Kujtime e mall për lojën e bukur dhe atraktive të Shukri Shabanit, ish-lojtar i dalluar i KF “Llapi” të Podujevës

Kultura

Kujtime e mall për lojën e bukur dhe atraktive të Shukri Shabanit, ish-lojtar i dalluar i KF “Llapi” të Podujevës

Nga: Arif Ejupi Më: 25 tetor 2020 Në ora: 06:02
Foto ilustrim

Ne që ishim adhurues të flaktë të KF “Llapi”të Podujevës,ish-anëtar i Ligës së Parë të Krahinës Autonome të Kosovës, shtatori i vitit 1974, sikur na krijoi favore.

Si nxënës të vitit të parë të gjimnazit“8 Nëntori,”tani”Aleksandër Xhuvani“të këtij qyteti,të shtunën apo të dielën pasdite,varësisht kur ekipi ynë i zemrës KF”Llapi”i zhvillonte ndeshjet e stinorit të pranverës dhe vjeshtës,në mënyrë të organizuar dhe të mbikëqyrur nga profesorët tanë Fazli Demir Llugaliu dhe Tefik Xhafer Mehmeti,gjendeshim pranë rrethojave të stadiumit.

Derisa stadiumi nuk posedonte ulëse gjatë 90 minutave ishim të detyruar të qëndronim në këmbë.

Lodhja nuk vinte asnjëherë në shprehje,sepse me lojën e tyre të bukur dhe përplot aksione na kënaqninpothuajse të gjithë lojtarët e Llapit.

Falë formës së shkëlqyeshme të futbollistëve llapjanë udhëtimit në Podujevë,i druanin pa përjashtime të gjitha skuadrat e Ligës së Parë të Kosovës.

Ato edhe si vendase në ballafaqimin me KF“Llapi”shumë rrallë kanë nxjerrë rezultatin e dëshiruar.

Në mbrojtjen e llapjanëve ishin të pakalueshëm Shaban Hajdari,Muhamet Vokrri,Idriz Mehmeti,Islam Visoka,Bajram Zeqiri dhe Nezir Halili (ky i fundit pjesëtar i minoritetit ashkali).

Kështu që portierit Rade Grujiçiq,që i përkiste komunitetit serbë të komunës së Podujevës,shumë pak i binte të intervenojë. Prandaj,edhe nuk mund të japim ndonjë vlerësim real rreth cilësive të tij.

Mesfushën e mbante aktive gjatë gjithë kohës Shukri Shabani.Ai dallohej edhe me gjuajtjet e tij precize dhe tejet të forta.

Shpeshherë goditjet e tij të rrëmbyeshme i kanë zënë në gjumë portierët që e mbanin vetën të pamposhtur si Kosta Llalliq,ish-portier i KF“Kastrioti”(ish-Obiliqi)dhe i KF“Prishtina.”

Shabani veçohej edhe me gjakftohtësinë e tij të paparë,element jo pak i rëndësishëm në lojën e futbollit.

Gjatë gjithë karrierës së tij të bujshme ai vetëm dy-tri herë është ndëshkuar me karton të verdhë.

Kjo formë vërejtje i është bërë nga arbitër provokatorë që hapur kanë mbajtur anën e palës kundërshtare.

Shukriut që shumë veta e kishimidhull,Ejup Bekteshi,po ashtu një ish-futbollist i dalluar i KF Llapi,para ndeshjeve i kërkonte shënimin e golave.

Ai,ndihej goxha në siklet,por i qiste vetes detyrë angazhimin e dyfishtë në fushë,dhe të shumtën e herëve plotësonte dëshirën e bacës Ejup,dhe tonën.

Këtij brezi të artë të KF “Llapi”i takojnë edhe futbollistët Emin Simnica,Islam Ramadan Ajeti,Basri Muçolli,Yseir Mustafa,Emin Ajvazi etj.

Në këtë periudhë anëtarë të KF”Llapi”ishin edhe futbollistët serbë si: Pero Petroviq,Bata Gjorgjeviq dhe Dragan Todoroviq,prindërit e të cilëve në Podujevë,kishin ardhur si kolonë midis dy Luftërave Botërore.

Korriku i vitit 1977 do të më mbetet gjatë gjithë jetës në kujtesë.Derisa po lexonim me shokë gazetën”Rilindja”të Prishtinës,e cila në shtojcë i kishte edhe faqet e veçanta të sportit,shohim që nga KF”Llapi”do të largohen futbollistët shtylla të ekipit Shukri Shabani dhe Islam Ramadan Ajeti.

Dëshpërimi ynë ishte i madh,por jo edhe i arsyeshëm. Si,Shabani ashtu edhe Ajeti,kishin kaluar në KF”Minatori”të Hajvalisë,në rang të njëjtë garash me KF Llapin,ngase kjo skuadër të dy futbollistëve llapjanë u kishte ofruar vende pune,në Administratën Qendrore të Minierës së Novobërdës,me seli në Prishtinë.

Shabani një kohë të shkurtër ka qenë edhe në radhët e KF”Vëllazërimi”të Gjakovës,i cili klub me gjithë ngritjet dhe rëniet disaherë ka qenë anëtar i të ashtuquajturës Ligëe Dytë Federative e Futbollit,grupi i Lindjes në ish-Jugosllavi.

Sikur të tregohej pak respekt ndaj këtij brezi futbollistësh të dalluar mendojmë që gjendja në futbollin eRepublikës sëKosovës,do të ishte dukshëm më e mirë dhe më e avancuar.

Secili nga të përmendurit me shumë sukses do të plotësonte mungesën e ekspertëve në Klube,dhe në vetë Federatën e Futbollit të Republikës së Kosovës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat