Poeti Fadil H. Curri vjenë me vëllimin e tretë të poemës “Epoka e Mendjendriturit”

Kultura

Poeti Fadil H. Curri vjenë me vëllimin e tretë të poemës “Epoka e Mendjendriturit”

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:52
Kopertina e librit

Këto ditë ka dalur nga shtypi edhe vëllimi i tretë i poemës “EPOKA E MENDJENDRITURIT”, të autorit Fadil H. Curri, dedikim për Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin Historik të Kosovës, i cili me guximin, sakrificën, mencurinë dhe vizionin e tij, la gjurmë të pashlyera në historinë e identitetin e shtetit të Kosovës. Sipas recensentit Zymer Mehana, të gjitha këto gjurmë , poeti Fadil H.Curri i ka ravijëzuar në poemen trivëllimshe “EPOKA E MENDJENDRITURIT”, kushtuar Dr. Rugovës dhe epokës së tij.

Ndërsa autori Fadil H. Curri lidhur me këtë botim të radhës nga ai, është shprehur se të shkruash poemën “EPOKA E MENDJENDRITURIT” në tri vëllime gjer më tani , për mikun e penës, ish Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nuk ishte aspak e lehtë sepse ishte Presidenti I parë historic I zgjedhur nga vullneti I lirë I tërë popullit të Kosovës.” Natyrisht se nuk ka cmim që e paguan punën e tij të madhe krijuese edhe sa ishte në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, por edhe në rrafshin e unitetit kombëtar, e sidomos gjatë procesit të internacionalizimit të cështjes së Kosovës për “LIRI DHE PAVARËSI” nga vitet ’90 deri në vitin 1999, të mileniumit të kaluar”

Tutje sipas z. Currit, Presidenti ishte burrështetas i parë nga Kosova, i cili i hapi të gjitha dyert e kancelaireve europiane dhe botërore në kohërat më të vështira për popullin dhe vendin e tij. Këtu ai citon edhe fjalët e prof. Anton Cettës: “ Por për lexuesit e respektuar do të mjaftonin fjalët që shpesh m’i thoshte dhe m’i potenconte i ndjeri, Prof.Anton Cetta, gjatëe takimeve që i kisha me të . E profesori Anton, ndër të tjera thoshte: Presidenti Rugova është institucion u urtësisë dhe i mencurisë shqiptare, e kjo dorë e njerëzve jetojnë me heshtjen e tyre. Ata edhe në heshtje veprojnë e krijojnë. E për njerëzit që në heshtje veprojnë dhe krijojnë, historia nuk heshtë kurrë, shkruan më vonë”.

Ndër të tjera z. Curri ka theksuar se po t’i shkruajmë edhe më mijëra faqe të poemës për ish-Presidentin Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, e di se nuk do të mjaftonin. “Po e potencoj edhe një thënje të presidentit francez, Zhak Shirak, i cili pat thënë: “ Presidenti Rugova, ishte burrështetasi i parë kosovar që pas bisedës që e kisha me të, më bëri ta ndryshoj mendimin për cështjen e Kosovës dh eta mbeshtes intervenimin e NATO-s në Kosovë”

Në vëllimin e tretë të poemës është paraqitur vetëm një pjesë e ndienjave të mia, thotë në fund autori Fadil H.Curri

Në fund, kujtojmë lexuesit se Fadil H, Curri është poet dhe shkrimtar i palodhur në krijimitarinë e tij letrare. Deri më tani z. Curri ka botuar 15 libra me poezi dhe shkrime te tjera publicistike.

Image
Fadil H. Curri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat