teresa, Emi, Piemme, Itali, 1987,

7. Adresar jugoslovenskih pisaca, Novi Sad, 1986,

8. Leksikoni i Shkrimtarëve Shqiptarë, 1501 - 1990, të Hasan Hasanit, Shkëndija, Prishtinë, 1990, 2003,

9. Psherëtimë për tokën, të Hysen Kqikut, ShB "Kurora", Gjilan, 2004,

10. Portrete shkrimtarësh, të Demir Behlulit, Prishtinë, 2002,

11. Letërsia shqipe për klasën e dytë të shkollave të mesme, të autorëve: Klara Kodra - Rita Filipi - Stefan Çapaliku, ShB Libri Shkollor, Prishtinë, 2012,

14. Albumi i Shkrimtarëve Shqiptarë, të Sinan Gashit, Prishtinë, 2012,

15. La Stella di Dardania irradia terra e cielo, të Engjëll Koliqit, Strigari, Itali, 2010,

16. Bibliografi e kritikës letrare shqiptare '44/74, të Isak Shemës dhe Ibrahim Rugovës, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976,

17. Letërsia Shqiptare, autorë dhe vepra, të Ymer Çirakut dhe Maksim. Gjinajt, ShB e Librit Universitar, Tiranë, 2001,

18. Fjalori Enciklopedik i Kosovës I - II, ASHAK, 2018.

Marjan S. Sopi: Në fushën e publicistikës, poezisë, studimore, eseistikës, të përkthimit etj. kontributi juaj është tejet i frytshëm dhe kualitativ. Cili është ai motivi kryesor që ju ka nxitur t'i qaseni këtyre fushave dhe të nxirrni vlera të mirëfillta, të cilat do t'u qëndrojnë kohërave?

Isak AHMETI: Vepra ime letrare në përgjithësi është motivuar kryesisht nga dashuria dhe pasioni për artin, për artin e mirëfilltë, për shkencën e mirëfilltë, jashtë kufizimeve ideologjike. Kam ecur dhe vazhdoj të eci kryesisht nëpër tri shtigje krijuese që janë:

1. poezia,

2. përkthimi dhe

3.shkenca.

Shpresoj, vlerat që i kam krijuar, duke ecur nëpër këto tri shtigje, për pesë dekada, do t' u qëndrojnë kohërave.

Në lidhje me veprën time letrare, Prof. dr. Shyqri Galica ka shkruar se krijuesin e studiuesin Isak Ahmetin do ta kujtojnë lexuesit dhe poetët, do ta nderojnë përkthyesit e dashamirët e letërsisë së huaj dhe do ta kërkojnë e do ta studjojnë shkencëtarët. Duke pasur për model krijuesit më të mirë të letërsisë sonë dhe të asaj të botës, Isak Ahmeti ka artikuluar botën e tij krijuese nëpërmjet një forme ndryshe të ligjërimit, emocione krijuese, që e shquajnë atë si një poet në kërkim, por që ka formuar dhe individualitetin e tij.[1]

Veprës time kërkimore - shkencore i janë referuar jo vetëm studiuesit tanë por edhe studiuesit e huaj si: Robert Elsie, Marilyn Kott, Oliver Jens Schmitt, Markus W. E. Peters, Tobius Puiu etj.

Marjan S. Sopi: Ka shumë kohë (afro 50 vite), që ju merreni me krijimtari letrare, po ashtu edhe punë studimore etj. por edhe me studime në fusha të ndryshme. Cila është fusha juaj më e preferuar dhe cilat janë disa nga arritjet tuaja?

Isak AHMETI: Afro pesë dekada që merrem me krijimtari letrare, po ashtu edhe me punë studimore, kryesisht në fushën e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Fusha më e preferuar për mua ka qenë dhe mbetët letërsia shqiptare dhe rrugëtimi i saj në kontekst me Biblën, e pse jo edhe në kontekst me Kur'anin dhe kulturën islame (orientale). Në këtë drejtim, shpresoj, janë arritjet e mia kryesore, arritjet e mia më të mira dhe të veçanta. Dëshmia më e mirë për këtë janë librat e mi studimorë si:

- KLERI KATOLIK SHQIPTAR DHE LETËRSIA,

- KOSOVA,

- LETËRSIA KISHTARE DHE FILOZOFIA E SAJ,

- BIBLA NË LETËRSINË SHQIPTARE,

- VEPRA VLERASH TË MËDHA POETIKE, etj.

Marjan S. Sopi: Në vitet e 90-ta, përkatësisht në vitin 1994 keni botuar studimin monografik: KLERI KATOLIK SHQIPTAR DHE LETËRSIA, çfarë mund të na thoni për këtë libër si dhe për librin: BIBLA NË LETËRSINË SHQIPTARE?

Isak AHMETI: Në vitin 1994, në kuadër të botimeve "Drita" kur ishim nën embargo, në Bergamo të Italisë është botuar libri im: Kleri Katolik Shqiptar dhe Letërsia, pjesë të të cilit më parë, me pseudonimin Shpend Shpata, i kisha botuar te "Drita"- revistë fetare - kulturore, të cilën edhe e kam lekturuar me vite të tëra, sikundër edhe shumë libra të Dom Lush Gjergjit. Ky libër imi është një studim monografik, mjaft i thelluar (në Shqipëri është vlerësuar si një abetare dhe libër prijatar pas rënies së diktaturës), i shkruar me pasion dhe përkushtim të rrallë, me dije dhe qartësi (Sarë Gjergji), është libër, siç është vlerësuar edhe nga Isak Shema dhe të tjerë, me vlerë shkencore, rizbulim dhe rivlerësim i krijimtarisë letrare të shumë autorëve të traditës letrare. Kjo vepër, si libër prijatar (Ndue Dedaj), u ka shërbyer si pikë referimi shumë studiuesve shqiptarë dhe të huaj siç janë: Alfred Çapaliku, Zef Mirdita, Markus W. Peters, Robert Elsie, Simon Pepa, Sinan Gashi, Xhavit Aliçkaj, Nuhi Ismajli etj.

Edhe libri: Bibla në letërsinë shqiptare...është mirëpritur me një interesim të madh nga lexuesit, por edhe nga studiuesit tanë dhe të huaj. Për këtë libër, studim monpgrafik, kanë shkruar: Prend Buzhala,Vehbi Miftari, Tobius Puiu, Nuhi Ismajli, Lush Gjergji, Isak Shema, Fatmir Koliqi, Shyqri Galica etj.

Vehbi Miftari, duke u marrë me vlerat shumështresore të këtij libri, ndër të tjera, shkruan: është një studim, ndër të rrallët në gjuhën shqipe, i tërësishëm për një aspekt motivor, i cili ka përshkuar krijimtarinë letrare shqiptare prej filleve të saj deri më sot.

Ndërkaq shkrimtari dhe publucisti i njohur shqiptar, Fritz Radovani( L.1940), në komentin e tij me rastin e publikimit të intervistës sime dhënë shkrimtarit dhe gazetarit Mikel Gojanit , botuar te gazeta "DIELLI " në SHBA, shkruan: " Prof. Isak Ahmeti asht i pari shkrimtar guximtar që kam njoh prej Veprave të Tij të botueme para vitit 1990. Atëherë kur Ky ka shpalos"penën" si shpata ...me thanë të vërtetën, "të tjerët" që sot mburren...vazhdonin me përgojue shkrimtarët ma të lavdishëm të Letërsisë Shqipe. E përshëndes me shumë respekt për të gjitha mendimet e Tija të çmueshme, të patjetërsueshme dhe shkencore ...".

Marjan S. Sopi: Keni botuar edhe studime tjera monografike, si "KOSOVA" (1996), "BIBLA NË LETËRSINË SHQIPTARE" (1999), "LETËRSIA KISHTARE DHE FILOZOFIA E SAJ" (2000), "KUR'ANI NË LETËRSINË SHQIPTARE" (2006).

Çfarë ngërthejnë në tematikën e tyre këta libra me interes për shkencën shqiptare?

Isak AHMETI: Këta katër libra që ju i përmendët, janë studime monografike, ku kam prekur ato fusha të artit, të letërsisë dhe kulturës sonë ku kishte mungesë studimesh të mirëfillta, aty kam trajtuar segmente të veçanta, madje tema fare të pahulmtuara dhe të pa studjuara në studimet tona historiko - letrare. Me këto katër vepra studimore, jo vetëm shpresoj por edhe besoj, të kem ofruar dhe hapur mundësi të reja në vlerësimin, rivlerësimin dhe interpretimin e letërsisë shqiptare, kufijtë e së cilës nuk i kemi te Gjon Buzuku, siç është thënë deri më tash, por te Shën Jeronimi që sivjet shënojmë 1600 - vjetorin, me temë bosht, në Akademinë Shkencore në kuadër të Takimeve të Dom Mikelit (26 shtator 2020). Kam trajtuar raportet e Letërsisë Shqipe dhe shqiptare me letërsinë dhe kulturën perëndimore, marrëdhëniet e letërsisë shqipe dhe shqiptare me këtë letërsi, ndikimet, zhvillimet e letërsisë sonë në rrjedhat e kohës. Kështu këto vepra, sipas një vlerësimi të përgjithshëm, paraqesin një kontribut të çmueshëm jo vetëm në studimet krahasimtare të letërsisë sonë. Me këto vepra, sipas vlerësimeve të përgjthshme të deritashme unë, jo rrallë, jam tej kufijve të studimeve tona të deritashme. Vlerat dhe cilësitë e shumta që ngërthejnë ato, gjuha e përzgjedhur, toni ngacmues, nxitës dhe polemizues e mbi të gjitha gjuha argumentuese (Nuhi Ismajli), janë disa nga veçoritë që i karakterizojnë këto vepra (Sarë Gjergji). Në vazhdën e këtyre veprave janë edhe dy veprat e mia studimore si:

1.MËVETËSI E STUDIMIT DHE KRIJIMIT

TË LETËRSISË (2014) dhe

2.VEPRA VLERASH TË MËDHA POETIKE (2018), qasje veprave të Anton Nikë Berishës, një figurë poliedrike në letrat shqipe.

Marjan S. Sopi: Ju lëroni edhe kritikën letrare. Cili është kontributi juaj në këtë fushëveprimtari të letërsisë shqipe?

Isak AHMETI: Jam marrë dhe vazhdoj të merrem edhe me kritikë letrare. Madje sa për informim të lexuesve e përsëris për herë të dytë, publilisht, se që nga vitet e '70-ta (shek .i kaluar) pata bërë gati për botim librin me kritika letrare me titull:

SHËNIME LETRARE,

të cilin (sipas propozimit tim ) e pat recensuar Dr.Ibrahim Rugova. Mendimi dhe vlerësimi i tij për këtë libër ishte pozitiv dhe pat propozuar botimin e tij. Mirëpo Redaksia e botimeve të Rilindjes, përkatësisht klani, në krye me Sabri Hamitin, ishte shkaktari kryesor që ky libër mos të shkonte në botim të Rilindjes. Klanet atëbotë ishin të forta, kishin ndikim vendimtar në politikën redaktuese dhe botuese. Ishin të frikësuar se unë po e merrja primatin, jo vetëm si përkthyesi më i njohur dhe më i afirmuar, n'ato vite, nga gjuha gjermane, italiane, spanjolle dhe latine, në Kosovë dhe më gjerë, por edhe në fushën e kritikës letrare dhe eseistike. Kritika ime letrare me shifrën "bomba" kishte zënë (fituar) çmimin e parë në konkursin letrar të "Zërit të rinisë" në qershor të vitit 1973. Këtë e kishte konfirmuar publikisht dhe zyrtarisht Redaksia e atëhershme e Zërit. Dhe i gëzuar tej mase për këtë lajm, unë, para se të nisesha për Shqipëri (në mënyrë të organizuar) pata shkuar në Redaksi me kopjen e tretë me shifrën "bomba" për ta vërtetuar autorësinë time.[2] Dhe kur u ktheva nga Shqipëria marr lajmin se është shpallur gabimisht rezultati i konkurst dhe se nuk isha unë fitues i çmimit të parë por Sabri Hamiti (?), ky që tashmë njihet edhe si kompilator dhe plagjiator i klasit të parë, për çka flet dhe dëshmon më se miri libri studimor "Hamitologjia" i Sali Bytyqit. Lojëra të këtilla, të poshtra, të fëlliqura kundër meje, dhe jo vetëm kundër meje, ka pasur më bollëk edhe në ato vite, fatkeqësisht, por nuk kanë arritur të më ndalin dhe kam arritur, ndonëse me shumë sakrifica e përpjekje titanike, aty ku jam sot dhe ndjehem shumë i fortë, krenar dhe i lumtur edhe për faktin se unë, dhe jo Sabri Hamit, isha atëbotë i vetmi dhe i pari në Kosovë që njihja gjuhët e huaja. Madje unë isha i pari që atëbotë ia prezentova opinionit shqiptar në Jugosllavi poezinë bashkëkohore italiane, gjermane dhe spanjolle, unë shkrova dhe botova edhe artikullin famoz: PRIRJET E KRITIKËS LETRARE NË SHQIPËRI (14 prill 1984) që ishte si një bombë n 'ato vite kur edhe në Kosovë,

një numër i madh i autorëve kosovarë, ndër ta edhe Sabri Hamiti, jo vetëm që glorifikonin soc - realizmin por edhe shkruanin nën ndikimin e soc - realizmit shqiptar!...

Marjan S. Sopi: Ju merreni edhe me poezi , cila është bota e preokupimeve që frymëzon shpirtin tuaj poetik, ç'motive ngërthehen në vargun tuaj poetik? Vlerësimet e kritikës letrare për veprat tuaja poetike?

Isak AHMETI: Deri më tash, siç dihet tashmë, veç tjerash, kam botuar edhe katër libra me poezi:

1. Gallatea (1972),

2. Uratë zbulimi (1976),

3. Kushtimebesë (1983) dhe

4. Dritë e përjetësuar (2019).

Poezia ime, e përfshirë në këta katër libra, e për të cilën kanë shkruar, në mënyrë afirmative, shumë autorë si: Mensur Arifi, Ali Aliu, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Teki Dervishi, Emin Kabashi, Mazllum Saneja, Gjergj Gega, Rudolf Grulich, Sreten Perovic, Aleksander Petrov, Engjëll Sedaj, Ramadan Musliu, Andon Caci, Skënder Zogaj, Resul Shabani, Hyqmet B. Hasko, Mehmet Kraja, Ismet Rashiti, Mehmetali Rexhepi etj., ngërthen në vete motive dhe tema nga më të ndryshmet. Kjo nuk është vetëm shprehje e botës sime të brendshme, por edhe një formë e veçantë e komunikimit dhe e shprehjes artistike; nuk është vetëm shprehje e ndjenjave dhe mendimeve të një filizofie të caktusr për jetën, por, për më tepër, është nxitje dhe frymëzim për një art poetik modern dhe postmodern konform me tendencat më të reja të poezisë moderne italiane dhe gjermane, që përfaqësoheshin atëbotë nga Salvatore Quasimodo, Giuseppe Ungaretti, Umberto Saba, Paul Celani, Erich Fried, Helmut Heissenbütttel, Ingeborg Bachmann, Hans Magnus Enzensberger, Herman Jandl, etj.etj., të cilët edhe i kam përkthyer në shqip. Kështu poezia ime është një kulturë tjetër komunikimi në krahasim më atë që shkruhej n'ato vite në Kosovë dhe Shqipëri dhe së fundmi kërkesë për një jetë dhe poezi ndryshe, më të avancuar, për një botë (amë) në komunikim - bashkëjetesë në e me arealin kulturor të Evropës Perëndimore.[3]

Po theksoj këtu se tek libri im më i ri me poezi: DRITË E PËRJETËSUAR, siç është vlerësuar edhe nga kritika letrare (Anton Nikë Berisha, Mazllum Saneja, Lush Gjergji, Mehmetali Rexhepi etj.) kemi një mënyrë të veçantë shkrimi, ndryshe në krahasim me tre librat e parë poetikë; këtu kemi një sërë përbërësish shpirtëror, ekzistencial, etik, filozofik dhe estetik. Tek ky libër, i shkruar nën ndikimin e Biblës dhe të filozofisë shënagustiniane, për mua ka qenë primare dhe jetike depërtimi me thjeshësi në thellësitë filozofike - teologjike. Kam shprehur këtu, siç e ka vlerësuar poeti dhe studiuesi Mehmetali Rexhepi, përsiatje, variacione për dhe rreth lajtmotivit të Tej-hapësirës dhe të Tej-kohës, simbolin e të Gjithë-dijshmit, të Gjithë-mëshirshmit, burimin e jetës, të vërtetës, të ngazëllimit dhe të lumturisë.

Për më tepër, kur Isak Ahmeti shijonte modernën evropiane, të tjerët shijonin soc – realizmin (Mehmetali Rexhepi).

Marjan S. Sopi: Në rrugën tuaj jetësore , krahas punës si profesor shumëvjeçar në Gjimnazin e Vitisë, krahas krijimtarisë letrare shumë të pasur , zhanresh të ndryshme , ju keni kryer dhe ushtruar gjithashtu edhe detyra dhe funksione shoqëroro-politike të ndryshme , shumë të rëndësishme.

Çfarë mund të na thuani për këtë?

Isak AHMETI: Gjatë rrugës sime jetësore, përveç si profesor shumëvjeçar në Gjimnazin e Vitisë (ku isha edhe shef i ndërrimit dhe për dy mandate edhe kryetar i Pleqësisë së shkollës), krahas krijimtarisë, mjaft të pasur, letrare, unë kam kryer dhe ushtruar edhe shumë detyra dhe funksione shoqërore - politike, mjaft të rëndësishme, në Komunën e Vitisë në ç'drejim kam dhënë një kontribut mjaft të çmueshëm dhe të gjithanshëm.

Kam kryer dhe ushtruar, me shumë sukukses, këto detyrat dhe funksione të rëndësishme shoqërore - politike:

1. Kryetar i Lidhjes të Sindikatave të Komunës së Vitisë,

2. Drejtor i parë i shkollës së Stubllës (të cilën unë, pas shumë përpjekjeve dhe sakrificave, kam arritur edhe ta pavarësoj),

3. Drejtor i ("dhunshëm”), i emruar nga Komuna, në Shkollën Fillore në Gjylekar për ta rregulluar gjendjen alarmante që ishte aty,

4. Sekretar i KK ,

5. Drejtor i Drejtoratit për Shërbime Shoqërore të Kuvendit të Komunës së Vitisë,

6. Kryetar i Komunës së Vitisë1988-1989) dhe

7. delegat i Kosovës në Kuvendin e Serbisë.

Në kohën kur unë isha në këto funksionene, të rëndësishme dhe me përgjegjësi, është ndërtuar Shkolla e re në Stubëll, është ndërtuar Fabrika"Letnica" në Letnicë dhe shtalla e dhive në Rekë, ku kanë qenë të punësuar rreth 400 veta, ( vetëm nga Stublla afro 300 veta ), është bërë asfaltimi i rrugës Rekë - Stubëll, me propozimin tim janë punësuar nëpër shkollat e Vitisë, si pedagogë, të gjithë pedagogët që ishin të diplomuar n'atë kohë, i është dhënë rëndësi e veçantë sidomos punësimit të barabart të të rinjve të disa fshatrave që ishin lënë pas dore si: Remniku, Stublla, Binça, etj. Kështu p.sh. me intervenimin tim nga Remniku ishin emruar e punësuar: Ramadan Avdiu si gjykatës e më pas edhe kryatar Gjyqi në Viti, Demush Mehmeti, si jurist, në "Vinex", Hasan Aliu, si jurist, në administratën komunale, ndërsa nga Stublla: Drane Ramaj si gjykatëse në Gjyqin komunal, ndërkaq juristët e rinjë nga Stublla ishin radhitur nëpër OP (Kristë Ramaj në OP "Pylltaria", Tadej Ramaj në OP "Gornja Morava", Kolë Ramaj në OP "Agromorava", Sebë Pera - Koliqi në OP "Letnica" në Letnicë, David L. Demaj, ing., i larguar nga Shkolla e Stubllës (drejtor ishte Gjon Ballabani), falë intervenimit tim është punësuar në OP "Vinex", ndërsa nga Binça: Fran Marku, drejtor në Stacionarin e Veterinarisë në Viti, David Dodaj, ing. në OP "Vinex", poashtu Sarë Dodaj, Shin Sopi, veterinar, poashtu nga Binça, në Stacionarin e Veterinarisë në Viti. Krejt këta janë radhitur nëpër vende pune dhe detyra me rëndësi falë intervenimit dhe angazhamit tim me qëllim të krijimit të një lloj barazie sociale. Falë angazhimit dhe intervenimit tim me qëllim të përmirësmit të strukturës nacionale, në sferën e punësimit, kanë qenë të radhitur nëpër funksione dhe detyra me rëndësi edhe kroatët si: Viktor Andrejeviqi, kryetar i LS në Kumunën e Vitisë dhe drejtor në OP "Letnica" në Letnicë, Stjepan Filiqi, sekretar i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Viti, Simon Viciq në Drejtoratin e MP në Viti, etj.

Majtas, Marjan S. SOPI, Prof. Isak AHMETI (në mes) dhe Prof. dr. Vilson MARKU

Marjan S. Sopi: Si keni arritur që, si profesor i Gjimnazit, të kaloni në strukturat komunale, fillimisht në funksionin e Kryetarit të Lidhjes të Sindikatave të Komunës së Vitisë e pastaj edhe në detyra dhe funksione shoqërore - politike të tjera të rëndësishme dhe me përgjegjësi?

Isak AHMETI: Gjatë kohës si profesor i Gjimnazit, si qytetar i Stubllës dhe BL të Letnicës kisha vërejtur shumë padrejtësi, nëpërkëmbje dhe pabarazi në shumë fusha të jetës në krahasim me shumë fshatra të tjera në Komunën e Vitisë. Isha shumë i brengosur për këtë dhe mendoja: ç'farë mund të bëj unë si intelektual (profesori i parë i kësaj BL)? Fillova t'i shkruaj letra anonime Kryesisë së Kosovës dhe Komitetit Krahinor të LK të Kosovës - kryetarit Mahmut Bakallit për lënjen pas dore, për pabarazinë dhe nëpërkëmbjen e komunitetit kroat dhe shqiptar (katolik) në BL të Letnicës në krahasim me fshatrat e tjera. Letrat që iu kisha dërguar organeve më të larta të Kosovës kishin alarmuar më se shumti Mahmut Bakallin, që ishte politikani shqiptar më i shkolluari i asaj kohe... Falë intervenimit të tij dhe të Selim Musliut - kryetar i Komunës së Vitisë, unë pata kaluar në strukturat komunale...

Marjan S. Sopi: Mahmut Bakalli në vitet e 80-ta kishte ardhur në Viti. Pse kishte ardhur në Viti dhe për çfarë kishte biseduar me strukturat e atëhershme komunale ?

Isak AHMETI: Sipas informacioneve që m' i ka dhënë Shyqeri Ismajli (atëherë referent në LS të Komunës së Vitisë), njëherit edhe proçes - mbajtës i mbledhjes ku kryetari i LKK, Mahmut Bakalli, kishte shtruar si temë diskutimi, duke u bazuar në letrat e mia, gjendjen alarmante në BL të Letnicës. Pyetja kryesore kishte qenë: Pse askush nga komuniteti i BL të Letnicës nuk është i punësuar në administratën komunale dhe në strukturat komunale? Për çudi, sipas infortmatave të proçes - mbajtësit, përgjigja e kryetarit të atëhershëm të Lidhjes Socisliste (E.O. me shkollë të mesme - përgjegjës për politkën kadrovike në Komunë) kishte qenë kjo: s' kemi njerëz të shkollua nga ajo BL, sepse krejt në kishë dhe për priftërinj!...

Aty ishte përmendur edhe emri im si kuadër potencial. Kurse njëri nga strukturat e komunës (E.O) kishte thënë: ai e ka kryer shkollën në Vatikan! Kishte ndërhyrë menjëher M. Bakall: jo në Vatikan por në Prishtinë, madje ai është i njohur si intelektual i rrallë në opinionin e gjerë, edhe në nivele të larta... Kemi shënime biogragike të sakta për të. Ai duhet të përfshihet në strukturat udhëheqëse të Komunës për shkak të aftësive dhe kualiteteve që ka... kishte rekomanduar me atë rast Mahmut Bakalli.

Marjan S. Sopi: Dhe pastaj?

Isak AHMETI: Dhe pastaj emrohëm unanimisht kryetar i Lidhjes të Sindikatave në Komunën e Vitisë, falë pikërisht intervenimit të drejtpërdrejt të Mahmut Bakallit tek strukturat udhëheqëse të Vitisë kur edhe fillon kariera ime në detyrat dhe funksionet shoqërore - politike të rëndësishme për të vazhduar deri në vitin 1989 kur, në bazë të një Vendimi të Serbisë të dt. 11.04.1989 , nr. O6. 233 largohem nga funksionet shoqërore - politike me arsyetimin se, citoj: "Isak Ahmeti mban përgjegjësi sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë, publikisht dhe energjikisht iu ka kundërvënë organeve të Komunës, të Krahinës dhe Repulikës të Serbisë si dhe LKJ-së në lidhje me gjendjen e rëndë në Kosovë...".

Marjan S. Sopi: Si karakterizohej periudha 1988 - 1989 në Komunën e Vitisë kur ishit kryetar?

Isak AHMETI: Gjatë perudhës 1988 -1989 isha kryetar i Komunës së Vitsë por edhe delegat i Kosovës në Kuvendin e Serbisë. Ishte kjo perudha më e vështirë, më sfiduese por edhe më e ndritshme në karierën time politike. Në njërën anë mbaheshin mitingjet serbe antishqiptare, jo vetëm në Komunën e Vitisë e ku kërkoheshin armë kundër shqiptarëve me parullat "dajte nam oruzje"(na jepni armët", "ubijmo siptare ( t'i vrasim shqiptarët), dhe në anën tjetër organizoheshin anëmbanë Kosovës protestat e shqiptarëve, edhe në Komunën e Vitisë, që kishin për qëllim mbrojtjen e autonomisë në bazë të Kushtetutës të vitit 1974 por edhe avansimin juridik dhe politik të Kosovës në kuadër të Federatës jugosllave. Unë si kryetar i Komunës bashkë me qytetarët, në mënyrë të organizuar dhe publikisht, kemi dalë me kërkesa legjitime për një barazi të plotë juridike dhe politike të Kosovës me njësitë e tjera federale.

Edhe në parlamentin e Serbisë, gjatë këtyre viteve, unë pata kërkuar publikisht barazi të plotë me njësitë e tjera federale. Beogradi dhe politika serbe në përgjithësi bashkë me qarqet e njohura nacionaliste serbe, edhe në Komunën e Vitisë, gjatë këtyre viteve pat inskenuar disa ekcese të rënda më qëllim të diskreditimit të kuadrave shqiptare kinse përgjegjëse për ekceset si:

- Rasti i "dhunimit" të Natashës, motër medicinale në Tërpezë,

- Dëmtimi i varreve malazeze në Gërmovë - Prerja e kryqit në Stubëll etj. Për këto dhe të tjera, serbët nga mbarë Kosova kishin organizuar një miting para Shtëpisë së kukturës në Viti ku, sipas informatave zyrtare që kisha, ishin rreth 10.000 veta. Ata aty brohoritnin parulla nacionalste kundër shqiptarëve dhe kërkonin armë...

E vërteta për këto "ekcese" ishte kjo:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat