Të jem apo mos të jem

Kultura

Të jem apo mos të jem

Nga: Antoneta Uka-Duhanaj Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 17:53
Antoneta Uka-Duhanaj

Jam mbetë e shkretë

Në degën e thatë

Më është ngrirë fjala

Jemi mbetë të ngratë

Kujt t'i drejtohemi

Kujt t'i ankohemi

Nuk ka mê komentar

Atyre që ju besuam

Nuk kemi më besë

Të jetojmë apo të vdesim

Në dorë të fatit kemi mbetë

Erdhi koha të zgjedhesh

Të jetosh apo të vdesish

E atëherë vendosa

Në distancë të rri

Ti pa mua e unë pa ty

Kodo qetësi, kudo frikë

Askush nuk e di

Kah duhet ikë

Mbulle gojën o i gjorë

S'ke ku të ikësh së të kam në dorë

Erdhi koha ku mbretëron qetësia

Frika ,dhimbja ,loti e pa dituria

Erdhi koha që syve s'ju beson

Do jetoj apo do të jeton.

TETORI

Nga bjeshket e Nemura duket shkWlqim

Zbret ngadalw tetori me plot freskim

Drini Bardhw me shumë gurgullime

Sjell freski vjeshte nw vendlindjen time

Kudo shkon ,dwgjon dhe shijon

Erë geshtwnjash,mjalti nga Alpet e vendit tonw

Nga Alpet e bukura zbret njw porosi

Bwhuni gati dimri sa s`ka mwbrri

Mbushen hamberwt kudo nw çdo oborr

Miswr,geshtwnja,ftoj arrë dhe mollë

Oxhaku vjellë tym kudo nga çdo shtwpi

Pritet Tetori me plot ngrohtesi

Bëhen turshitw dhe pjeket rakija

Me begatit natyrore mbushet shtwpia

Bletwt mbushin kurubat(shtëpizët)me mjaltë nga ari

Kudo nw fushë duket me hare fshatari

Të m'bledhë çdo kokërr bukwn e Mot-motit

Tw ulwt nw sofwr t`i falwnderohet Zotit

ATDHE

E di dikush mbi këtë dhe

Çfarë është fjala Atdhe

At-dhe Ati-ytë, At shqip i thonin dikur

E tani baba i thuhet në këtë kulturê.

At-dhe

Një grusht me dhe

Ku të lashë e ku më le

Atdhe dheu i srërgjyshit tim

Unë të lashë e treta në mërgim

At-dhe

O Ati ynë që në qiell

Dëgjo lutjen time për atdheun

Ati imë më thoshte dikur

Mos harro Atdheun

I huaji nuk bëhet i yti kurrë

E tash o ati im

Çfarë po ndodhë me atdheun tim

Mos o at e ke braktisur

Që kaq shumë jem katandisur

Malli im për atdheun

Nuk gjen dot fund

Me dëshirë s'më laa

Nuk e kashë unë

Të mendoja më pak

E të punoja më shumë.

MENDJE NDRITURI

-Ibrahim Rugovës

Trimëria e ti ishte lapsi

dhe dora e shejtë e diturisë

armë kitshte urtësinë

Kosovën e bashkuar me Shqipërinë.

Nuk la mur e gur pa thye

Kosovën për ta dergu në Amerikë

Tërë botën e bëri mik

Zëri i ti me urtësi zanash.

Dhe sˊla farë të keqe me mbi

vrapojke populli pas tij

Si pas ma të mirit hyjni

Emri tij shkruhet në liri.

Veprën e tij e nderon bota mbarë

Ai nuk është i vdekur por është i gjallë

Të gjithë ata që e duan këtë liri

Nu e e harrojnë veprën e tij.

Kishte të tillë që e tradhtuan

Edhe demonë që ta vrasin tentuan

Por ka dhe nga ata besa që e helmuan.

Mbani mbend ju burra tˊsotit

Ky është nipi i Kastriotit

Ky na ishte me gjak shqiptar

Që na njofti bota mbarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat