Poezia ime

Kultura

Poezia ime

Nga: Bukurie Buçpapaj Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 18:57
Bukurie Buçpapaj

Cikel poetik nga krijuesja Bukurie Buçpapaj.

Poezia ime

Unë dhe ti poezia ime

Do jemi mike të vërteta

 Pasqyrim i ndienjes  sime

E i vargjeve të mia të sinqerta

 

Do jemi mike të pandara

Këtë ta siguroj për jetë

Shpresoj që perëndia e fuqishme

Të më jap jetë e të frymoj

 

Të jap ty shpirt nga shpirti im

E vargjet të rrjellin pa u ndalë

Të jap frymë nga fryma ime

Sa të  jemi unë e ti gjallë

 

Nëse unë vdes e shtrejta poezi

Dua sa dua që të jetosh ti

 Dua që vargu im mbi ty

Të bëhet kushtrim për njerëzi

Së njeriu vdes por jo vepra e tij.

 

Ishe një ëndërr

Ishe një ëndërr që flije tek unë

Sa thell të mbaja në gji

Idhe një ëndërr aq e bukur ti

E pyes veten a do realizohej se di

 

Ishe një ëndërr  që fleja e ngrihësha me ty

 Por ti nuk ishe një ëndërr dashurie

Por ishe një ndiesi shpirti prej vitesh

Emri yt i bukur quhej poezi

 

 Ishe ëndërr e bukur

Nga dora s’të lëshova kurrë

 Se shpirti im për ty është i etur

Sa vargjet e mia bi ty derdhen si lumë.

 

Sytë

Pasqyra e shpirtit

Janë sytë e tu

Të qeshur

 

Buzëqeshja jete

E korrupton edhe djallin

 

Flokët e gjatë

Mbi supe hethur

Sa shumë ma shtojnë zjarrin

 

Buzët e tua të kuqe si qershi

Ia marrin shkëlqimin hënës

Qukat e tua në faqe

Sa shumë t`i du 

 

Moj çika e bukur e Dardanes

Buzëqeshja jote pranverë rrezaton

Floku i gjatë krahërorin ledhaton

Magji e rrallë rritë me ujë të Valbonës

Moj çikë Malësie çikë e Tropojës.

 

Bregut të detit

 Deti me valët  e dallgët

E ti që rend si flutur bregut të tij

Ti edhe deti o ç’ngjajëshmëri

Keni të njëjtën ngjyrë të syve

 

Si deti i kaltër je edhe ti

Ti edhe deti jeni vërtet magji

Me bukurinë tuaj

Magjepsni çdo njeri

 

Ti edhe deti natyrë e trazuar

Herë të qetë e herë të rebeluar

Ti edhe deti jeni vërtet magji

Frymëzim erdhet për mua.

 

Njerëzit janë pak të çuditëshm

Ne jemi pak të çuditshëm në fakt

Perëndia na krijoj

Pa asnjë mëkat

 

Po sa keq kur rritëmi

Me  djallin bëjmë pakt

 

Veten e pyes herë - herë

Si u bëmë kaq të mjerë

Përse njeri -tjetrin e lendojmë

Dhe gabimin se kuptojmë

 

Provoni hyni në botën e një fëmiu

Aty nuk ka asnjë pike sherri

Të kënaqet zemra e të mbushet shpirti

Se sheh veç ëndërra  e lumturi

 

Se e tillë është bota e tij

 

A nuk mujmë të jemi pak njerëzor

E të bëjmë vepra të mira

E mos të jemi kaq mizor

 Sa të  bëjmë veç marrëzra

 

Mendo ulu e kujto

Se një ditë nuk je më

Çfarë bëre  ti analizo

Besoj keq s`do bësh më

 

Botë e shkurtër është kjo jetë

Andaj  mos u mashtroni

Bëni mirë kurrë pa u nda

Të pastër të perëndia të shkoni.

 

Copëza jete

Mora copëza jete

Nga jeta ime

Si një pasqyrë e thyer

 

Mundohem t“i mbledh e t`i ruaj

Si një gjë më të shtrejtë e të vyer.

 

Përballë pasqyrës

Përballë pasqyrës

Unë dhe ti

Njëra imazh

E tjetra je ti

 

Cila është me e sinqertë a e di

Por të dyja jemi një

 

Përballë pasqyrës

Un e ti

Duke analizuar

njera -tjetrën

e di

 

Përballë pasqyrës

Unë e ti

Imazh me emrin

Njeri

 

Përballë paqyrës 

Unë e ti

Xhelozojmë njera- tjetrën

 Unë më e mirë

A po t`i

Harrojmë të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat