Pavdekësia do të ishte ndëshkimi më i keq

Kultura

Pavdekësia do të ishte ndëshkimi më i keq

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:23
Jorge Luis Borges

Nga: Jorge Luis Borges

Kur ndihem i fatkeq mendoj për vdekjen. Të vetmin ngushëllim që kam është: të di se nuk do të vazhdoj të jem më, të mendoj se do të ndaloj së qeni. Kjo do të thotë: unë ndihem i sigurt përtej disa tmerreve të natyrës fetare, përtej krishterimit, që natyrisht e kam në gjakun tim… përtej gjithë kësaj, unë jam i sigurt se do të vdes plotësisht. Dhe është një ngushëllim i madh. Është diçka që i jep shumë forcë një njeriu, kur e kupton se është i përkohshëm.

Përkundrazi, ideja për të qenë i përhershëm më duket se është një ide vërtet e tmerrshme. Pavdekësia do të ishte ndëshkimi më i keq.

Çdo formë pavdekësie do të ishte ferr.

Parajsa, nëse do të zgjaste shumë, do të ishte gjithashtu ferr.

Çdo gjendje e qëndrueshme është një kob.

Ndoshta një nga virtytet më të mëdha të jetës është që gjithçka është e përkohshme, madje edhe vetë fiziku ynë është i tillë, kënaqësia është gjithashtu kalimtare, dhe është mirë që është e tillë, sepse përndryshe gjithçka do të ishte shumë e mërzitshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat