Bëhem hoxhë në Barbullush

Kultura

Bëhem hoxhë në Barbullush

Nga: Fatmir Lohja Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 11:39
Fatmir Lohja

Në atë botë, Gjergji i bukur,i zgjuar, nga familjet më të mira në Shkodër, pas mbarimit të studimeve, u shugurua prift. Nga rezultatet e larta në mësime, e emëruan në një nga kishat e qytetit të Shkodrës. Shumë besimtarë u gëzuan kur Gjergji veshi rasën e zezë.

Ndryshe nga të tjerët, Rozafa, për tri javë qau me dënesë, kur e pa Gjergjin me sytë e vet, të veshur prift. Gjergjin ajo e njihte që fëmijë, se banonin në të njëjten lagje. Nga dashuria për te, qe gati te sakrifikonte shumë. Me veshjen e Gjergjit prift, shanset për martesë u zeruan. Dihet se priftërinjët katolikë nuk martohen.

Kur i shteruan lotët, e mblodhi mendjen. Rozafa nuk shquhej vetëm për bukurinë, por edhe për zgjuarsinë. Edhe ajo ishte bijë e një nga familjeve të shquara në Shkodër dhe nxënëse e shkelqyer. Në çdo mëngjez, e veshur për merak, me ojna- lojna, i dilte përpara Dom Gjergjit, kur ai shkonte nga shtëpia në kishë.

Si ka njeh zotnia e jote?- e pyeste komshinë e mirë.

Në fillim dom Gjergjit nuk i pëlqeu përshendetja. Komshia nuk po ia respektonte uniformën e re. Dikush thoshte se edhe u zëmerua me shtojzovallën. Rozafa , ambël-ambël, butë - butë, tan lezet , çdo ditë arrinte një fitore të vogël. Ia ngrohu gjakun. Ia trazoi mendjen. Ia rrëmbeu zemrën. Shokët i treguan , se nga dashuria që ka për te , Rozafa është gati të shkojë në altar. Pas këtij lajmi, nga gëzimi, rinillëku, trashigimnia , thonë se Dom Gjergji u shpreh:” Për Rozafën jam gati të bahem hoxhë në Barbullush!”

Dom Gjergji e zhveshi rasën e zezë. Bëri një dasëm të madhe sa e gjithë Shkodra e mori vesh. Në atë kohë Shkodrës i nevoiteshin më shumë mësuesit se predikuesit. Nga martesa me Rozafën e mbushen qerren ding me kalamaj të bukur, të zgjuar , të edukuar. Jam krenar, që një nga pasardhësit e tyre ,e kam shok fëmijërie. Profesor Gjergji, zysh Rozafa , me kolëget mësues, dhe predikuesit patriot, punuan në vazhdimesi për të mirën e Shkodrës. Nga puna e përkushtuar e tyre, me të drejtë Shkoderlocja, krenohet se ka qënë djepi i kulturës në atdhe.

E ku do me dalë me këtë histori?- më pyeti e serta shkodrane.

Në këtë prag fushate elektorale po dëgjoj, se po krijohen shumë parti të reja . Politikanët po i ndryshojnë partitë , si mbretërit gratë. Në profesion si politikanët, edhe predikuesit e kane diçka të përbashkët. Asnjëra palë nuk mbjell farë në arë, prandaj nuk kanë asnjë mundësi për të korrë grurë , kallamoq, kortolla, … Të dyja palët predikojnë tërë ditën, për të afruar sa më shumë besimtarë, apo militantë.

E mbështes guximin e profesor Gjergjit. Për dashurinë e pastërt ndaj zysh Rozafes, Shkodërloces, e braktisi profesionin e vet. E për politikanët, që ndërrojnë partitë , thjeshtë për interesa karrikesh, me thanë të drjetën, nuk kam respekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat