Eulex-i

Kultura

Eulex-i

Nga: Sevdail Hyseni Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:15
Spica Metalike (Karikatura marrë nga interneti)

Kur u formua Gjykata Speciale,

Nuk e morëm të jetë kaç fatale!

 

Doli Eulex-i me afat të skaduar,

Me disa dosje mirë të orkestruar!

 

Në kohë Korone na vijnë sfidimet,

E s'bashku me to edhe provokimet!

 

E kishim mangut edhe këtë problem,

Për të na mbushur vrer edhe helm!

 

Ku ngelën Marrëveshjet ekonomike,

Të mbuluara me premtime politike?!

 

Hapen dosjet e Gjykatës Speciale,

Me afera, spektakle dhe skandale!

 

Po shkon Eulex-i thellë e më thellë,

Sikur ariu së prapëthmi në shpellë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat