Princ Bixhi

Kultura

Princ Bixhi

Nga: Kalosh Çeliku Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:05
Kalosh Çeliku

Prolog

Nё lagjёn tonё tё madhe “Çair”

Lindi Princ Bixhi me diplomё.

Vёrtet, ёshtё burrё asgan - Ilir

Nuk u shitë, jo: nё Qafё Thanё.

E mori me dije e vlera tё veta

O lumё miku: Tungjatjeta!

Prandaj, ky burrё me mustaqe

Meriton tё hyjё nё letёrsi.

I ka veprat me qindra faqe

Herё pas here shkruan poezi.

E mbi tё gjitha, ёshtё burrё mali

I veshur me armё deri nё dhёmbё.

Lakmi ia ka, sot: Edhe gjenerali

Atdheun, jo ta shkelin me kёmbё...

DACI ZI NA ERDHI NË LËMË

Heret, ende pa ardhё dita

Dac Ziu me njё çetё banditë

Trojeve tona iu sul nё prita:

Princ Bixhin tonё me fletё

Zap ta bёj, t’i ndalet rrita.

Pusi trimit i vё te porta e Shtëpisë

Burri, me mustaqe vesh më vesh:

Pragu, armiqtё s’i pret me torta

Pa u rrokur fytas, derdhё gjaqe.

Krisi pushka, seç u bё nami

Qyqja nёnё, ku i lamё armёt?!

Sot, na sulmoi Dac Ziu. Harami

Rrokni sёpatat, rrokni gёrshёrёt!

Ballё mё ballё i dalin nё lёmё

Populli hanё barot me dhёmbё...

LUFTA KRISI BURRA PRANË NJË LISI

Tym e mjegull u mbush lёma

Krisi pushka, gjёmoi moti.

Dridhet toka, thyhen xhama

Vallё, u ngritё nga varri Kastrioti?!

“O bini armikut burrat e mejdanit

Kёputni sumbullat e xhamadanit”!

Se, ky popull nuk do dhunё

Kush e sulmon, korrё furtunё.

E kemi zakon nga tё parёt

Para, dorzojmё jetёn sesa, armёt...

NDIHMË VIJNË DY BURRA

E NJË GRUA

Lufta vazhdon. Dridhet “Çairi”

Tym e mjegull deri nё qiell.

Ndihmё dy burra e njё grua Iliri:

Pritni hasёm, nuk zihet Dielli!

Pa u farua fisi deri nё djepa

Viteve ndezim zjarre nё shkrepa.

E kemi zakon nga tё parёt

Mikun ta presim nё shkallё.

Ndёrsa, hasmin si shqiptarёt

Me gёrshёrё e plumb nё ballё.

O ikni komita se na turpёroi “Çairi”

Tre xhandarё na i vrau Cuca!

Barot me dhёmbё han Bixh Iliri...

PRINC BIXHI NË LËMË SHPALL FITOREN

Vrik e vrik u mbёlodh Katundi

Numrojnё humbjet, dhe fitoret.

Kulla jonё me Tri frengji:

Burra, sot: fytas luftoi pёr liri.

Pёr gjuhё amtare e shkolla

Ngriti lartё flamurin nё molla.

Vit pёr vit do ta bёjmё namin

Kurrё nuk e shesim Vatanin...

DARKA MBRETËRORE

SHTROHET NË LËMË

Dihet niveli, sipas çdo fundi

Darka shtrohet sipas zakonit:

Nё dasёm thirret gjithё katundi

Mes kopshtit, nёn hije tё ftonit.

Burrat me mustaqe e armё nё brez

Rreth sofrёs, ulen sikur trima.

Majё gardhi kёndon njё kёndez

Dikur, shti rrufeja, shkrep vetёtima.

Jo, trimat tanё s’e lёnё sofrёn

Kёmbёkryq e presin, hanë troftёn...

DARKËN PARA E PROVON PRINC BIXH MACI

Dhe, vjen trofta aristokrate

E ka pёrgaditur Dr. Daci:

Pёrsipri me limon e patate.

Jo, shkrimtari thotё: I pari e provon

Darkёn time: Princ Bixh Maci.

E nёse ky burrё e han me shije

Darka ёshtё pёrgaditur pa hile.

Po, nёse ky trim nuk e prek fare

Atёherё, unё duhet gjetur çare.

Princ Bixh Maci, i mori erё troftёs

Kёmbё, mbylli hundёt, u sul portёs.

Darka, sot nuk i vleka pesё pare:

Dr. Daci, s’di ç’ёshtё Darka Shqiptare.

DARKA MBRETËRORE QËNKA - KAKË

Princ Bixhi, edhe njёherё i mori erё

Ndalet. Nuk i sulet s’paska vlerё.

E mbulon me kёmbё kёtё darkё

Thotё si kaçak: Vёrtetё ёshtё kakё.

Dhe, i sulet sallamёs si burrat

Dr. Daci, nuk ka erё nga furrat...

Dr. DACI DESH PLASI NGA INATI

Kuzhinieri ynё, qё fryhej si bibani

Pёr darka aristokrate e mbretёrore.

Vrik e uli kokёn, iku nёn shtrat:

Vёrtetё sot nuk mё shkoi pёrdore.

Po, nesёr: do tju bёj drekё Parisi

Jo, thanё burrat: Na mungon Misi.

Ti, e ke zanat ta pёrgadisësh miun

Bashkё ta ndash me Doktorziun...

DHE NË FUND BURRA KRISI SHAMATA

U tubuan trimat, shkencёtarёt

Komandantёt. Dhe, kryetarёt.

Nё tryezё erdhёn edhe shkrimtarёt.

Papritmas, krisi pushkё shamata:

Thanё: Mjaftё mё me “doktorata”!...

II PRINC BIXHI: NUK IK NGA ATDHEU LIRIA FITOHET NË MALE

Vёrtetё, erdha nga malet

Qё, t’u sjellё njё copё liri.

Nga shpina t’ua heq hallet

Po, jeta nuk qenka poezi.

U pёrpoqa, t’ua hjek samarin

Edhe, ky hiqet burrёrisht vetё.

Ligjet e fushёs ndryshojnё me malin

Shumё kalemxhi keni, e pak poetё.

Lapsin ta nxjerrin nga brezi

Fyt pёr fyti tё rroken si burrat:

Rrugё t’i bёjnë maleve njё çezi

Qё, me vite zbret nga gurrat...

GJUHA SHQIPE NË PUSI

Gjuha shqipe, Gjuhё e Nanёs

Ende, ёshtё si dje: nё pusi.

Kufiri, nё Qafё tё Thanёs:

Librin, e zhvesh, i vё kufi.

Xha Naimit, Sot ia heq struken

E kontrollon n’xhepa pёr libra.

I rrezikshёm, i thotё je pёr veten

E detyrojnё tё hyjё nga Dibra.

Edhe nga Kosova e ndanё me kufi

Copё - copё ia bёnё Atdheun.

Vallё, kёsaj i thuakan sot Liri

Zap, e bёnё edhe Skёnderbeun.

I thanё: Fute shpatёn mё nё brez

Lirinё, do tё na e sjellin tё tjerёt.

Nё ballё tё çetёs u pri njё melez

Kokёmёkokё, politikё tё mjerёt.

ÇIZMET E MËSUESES E KANË HAPUR GOJËN

Pёrditё, nё klasё e shoh mёsuesen

Me tё njёjtat tesha, tё njёjtёn çantё.

Ditё pёr ditё na e zhveshin Nusen

Frikё kam: Do e hanё me njё kafshatё.

Çizmet e saj, Sot: Si tё Lulit Vocёrr

E kanё hapur gojёn nё libёr kёndimi.

Xhaxhi Migjen, edhe kjo motёr Nesër:

Na trembё. E ka hapur gojёn mjerimi.

Shtriga në klasё na hyri me fshisё

Edhe atё, pa libra kёndimi e fletore.

Dituria sa mundet, ende nga ne ikё

Pritё, kot i kemi vёnё dorё pёr dore...

LEKTURAT SHKOLLORE I SHOHIM ËNDËRR

Nuk kemi shkolla, nuk kemi libra

Mёsuesen na e morёn nga klasa.

Hajredin Pasha na vjen nga Dibra

Hapni, o burra kёto dyer se plasa!

Dritaret me hekura, matanё malit

Tymemjegull, si Muji t’i hip kalit!...

REVISTAT PËR FËMIJË I KEMI ME ARNA

Ku mbeti “Pionieri”, dhe “Gёzimi”

“Fatosi” , i Xhaxhit flokbardhë:

Edhe Sot, si Dje: Tё na dalin zot?!

Vallё, a na dёgjon Xha Naimi

Vjershёn e tij, tё na i fshij kёta lotё?!

Po, “Fatosi” me xhaxhin flokёbardhё

Ku humbi ai shok, ku na iku?!

Pse, nuk i hip prapё kalit bardhё

Nuk e sheh se na kёrcnohet rreziku?!

Ballё pёr ballё na ka lёnё kёrcu

Me Hutin me veshё, qё bёn: Hu...

HORRAT NA LANË ME LOPËT

Nuk i shihni librat, planprogramet

Vjershat e tyre “artistike” sakate.

Poetёt e Oborrit me namet partiake

Çirren, turren posteve si zogjё nate.

Çafkёzezat, kur na vijnё nё shkollё

I pёrplasin fletёt mbi banka. Libra.

Bilbilin, e kanё pёrzёnё nё mollё

I thanё: Kёnga yte ёshtё pёr plaka.

Ne, Sot: ia dimё rendin trimёrisё

Nesёr, zingjirёt ia heqim Lirisё...

DHE PRINC BIXHI NUK IK NGA ATDHEU

E kotё, tha: Ështё Princ Bixhi

Luftё tё bёsh me kёta horra:

Nё njё shtet, ku nuk jeton ligji

Arsimi dhe kultura. Libri. Kur,

Fabrikat pёrditё prodhojnё çorra.

Mёsuesen, e trembin nё klasё

Librin ta sakatojnё me sёpatё.

Edhe shkumёs s’ke nё dёrrasё

E kёndej, hiqen si demokratё.

Rrugё tjetёr s’kemi, o burra

Mes kёtij bёrlloku qё shpёrtheu.

Kёngёn, kёtu e ka ndalё gurra

Jo! Kurrё nuk ikё nga Atdheu.

Ehu, i kam malet, i kam fushat

Qafё pёr qafe do flej me arushat...

Shënime për autorin

Kalosh Çeliku lindi më 13 shkurt l951 në fshatin Cërvicë të Kërçovës (IRJ e Maqedonisë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme normale në Shkup, ndërsa studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës (Kosovë). Çeliku shkruan poezi e prozë për fëmijë e të rritur dhe gjer më sot ka botuar rreth dyzetë libra: Zogu erdhi me një këngë - vjersha (l982), Lepuri me pushkë - tregime (l983), Shtëpiza e xixëllonjave - tregime (1984), Ferexhja e zezë - dramë (1985), Arusha pa bisht - tregime (l986), Dielli zbret malevе - novelë (l986), Varrimi i sorrave - roman (1988), Vite me borë - roman (l990), Trumbetat e Tellallit - satira (l992), Imzot, lehin qentë - drama (1993), Trimi shihet në vepër - poemë (l994), Çohuni trima shaloni lapsin - rrëfenja (1994), Sorraku i Qytetit - pjesë teatrore (1994), Kali i Trojës nëpër Bit - Pazar - satira (1994), Loja e syve - poezi (1995), Babi ka dy nuse - roman, (1995), Vjellja e zorrëve - poezi (1996), Qyteti i qyqeve - roman (1997), E përcolla Natën - poezi (1998), Mbrëmë fjeta me Vjeshtën - poezi (1999), Kopeja me zgjebe ndjek Autorin - drama (2000), Shtëpia publike - roman (2000), Si u ndava me Gruan time“ - satira (2001), Gratë e mia besnike - roman (2001), Lamtumirë bërllok - nëntë drama (2002, 2007), Me tre varre - roman (2002), Vdekja më deshi më pak se Ti - poezi (2003), Edhe Ajo nuk ishte xheloze - poezi (2004), Repriza e vëllazërim - bashkimit - dramë (2005), Atdheu ky burrë pa Grua - poezi (2006), Kulturofagu - antiroman (2006), Burrat i përzë me burra e Mua me gra - poezi (2007), Engjëlli im është Grua - poezi (2007), Dimri, s’vjen me lule - 5 poema (2007), Ujku e di një lojë - poezi (2007), Kur bërtet “vojvoda“ e pjell Kurvë Partia - satira (2008), Dac Poeti i shkruan poezi Mamit - poemë humoristike (2008), Ehu - poezi (2008), Gruaja besnike - roman (2009), Djemnusha - roman (2010), Atdheu burrё pa Grua - poezi (pёrzgjedhje, 2010), Xhadia - piblicistikë letrare (2011), Cuca Boheme u jep gji poezive të mia - poezi, përzgjedhje në gjuhën gjermane (2012), Plaga e dhjetë e Babait - roman (2012), Rrufjani - publicistikë letrare (2012), Qengji më tha ha bar – roman (2013), Plaga e dhjetë me Hënën - poezi, përzgjedhje në gjuhën greke (2013), Gruaverë - përzgjedhje, poezi (2013) Imzot, lehin qentë – dhjetë drama (2013) Kështjella e dashurisë - poezi, përzgjedhje në gjuhën rumune (2015) etj. Që nga viti 1992 ai drejton Shtëpinë Gazetare - Botuese ASDRENI, në Shkup dhe është kryeredaktor i të vetmes revistë për humor dhe satirë ZEKTHI, që del kur t’i teket në IRJ të Maqedonisë. Dhe, që nga viti (2009) mbarëkombëtarë si revistë për humor dhe satirë.

Kalosh Çeliku është fitues i disa çmimeve të konkurseve letrare në poezi, tregime dhe pjesë teatrore. Njëherit, edhe i çmimeve letrare: PERENDESHË E BUKURISË, në Netët e Poezisë Korçare (2003), në Korçë, Çmimin AS për letërsi (2007), në Kërçovë, “SYRI I KALTËR“ (2007), në Sarandë, “SEREMBE“ (2008), në Laç, “FLAKADANI I KARADAKUT“ (2009), në Viti, Çmim special për vëllimin poetik: EHU nga Simpoziumi Ndërkombtar “MUZA POETIKE”, “PEGASI” (2009), në Gjirokastër, “JEHONA E KARADAKUT” (2010), nё Kumanovё, “SKAMPINI” nё Festivalin Ballkanik tё pozisё (2010), nё Elabasan, Kurora e poezisë “KORÇA 2012”, në Korçë, Çmimin e parë për poezi të vitit (2014) “PAVARËSIA” e Kosovës nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar, në Prishtinë, METAFORA II (2014) nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Çmimin “Urat në vargun poetik” (2014) nga Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, në Klinë (Kosovë) etj.

Drama Ferexhja e zezë është vënë në skenë nga disa teatro në Kosovë e IRJ të Maqedonisë dhe është mirëpritur nga publiku e kritika letrare. Edhe satira Ndihma e shpejtë u përgatit për t’u vënë në skenë me mjaft sukses nga Trupa teatrore “Aleksandër Moisiu“ në Kumanovë dhe çoi pluhur nëpër kuluaret e oborrtarëve. Drama tjetër Zorra qorre dy herë me radhë u përgatitë për skenë, një herë në Kumanovë dhe herën tjetër në Strugë, po i ranë në gjurmë kulturofagët dhe nuk u shfaq para publikut.

Një fat të këtillë kanë pasur edhe pjesët teatrore për fëmijë të shpërblyera me çmime letrare duke u luajtur në skenë dhe duke u emetuar përmes valëve të radiotelevizionit të Prishtinës (Kosovë) dhe Tiranës (Shqipëri).

Krijimtaria e tij letrare është përkthyer në disa gjuhë: maqedonase, gjermane, turke, bullgare, rumune, greke etj. Që nga viti 1992 – 1997, ishte nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar dhe kryetar 1997 – 2001. Momentalisht është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në IRJ të Maqedonisë. Dhe, themelues i disa manifestimeve kulturore tradicionale ndërkombëtarë: Ditët e Naimit, në Tetovë, Takime nën Rrap, në Shkup (poezi erotike) dhe i Ditëve të humorit dhe satirës: XHA DERALLA, në Kërçovë. Poashtu është edhe themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare STILI 97, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë.

Çeliku gjer më vitin 1995 punoi si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenicë të Kosovës dhe Malësinë e Shkupit. Vitet e fundit punon dhe jeton në Shkup, tashmë në profesionin e lirë të shkrimtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat