Cikel poetik nga poetja Fitore Haklaj

Kultura

Cikel poetik nga poetja Fitore Haklaj

Nga: Fitore Haklaj Më: 27 tetor 2020 Në ora: 08:10
Fitore Haklaj

MOS EJA VDEKJE

Largohu vdekje atje diku në largësi

Sa shumë më dhemb trupi kur e di për

Vdekje të lutem mos m`u afro njëherë

Sa gjëra të bukura më presin mbi dhe

Vdekje e ftoffë më trishtove moj

Nuk të kam nënë e s'të kam as hënë

Ti diellin ma nxive ma bëre të zi

S'të dua sot , nësër as për shumë mot

Ditën e vdekjes sime të dua të bardhë

Nuk dua askush për mua të qanë

Të deshta jetë po nuk të shijova mirë

Kur vjen ti vdekje më dërgo më një dritë

Aty ti takoj njerzit e dashur për mua

T'ju tregoj gjërat që më ndodhën mua

Nga ajo ditë që ju iket nga kjo tokë

Ju kujtova gjithëher e sa shumë më mungut

Tani kur vij të ju do të bisedojm gjatë

Ju tregoj që ato bjeshkë i deshta i shumë

Thura shumë vargje por nuk mjaftuan

Dashurinë që pata për të bukurën pikturë

Ti vdekje më ledhato e më merr ngadalë

E kam shumë vështirë ti lë vajzë e djalë

Ato fusha e male më plot lule e ngjyra

Lumenjë e detra që në mua flini

Lamtumirë oj tokë e bekuar

Të marr më vete ose ti më merr mua

Bashkë do të jemi e kurrë nuk do të ndahemi

Ti tokë e unë mishi yt me vdekjen time.

DERA E DJALLIT

Mos u hap po rri e mbyllur

Ti moj der e djallit të keq

Nuk vjen kush më të vizitu

Aty ka lule që i dua unë

Derë e thatë o derë e mallkume

Sa shumë jetëra ti i shuan

Derë djallit ty të thojnë

Kend e merr nuk e lëshon më

Pse po hapesh pa nevojë

Kurrë s`u ngope e flaka të daltë

Nuk njeh moshë as gjini

I merr krejt i shtin në gji

Nuk e dua kurrë at derë

Pse s'ka dritë as nuk ka erë

Ti je gropa që askush nuk e don

Mos e hap po rri në vendin tënd

Mallku qofsh derë e djallit

Nuk të dua për askënd as për veti

Larg nga unë e njerëzit e mi

Më rri larg pash perëndinë.

POROSIA

Mos harro porosinë që po ta thëm

Sikur juve yje nuk dua askënd

Edhe frymën e fundit e dhuroj për juve

Porosi gjithmone vetëm dashuri

Porosi ditën vetëm më diell

Kur bie shi shikoni në qiell

Si të mbaron shiu unë vij ngadalë

Rrezoj bukur kur ju shikoj nga lartë

Porosinë për librat më poezi

Merrni nganjë mbani në gji

Ngjyrat e lapsat mos m`i hudhni

Kur mërzitëni të varri m`i sjellni

Vizatimet edhe pikturat në mur

Ju shikoj e më kujdes i ruj

Porosi mos luani nga muri

Ju du shumë sikur e du edhe flamurin

Porosi tokën ku linda

Mos e harroni edhe gurin në atë tokē

Gjaku im do të ndalët vetëm aty

Porosi kur të vini, lule të varri më bini

Nuk dua kush lotin ta derdhë

Aty më në fund do jem e qetë

Porosi fjalën e dhënë

E deshta këtë jetë e deshta për besë

Porosi mos harroni

Retë e bardha t`i shikoni

Edhe pse nuk mund të vij tek ju

Unë jam afër e ju dua shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat