Kolonjë, shtizë flamuri 

Kultura

Kolonjë, shtizë flamuri 

Nga: Engjëllushe Sheme-Koltraka Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:38
Ilustrim

Kolonja ime në ato pllaja 

kurorë malesh maja-maja, 

me Gramozin madhështor, 

themel  qëndrese arbëror.  

 

Kolonjë plot me hijeshi, 

ballëlart në histori, 

gra trime, burra viganë, 

luftëtarë për vatanë.  

 

Në Amerikë e botën mbarë  

do të gjesh plot kolonjarë, 

në zemër mbajnë ndezur zjarrë,  

se janë trima shqiptarë.  

 

Në çdo kohë të histories, 

yje në qiell të krenarisë, 

jelekartë, plot bukuri, 

për flamurin kuq e zi. 

 

O Kolonjë me kulla guri, 

gjithmonë rri shtizë flamuri 

dhe në kohë të Anadollit 

karshillek i bëre Stambollit. 

 

Zylyftar Poda i Melesinit 

për Shqipëri rreh zemra e trimit 

Melesini kësulën prej bore 

hordhinë turkut ti ia vdore.  

 

Historitë nuk kanë të sosur 

në bedena janë murosur,  

Kolonja i çon fjalë Janinës 

karshillek i bën Athinës. 

 

Bubulina tha një fjalë: 

“Qafzesllinë, burrë kisha për ta marrë, 

të lindja me të një djalë, 

të bëhej një trim i marrë”... 

 

Një yll tjetër i këtij vendi 

është dhe Spiro Ballkameni 

i bukur plot nur e hije, 

i lëshon dritë kësaj Shqipërie. 

 

Jani Vreto Postenani, 

mendimtar i këtij vatani, 

mbete i gjallë dhe nuk vdiqe, 

me Kristoforidhin na dhe germat shqipe. 

 

Leksoviku prapë ndriu, 

me trimin Mustafa Ilmiu, 

botoi gazetën “Drita”… 

Ç’i bëtë more malazez komita! 

 

Sejfiu veprimtar i shquar, 

Kolonja kurrë s’e ka harruar… 

Diktatura e internoi, 

fisniku veten s’e lëshoi… 

 

Vithkuqi kolonjar 

ideologu i alfabetit shqiptar 

me abetaren e tij të parë  

ndezi zemrat shqiptare zjarr.  

 

Kolonjë e pushkës dhe e penës 

vend i burrërisë dhe i zemrës 

me bejte Hasan Zyko Kamberi 

mençurinë seç e shteri…  

 

Ku je Shahin Kolonja 

ty të lindi nënë zonja 

për të bashkuar të artat shkronja  

shqipes t’i buças jehona…  

 

Kolonja, vend i arsimit, 

nuk iu nënshtrove pushtimit, 

se ti rrite motrat Qirjazi, 

dy Hirushe, si zana mali. 

 

Ato ishin të bukura dheu 

shqipen nga gjiri nëna ja u ushqeu 

hapën Mësonjëtoren e parë, 

s’u trembën nga pushtuesit barbarë… 

 

Për shkollën Petro Nini Luarasi 

që ta hapte zemra i plasi 

për shkrimin shqip, siç e mësoi nëna,   

e helmoi greku, Patrikana.  

 

Për pushkë e dije lindi vatra  

Sali Butka, shqipja me flatra… 

Gani, o lule të vranë, 

Ata duar pse t’u thanë… 

Starovë u nxifsh me bojë 

s’na le trimin që të rrojë… 

 

Po Safeti që u shkollua  

nga okupatori u internua 

Kombi humbi gjeninë  

që e desh aq shumë Shqipërinë.  

 

Pandeli Jano Vangjeli 

si kolonjar prapa s’ngeli, 

tri herë kryeqeveritar, 

dy herë kryeparlamentar.  

 

Dhe një tjetër kolonjar 

kryeministër, qeveritar 

Xhafer Ypi atdhetar 

bomba e grekut e çoi në varr.  

 

Nuk harrohet Faik Konica 

fjala e tij ishte si drita 

plot vlera meçurie 

plot afsh atdhetarie.  

 

Nga Kolonja kolosi doli 

i Mendjse Fan Stilian Noli 

edhe në sofra diplomacie 

foli shqipen plot me nur e shije.  

 

E lindi Kolonja me halle 

celebroi Kishën Autoqefale 

shkroi historinë e Skënderbeut 

pasurinë e Mëmëdheut.  

 

Kolonja një yll e ndriti,  

Abdyl Ypi në kongres s’arriti, 

ideatorin për këtë kongres  

dorë e zezë e preu në mes.  

 

Të shkruash në të vërtetë 

duhet të keshë shumë fletë, 

se Kolonja është arkiv i gjallë 

i heroizmit të rrallë. 

 

A do bëhemi si dikur 

një komb e një flamur?! 

A do bashkohemi katër vilajete?! 

Në dhimbje plage, shpirt u trete… 

 

Ku është sot Manastiri?! 

Ku është Shkupi, më i miri?! 

Ku është Janina lulezonjë?!  

Po Ulqinin kush do e dojë?! 

  

Krenare jam për ty Kolonjë, 

në zemrën time je Lulezonjë… 

më dhe qumështin e gjirit 

më rrite me aromën e blirit.  

 

Të japësh jetën për ty është pak  

mall kam për gurët në sokak 

në dheun tënd i kemi rrënjët  

për ty, Kolonjë, i ngremë këngët… 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat