Ku po me thërret ai qiell, e ky qiell

Kultura

Ku po me thërret ai qiell, e ky qiell

Nga: Flora Suldashi Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 11:44
Flora Suldashi

Shkel,

ne tokën e lagur 

nën këtë qiell blu,

shi gjethesh derdhur

 -shkujdesur.

Dehem,

me koktelin: dimër-verë.

Ç’kolor magjeps:vjeshtë.

Vjen,

Era e me fërshfëllon

ca fjalë të pa thëna,

“Me thërret ai qiell”...

Zgjohen një nga një

ënderrat e përgjumura

marrin krah.

Jam,

në aheng,

me ata shpirtëra qe dikur

janë deh nën këtë qiell,

me këtë kolor

në këtë shi gjethesh…

Flatroj,

me ënderrat e lagura

që përnjëherë u zgjuan

ngjitemi atje lart.

-bëhemi jetë!

Intermeco:

më grabit momenti

më merr me vehte,

më bënë Heshtje....

***

Pastaj pyes vehten:

Ku më thërret ai qiell ?

Ç’mall kam, mbi cilin dhe?

Sa larg,e sa afër

sa afër,e sa laaarg?…..

Është çast!

Zemrat rrahin ne distancë

-larg e larg

bëhen zogjë shtegtar

-varg e varg

bashkohen prap ne vals

-atje diku lart...

Epilog:

Ai qiell e ky qiell

përqafohen

-behen NJË!

Ështe një planet.

Ështe një legjendë.

Ështe një QIELL!

-thuret një Baladë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat