Afër Bifurkacionit

Kultura

Afër Bifurkacionit

Nga: Xhelal Hoxha Më: 26 shtator 2020 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Duke ecur në natyrë afër mrekullisë së "Bifutkacionit"
i rrethuar me bukurit e saja përrallore, magjepse e mallngjyese, por pa mollë e dardha si dikur...
Një dëshirë e kahmotshme më zgjoi emocionin

Atje diku afër Plantacionit i shoqëruar gjithashtu me kanarina, sorkadhe
Herë me ecje, e herë me vrap
i rrethuar me cicërimen e ëmbël të zogjëve... dukej si natyra hidhte valle

ecja ditëve e bukura, me plot diell e me pak hije
Ecja netëve të gjata, e me ëndrrat e ëmbla, e me pak gjum vetmie...
Me shpresën, se mos ndoshta një ditë...do ta takoi "t'premtuarën, time Hyrije?!"

E duke marr thellë frymë nga ajri i pastër, ku dukej s'e vinte direkt nga Lybeteni
Ndëgjova një buri-fishkëllim të madhe, që buqiste n'Ferizaj;
Nga binaret ku kalonte treni!

"Shpreha mendimin, qëndrimin e realitetin tim t'kahmotshëm; si njeri i ri, i urtë e i sinqert
që kisha dikur, "për Hyren;" bashkë me dashurinë time,
Të bashkangjitur me dëshirën, edhe nëse kërkoj e kërkoj nuk ka dert!"

"Po sodisje e mendoja thellësisht e shpirtërisht me vehten time,
Sikundër, athua vallë; a po ia shihja fytyrën
Me thënjen dhe maksimen e vjetër; "Hamamin, bashkë me Hyren?!"

"Ku, aty te gurra e lumit dikur në afërsi, ku gurra me dashuri buron
me sinqeritet e dashuri t'madhe që kishim, për njëri-tjetrin;
Së bashku me fytyrën, E ĺanim, trupin tonë të njomë..!

"Hamami më sishte e s'dukej asgjëkundi me të njentin mur;
Ai tani më krejtësisht, ishte vjetërsuar, dhe ishte tjetërsuar; s'kishte ngelur asnjë gurë!...
Por përsëri, dhe prap"ngela burrë!"...

Ndërsa "Hyria" krejtësisht ishte zhdukur diku e dikur...
Dhe m'dukej krejt si një hije po qëndron e fshehurt si zana e malit
Dhe e mbështjellur n'lëkurë...

Ajo tani më ishte m'plakur shumë; nuk m'shëndëriste më, bukurija e sajë si dikur
Unë ende kisha po aq shumë dëshirë,në at qast isha i komplet impirë
Që s'i shëndëriste fare, si dikur, i saji nurë?!

Vetëm natyra ishte, bashkë me bukurit e saja përralore...
Ishte e dukej qartë krejt, si bletët punëtore në luadhe, lule, trëndafila,
të renditura një, nga një; me thëllënza, lejlekë, zogjë e bilbila...

Më ngjasonin mua, komplet bash ashtu si n'bilurë;
"E ngritur, qëndisur e zbukuruar; Më ngjante si dikur," n'Hyrien"
si një flutur e lartësuar, dukej bash sikur shkaba qëndisur n'flamur!"...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat