Jam Furtuna

Kultura

Jam Furtuna

Nga: Zymer Mehani Më: 29 tetor 2020 Në ora: 07:22
Zymer Mehani

Vajzë shqiptare jam
Lerë në flakë t'barotit
M ' pagëzuan Furtunë
Sinonim i motit

Prindërit nëpër male
Ikën nga barbari
E unë erdha n'jetë
Nën krisma rafali

Ninulla i pata
krismat e lirisë
Ndrikull e kumbarë
Ushtarë t' UÇK-së

Djep e pata Tokën
E çati Flamurin
Vëllezërit luftëtarë
Tonin edhe GURIN

Dhe motrat e mia
Xheva, Antigona...
U vranë për liri
Kur ndodhi zezona

Dhe Adem Jashari...
Trimi SANDOKAN
Më mbanin në duar
M' thonin,- të kam xhan

Tani që u rrita
N'këtë tokë t' shqiptarisë
Lavdi u them me zemër
Dëshmorëve t'lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat