A ka pasur kundërshtime nga Nisma e Parkut Kombëtar të Sharrit

Kultura

A ka pasur kundërshtime nga Nisma e Parkut Kombëtar të Sharrit

Nga: Rahmi Veliu Më: 15 tetor 2020 Në ora: 10:35
Rahmi Veliu

Ditë më parë, në faqet e të përditshmes “Koha“ të datës 2 Tetor 2020, do të lexojmë artikullin “Banorët njoftohen me studimin për malin Sharr“ të autorit Urim Hasipi. Gjatë shtjellimit të kësaj teme hasëm disa mendime që nuk përkojnë me realitetin si p.sh. nuk do të pajtohen më të  dhënën: “Deri më tash ende nuk janë shfaqur kundërshtime  nga kjo nismë, e cila si vendim ka kaluar filtrat e qeverisë, kurse kur do të jetë në rend dite në Kuvend mbetet pikëpyetje“. Me një të dhënë të tillë nuk do të pajtoheshim, mu për atë se kur ajo u parashtrua në parlament, hasi në kundërshtim të deputetët. Ja po e theksoj njërin prej tyre :“Deputeti Aliu theksoi: ky ligj ka karakter politik dhe popullatës nuk i mbetet tjetër, përpos të shpërngulet ose të mbetet popull si rezervat“. Ndërkaq mjetet e informimit filluan të botojnë edhe reagimet e opinionit të vendit. Ja disa reagime të tilla të cilat u botuan në shtypin e vendit:

-Bajram Gola “Eksproprijimi i vargmaleve të Sharrit do t’i shpërngulë shqiptarët”(“Fakti” 25 dhjetor 1999)..

-H.Saliu “Nacionalizëm në mënyrë të kulturuar” (“Bota Sot“ 12 dhjetor 1999

-R.Veliu “Ne dhe parqet nacionale“(15-16 janar 2000 “Flaka

-R.Veliu “Shpërngulja e Sharit Ante-Portas“ (“24 ore“ 11-12 korrik 2009)

-R.Veliu “Propozim me prapavijë politike“( “Flaka“ 6 qershor 2002).

-R.Veliu “Për ose kundër Parkut Kombëtar të Sharrit” (”Koha” 8.8.2015).

-R.Veliu “Sharri parku kombëtar më i madhi në Evropë (“Lajm“ 20.05.2020)

Siç shihet kundërshtimet nuk janë të pakta dhe se për një park të tillë kombëtar është reaguar me kohë dhe në vend të duhur. Të theksoj dhe atë se në asnjë punim të theksuar më lartë nuk ka pasur ndonjë reagim.

Jo se kemi qenë kundër parqeve kombëtare, por e theksojmë se Sharri parku më i madh në Evropë ”kjo me të vërtetë është një anomali. Ka shtete shumë më të mëdha se Maqedonia, por hamenden të krijojnë kësi parqe kombëtare! P.S kësaj do t’i shtojmë vetëm këtë ”PARK KOMBËTAR  (baraz) Rajon i veçantë I bukurive natyrore ku me ligj janë të mbrojtur të gjitha elementet e natyrës, duke përfshirë florën dhe faunën dhe ndalimin si dhe eksploatimin e pasurive natyrore të ruajtur me ligj” kësaj si t’i themi ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat