Një nga tre

Kultura

Një nga tre

Nga: Fatmir Lohja Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:19
Fatmir Lohja

Përpara viteve nëntëdhjetë, të shekullit të kaluar, pëshpëritej se një nga tre përsonat rreth tavolinës ishte spiun. Në lokalet serioze i mbështesnin edhe “çimkat” , të vendosuar në katër anët. Këtë informacion e trajtonim me humor. Nuk e besonim, se ishim të rinjë. Në atë botë mbanim të thadruar në tru parimin:”Po të bie, të mos vritem!” ose “ Ku rafsha, mos u vrafsha!”

Me ardhjen e pseudodemokracisë, ndoshta edhe pse doli frika nga e kaluara, filluam ta besojmë thënin e mesipërme. Me hapjen e dosjeve u konstatua se nuk paska qënë krejtë rrenë informacioni i mësipërm. Agjentë të ndryshëm po e thërrasin njëri -tjetrin me pseudonimet e dikurshme. Mu kujtua kjo thënie, aspak e këndshme , gjatë miratimit të ashtuquajturit “Kodi I Ri Zgjedhore”.

I gjati vendosi :” Nuk mund t’i hapim dosjet njëqind për qind, se një nga tre do të jenë damat !”

Zonja e parë e vulosi :” Një nga tre në listat e PD-së do të jetë detyrimisht LS-ist.”

Kryetari opozitës e bën pak lëmsh. Kërkon që tre nga një të jetë domosdoshmërisht PD- ist.

I nderuari lexues! Nuk po zgjatëm më shembuj të tjerë . Në shumë vende po kërkohet të ruhet ky propocionalitet mjeran . Me kënaqësi, po u lë ta tjerrni vetë më hollë, e më gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat