Stërhajduti

Kultura

Stërhajduti

Nga: Fatmir Lohja Më: 14 tetor 2020 Në ora: 07:58
Fatmir Lohja

Në një kaza, plasi sherri i madh në mes dy hajdutëve. Nuk i hapnin rrugë njëri-tjetrit, për të përcaktuar se cili është më mjeshtër në zanatin e mbrapsht . U kacafytën edhe me grushta, edhe me shqelma, por nuk e ndanë davanë . U ulën për t’u shplodhur nën hijen e rrapit të moçëm. Duke u mbushur më frymë, panë se në majë të pemës një shqiponjë kishte ndërtuar folenë.

Ranë në ujdi. Cili do të vidhte vezët e shqiponjës, do të emërtohej stërhajdut, dhe tjetri do ta pranonte humbjen . Pa mbaruar fjalën , si majmun i vertetë , u ngjit në pemë më i shkurti. Pas tij shkoi edhe më i gjati. I shkurti merr vezet nga çerdhja e shqiponjës e fut në xhepa. Kaq tamaqar qe ,sa nuk la asnjë kokërr për furrik . I gjati fuste dorën në xhepat e të shkurtit dhe i strehonte vezët në xhepat e vet.

Nga entuziazmi , i shkurti , nuk i vuri re levizjet e konkurentit. Kuz zbriti në tokë , me krenari, me mburrje , i drejtohet të gjatit:” Ja ku janë vezët e shqiponjës!” Për habi, kur futi duart në xhepa, nuk gjen asnjë kokërr për be. Kur pa që vezët e shqiponjës dolën nga xhepat e kundërshtarit e pranoi humbjen duke thënë:” Kam njohur shumë hajdutë , por që të vjedhin edhe në xhepat e mi, këtë nuk ma kanë zënë sytë.”

Anektoda është e vjetër. Rrëfehet edhe për krahina të ndryshme. Pse t’u kujtua Fatmir?- me të drejtë mund të pyes dikush. Kjo kohë në prag të fushatës elektorale, ma kujtoi anektodën e vjetër.

Nga viti 1996 e sot vjedhja e votës është bërë mode .J anë përdoruar metodat si të vjetra ,edhe bashkëkohore. Të gjitha partitë krenohen me këtë punë të mbrapsht, pavarësisht se çfarë metodash përdorin . Edhe gjindja po e ka të veshtirë ta përcaktoje stërhajdutin. Nuk kanë faj. Del rezultati i votimit brënda një partije ,si dikur, mbi nentëdhjetëepese për qind për të zgjedhur kryetarin. Dikush, mund të pyes: “ Po ti pse i fut hundët, kur vetë qendron asnjanës ?”

Ka të drejtë pyetësi.” Kur nuk ke pula, pse të bësh ish?” - thotë populli ynë. Nuk më shqetëson shumë gara brënda partive. “Atë mendje kanë, atë fes të mbajnë në kokë!”

Mua më shqetëson gara, që bëjnë partitë për të marrë pushtetin. Të nesërmen e zgjedhjeve, fituesja krenohet deri në qiell ,për arritjen e rezultatit spektakolar. Ndërsa humbsja ankohet deri në OKB, se ia vodhën votat. Japin ultimatume se po nuk u përsëritën zgjedhjet, do ta djegin Shipërinë me napalm. Mendoj, se në këtë rast , shqetësimi im është i njëjtë me të gjithë shqiptarët e ndershëm.

Hajduti duhet ta pranojë rezultatin e stërhajdutit, se të njëjtin zanatë kanë. E ata që janë me “tru”, e vrasin mendjen në opozitë, për të aplikuar metoda tjera, që të befasohet i gjithë njerëzimi , se si vidhet vota nga mjeshtrat . Kjo këshillë vjen nga e keqja, se fatkeqësisht dihet, që hajdutëve nuk u shkon ndërmend të bëjnë punë të ndershme. Të mos i bien kavallit në një vrimë, por ta pranojnë rezultatin, për të mos e djegur Shqipërinë halle madhe, si të fitojë i gjati, apo i shkurti, se të njëjtin sifat kanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat