Eu, pop e terrnakop

Kultura

Eu, pop e terrnakop

Nga: Dedë Preqi Më: 16 tetor 2020 Në ora: 10:22
Dedë Preqi

U zgjue popi herët në mëngjes keq

Sikur tha me vete, ndihmom o, dreq

E merr rrugën e malit për një shëti

Deri në Koshare, të bëjë një mrekulli.

N’maje të Koshares, flamuri kuq e zi valon

Aty ku UçK-ja, çlirimtare e shqelmoi gurin,

Shqiponja dykrenare sytë popit ia vërbon

Ky i qepët kulmit si hajn dhe ndeshët me flamurin.

Sikur në kokën e popit diçka po zihet gjatë

Ëndërrat e mundojnë dhe nuk e lënë të qetë,

Athua i shkuan kot gjitha ato lutje e uratë

Kosova, një bregë e dhembjes i mbetët për jetë.

Eu, pop e terrnakop, cili zot po ta mbanë anën

Lutja e jote një mashtrim i gjatë dhe i turpëruar,

Kosovën e djege dhe fëmijët në djep me t’ëmën

Kush do ta ndëshkoi historinë tënde të djallëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat