Mendimet bardh e zi

Kultura

Mendimet bardh e zi

Nga: Blerta Baftjari Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 11:43
Blerta Baftjari

S'do doja t’i shpalosja

kujtimet më të bukura ,

s’do të dija a do mundja

apo do refuzoja.

Ndoshta do më ngjallin mirësi e nostalgji

apo do më këpusin këmbët në një errësirë

-- do doja , do doja të isha atje

por jo tani,

më mirë të jem këtu

plot shpresë e gjallëri

se sa atje vetëm vdekësi.

---

me thuaj se nesër s’do të ketë mangësi

e do jem në lartësi

jo në ferr,

por në ardhmëri me plot jetë e dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat