Di...

Kultura

Di...

Nga: Zymer Mehani Më: 30 tetor 2020 Në ora: 09:02
Zymer Mehani

Vetëm me një lis

Di të flas për malin

Vetëm me një plis

Di të flas për djalin

Vetëm me një dallëndyshe

Di të flas për pranverën

Vetëm me një lule

Di të flas për verën

Vetëm me një pushkë

Di të flas për lirinë

Vetëm me një trim

Di të flas për rininë

Vetëm me një zemër

Di të flas për dashurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat