Cikel poetik nga Bukurie Buçpapaj

Kultura

Cikel poetik nga Bukurie Buçpapaj

Nga: Bukurie Buçpapaj Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:20
Bukurie Buçpapaj

POEZIA E SHPIRTIT TIM

A ka shkrimtar a poet

Që nuk i shkroi dashurisë

A ka njeri në këtë planet

Që nuk i perjetoi ethet e lumturisë

Shkruaj moj dora ime shkruaj

Atë që kurrë nuk e shkruajte deri sot

Tregoj botës që nuk u mposhte dot

Merre fjalën e hidhe në letër

Edhe bëje varg për t‘u lexuar

Është bukuri e shpirtit tënd

Dëshirë e pasion i pa realizuar

Me frymë të bukur ke më e ëndrruar

Shkruaj moj dore ime shkruaj

Me pastërti e plotë gëzim

Nëse ndonjëherë botohet

Të jetë poezia e shpirtit tim.

28 tetor 2020 Bukurie Buçpapaj

BUKURITË E VALBONËS

Duke shiku bukuritë e Valbonës

Pamjet e saj m'i zbukurove

Ti oj çika e Tropojës

Me shtatin e lartë e me bukuri

Për besë me habite me at hijeshi

Flokët e tua ngjyrë të arta

Trupi i gjatë në dritë të hënës si selvi

Më habiten aq shumë ky lum

Sa as vet si humba nuk e di

Lehtë t'u afrova e plotë ëmbëlsi

Të pyeta befas nga je ti

Me krenarinë e një malësorje

The me plotë bindje e them unë

Jam çkë një çikë Tropoje

Shtatin e rrita në këto bjeshkë

Ujë e piva në krojet e mia

S'ka rëndësi ka jam T’plani a Drogobia

Jam thjeshtë çikë e bijë e kësaj toke

Në këto shkrepa e rrita shtatin

Këtu fola gjuhën e nanës loke

Me aq pasion fliste ajo cikë

Me krenari e s’ i drithej fare ai qerpik

U mësova tashmë të luftoj e vetme

Në këtë botë të egër me trishtim

O meësova t'i jap ngjyra kë⁸saj jete

Edhe kur ato ishin plot trishtim

U mësova të qaj në vetmi

Ku askush nuk më pau

U mësova të qesh me dashuri

Atëherë kur shpirti e zemra qau

U mësova të këndoja këngën e shpresës

Ku çdo shteg më ish zënë

U mësova të heshtja e duroja

Por se humba kurrë çelësin e shpresës

E dija që një ditë do hapja

Atë derë dora ime

S'do ndalet më

Poezitë e mia so jenë si erë

Do të shkruhen e do lexohen përherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat