S’ka fole pa ty atdhe!

Kultura

S’ka fole pa ty atdhe!

Nga: Sami Arifi Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:02
Sami Arifi

Pa ty s’ka dashni me gruan!

as për fëmijë që shumë i duam,

Pa ty s’ka harmoni në votër!

as për vëlla edhe për motër

Veç atdheu kur s’bie pre!

dashnia zenë vend për ne,

Bëhet shëndet edhe jetë!

duhen të gjitha me t’vërtetë

Duhet gruaja, fëmijët n’këtë votër!

farefisi vëlla e motër,

Edhe etrit gjejnë dritë tanë!

n’varre mallëngjehën babë e nënë,

Për vendin ku ata kanë le!

që i thanë nënë e atdhe

T’punojmë për atdhe duke dhënë!

do t’ketë t’mira për te tanë,

Dashnia për të gjithë vjenë e shtohet!

për çdo ditë atdheu ndriçohet

Qofshin t’pavdekshëm për ne,

ata që jetën dhanë për atdhe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat