Niels Trusbak Haumann: “Hyrje ne muzikologjike konjtive”

Kultura

Niels Trusbak Haumann: “Hyrje ne muzikologjike konjtive”

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:26
Kopertina e librit

“Hyrje në Muzikologjinë konjitive”, të autorit, Niels Trusbak Haumann, është një punë me vlera shkencore në këtë nëndisiplinë bashkëkohore, me të ardhme premtuese. 

Niels Trusbak Haumann PHD, (Post-doktoraturë) është kërkues teknik në Universitetin e Aarhusit dhe në Spitalin e Universitetit të Aarhusit në Danimarkë. Autori sjell në studimin e tij, hulumtime gjatë ekperiencës, për sa i përket kërkimit shkencor, si dhe studimeve akademike ndër vite, në zhanret: muzikologji, psikologji, neurologji, si dhe të shkencave kompjuterike.  

Metodat e kërkimit shkencor marrin një rëndësi të veçantë në këtë studim. Trajtimi i metodave të kërkimit shkencor i jep gjithashtu një ndihmë të rëndësishme kriterit dhe kërkimit shkencor edhe në disiplinat e tjera shkencore të lidhura me muzikologjinë konjitive. Një nga llojet e metodës empirike është edhe analiza sasiore e muzikës. Metodat empirike cilësore përdoren në një masë më të vogël në kërkimin empirik, në muzikologjinë konjitive. 

Autori i këtij studimi shtjellon hulumtimet e qasjeve atomistike, Gestaltit, qasjes funksionaliste, testimit të aftësisë muzikore, qasjet behavioriste, qasjes konjitive dhe neuroshkencore për psikologjinë e muzikës, të cilat ndërthurin dhe shtojnë këndvështrime dhe metoda të mëtejshme në ato paraprake. 

Gjatë punës sime në degën e psikologjisë, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, jam marrë me kërkim shkencor, si dhe kam zhvilluar disa teste, me studentët, në institucionet shëndetësore, edukuese dhe rehabilituese, për sa i përket terapisë së muzikës dhe muzikologjisë konjitive. Kam bashkëpunuar gjithashtu me Neurologun Dr. Genc Nurja dhe Dr. Maranaj Marku, si dhe me Departamentin Infermieri, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, me pedagogët: Julian Kraja, Emiljano Pjetri, Kristian Preçetaj dhe Sebastjan Mjekaj. Kam marrë pjesë në disa konferenca shkencore brënda dhe jashtë vendit, ku ndër të tjera, kam trajtuar tema në lidhje me muzikologjinë konjitive, terapinë e muzikës për Disfazinë, pacientët Kardiovaskular dhe Alzheimer-Parkinson. 

 MUZIKOLOGJIA KONJITIVE

Muzikologjia konjitive e ka origjinën pjesërisht nga një traditë ndërdisiplinore e studimit të muzikës, që ka të bëjë me perspektivën e psikologjisë. Kjo traditë u fillua në vitin 1863 nga Hermann von Helmholtz, duke u quajtur ndryshe edhe “psikomuzikologji”.  Paraqitja e metodave të reja, për të studiuar trurin njerëzor, në momentin kur njerëzit luajnë ose dëgjojnë muzikë, si dhe metodat e reja në modelimin kompjuterik, kanë tërhequr vëmendjen për këtë fushë. Interesi i rigjallëruar kohët e fundit për studime ndërdisiplinore, nevoja për të testuar teorinë e muzikës në mënyrë empirike, si dhe përqëndrimi në aplikime të reja të teorisë së muzikës kanë kontribuar gjithashtu në një interes në rritje, për sa i përket muzikologjisë konjitive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat