Emine Toska iu është drejtuar artdashësve, publikut të dashur me një njoftim

Kultura

Emine Toska iu është drejtuar artdashësve, publikut të dashur me një njoftim

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 21:01
Emine Toska

Ka të bëj më me shfaqjen “7 shkallët”, shfaqje kjo premiera dhe repriza e parë ishte dhënë muajin e kaluar.

Ky është njoftimi nga aktorja Toska

Fort i dashun publik i Teatrit të Gjilanit,

Me keqardhje ju njoftojmë̈ se për shkak të rrethanave të krijuara dhe masave parandaluese në luftën kundër Covid -19, anulohen reprizat e shfaqjeve "7 Shkallët, e datës 11 nëntor dhe poashtu edhe shfaqja mysafire e Teatrit "Adriana" - Ferizaj, e planifikuar të mbahet me datën 13 nëntor.

Pjesa tjetër e programit për muajin nëntor zhvillohet sipas orarit të shfaqur më herët, sigurisht nëse nuk do të ketë zhvillime të reja që lidhen me masat kundër Covid - 19. Ju faleminderit për mirëkuptim".

Gjithashtu, për " Bota Sot" aktorja Toska shpreh dëshirën që sa me parë të krijohen kushtet e favorshme, si pasojë e pandemisë, që publiku të rikthehet në teatër, gjithashtu do të rikthehet edhe reprizat e shfaqjes " 7 shkallët".

Duhet kujtuar se shfaqja “7 shkallët” është pritur shumë mirë nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat