Ndahet nga jeta kompozitori Avni Mula! E bija bën dedikimin prekës: Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë

Kultura

Ndahet nga jeta kompozitori Avni Mula! E bija bën dedikimin prekës: Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:53
Avni Mula

Është ndarë nga jeta kompozitori i njohur shqiptar, Avni Mula.

Mësohet se Avni Mula ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 92-vjeçar.

Lajmi është bërë i ditur nga e bija e tij, Inva Mula, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan:

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshëndetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat