“Ngjyrat e jetës”

Kultura

“Ngjyrat e jetës”

Nga: Zymer Mehani Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 12:02
Zymer Mehani

Autorja Luçia Marku në vëllimin poetik “Ngjyrat e jetës” përmes vargjeve ka trajtuar probleme dhe çështje jetësore, duke i pasqyruar në realitet, në mënyrë të përmbledhur, koncize, me fjalë të zgjedhura dhe fjali, që shprehin mendime të thella, elemente këto që përmbledhjes ia shtojnë vlerën.

Mendime të këtilla, të imponohen pas çdo leximi të poezive të Luçia Markut. Pas leximit të këtyre poezive, ku shprehet mjaft mirë realiteti jetësor në atdhe dhe veçanërisht në emigracion, në Greqi, gjejmë edhe të shprehurit e himanitetit dhe të besimit të thellë në njeriun.

Luçia Marku me dendësinë e mendimeve, të fjalëve dhe fjalive ka shprehur esencën e problemeve. Me krijimin dhe mjeshtërinë e përpunimit të vargut ia ka dalë që lexuesin ta përvetësojë dhe ta bëjë për vete që në kontaktin e parë. Prandaj është e natyrshme edhe ambicia e autores Marku që të krijojë edhe më shumë dhe po ashtu të jetë edhe më e frytshme përnga sasia dhe cilësia, sepse mundet dhe ka aftësi të japë aso realizimesh, ku ndjenjat dhe mendimet shkrihen aq mirë në mes tyre dhe kështu fitojmë një poezi me plot kuptimin e fjalës të llojit më të kulluar të lirikës, poezinë refleksive herë-herë të përzier edhe me elemente të poezisë sociale e tj.

Mund të themi lirisht se autorja Luçia Marku e kupton me seriozitetin më të madh rolin dhe detyrën prej artisteje, që frymëzimin dhe lëndën i gjen edhe kur i kërkon, kur i hulumton dhe heton me kujdes problemet dhe çështjet që duhet të trajtohen në krijimet letrare.

Njeriut si qenie me vetëdije i takon që të kultivojë dhe ruajë virtytet dhe cilësitë më të larta, ndjenjat më të pastërta, më humane, pra edhe dashurinë dhe respektin ndaj tjetrit, ngase ndonjëri dhe do ta kërkojë atë që vështirë ka për ta gjetur në jetë.

Autorja Luçia Marku frymëzimet e veta poetike nuk i kërkon dhe gjen vetëm në të tanishmen, por edhe në të kaluarën e njerëzve si pjesë përbërëse të shoqërisë, duke i gërshetuar kështu elementet dhe momentet karakteristike të së kaluarës me atë të së sotmes për të dhënë një pasqyrë edhe më të plotë çështjesh.

Motivet e trajtuara në vëllimin poetik “Ngjyrat e jetës” janë të shumta. Të përmendim motivin e atdhedashurisë, mallin për vendlindjen, dashurinë në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë, respektin ndaj të tjerëve. Motiv i shpeshtë në këtë vëllim është edhe vetmia, jeta në emigracion etj.

Në vëllimin poetik të autores Luçia Marku gërshëtohen dhe janë prezente pothuajse të gjitha elementet karakteristike të poezisë: meditimet për jetën, lirizmi i thellë dhe rrëfimet prej të cilave nxjerrim idenë, mësimin dhe porosinë e autores.

Në të vërtetë Luçia Marku është krijuese që frymëzimet e poezive të veta i kërkon dhe i gjen në vetë realitetin e kohës. Mendimet e veta për një problem, për një të vërtetë sa do të hidhur që të jetë, ajo i thotë me guxim dhe artistikisht. Duke i lexuar poezitë e saj, nuk e kemi të vështirë të zbulojmë edhe të mësojmë të vërtetën që e ka përcjellë qenien shqiptare viteve të fundit, sidomos një pjesë të emigracionit, kryesisht jetën në emigracion. Realitetin ajo e ka pasqyruar ashtu siç ishte, pa e zmadhuar a zvogëluar fare, pa u mashtruar nga forma e jashtme të cilën ia japin disa.

Luçia Marku shkruan me një gjuhë të pastër, plot e përplot me shprehje e fjalë figurative, me trope, metafora e figura të shumta stilistike. Vargjet e saj kryesisht janë të rimuara plot melodicitet. Të gjitha këto na bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një talente, që është premtuese në fushën e krijimtarisë poetike-letrare.

“Kthehuni, dallëndyshe”

Poetja Luçie Marku me përmbledhjen poetike “Kthehuni, dallëndyshe” depërton lehtësisht në zemrat dhe ndjenjat e lexuesve. Poezitë e kësaj përmbledhjeje kanë nivel kuptimplotë artistik dhe përshkohen me tematika e motive nga jeta jonë, me të tanishmen dhe të kaluarën. Pra autorja lëndën e ka gjetur në jetën e përditshme të së djeshmes, apo të së tashmes, që zhvillohet në vrullin e ngjarjeve dinamike. Motivet janë të ndryshme, si i kurbetit, i atdheut, i miqësisë etj.

Në këtë përmbledhje poetike vërejmë një talente, një poete lirike, një krijuese, që asnjëherë nuk i shmanget asaj që është jetësore, as aktualitetit. Ajo në vargjet poetike transponon me interesim tema e motive, me trajta të thukëta, artistikisht të pranuara. Duke qenë të tilla, poezitë e Luçie Markut na bëjnë që të ndalemi në çdo varg dhe të mendojmë, të kridhemi në refleksionet e tyre, në domethënien e asaj që shprehin, duke na nxitur të hetojmë edhe më tutje, edhe më thellë kuptimësinë e tyre. Kësisoj poetja Marku arrin të na angazhojë plotësisht, derisa lexojmë poezitë e saj dhe të na ngazëllejë, gjersa ndjejmë se si vargjet e saj depërtojnë lehtësisht në mendimet dhe ndjenjat tona, duke na shtuar dëshirën që të përsiasim për to.

Kuptohet se përmbledhja poetike “Kthehuni dallëndyshe” lajtmotiv e ka motivin e kurbetit, dhe kjo sigurisht, për faktin se vetë autorja tash e një kohë relativisht të gjatë jeton jashtë atdheut (në Greqi). Kjo përmbledhje nuk është voluminoze, por dëshmon për natyrën prej lirikeje të hollë të poetes, për çastet e shumta kur ajo shprehet si poete mendore, me shprehje të bukura, të mbështjellura dhe me pak dozë humori (Cikli i poezive “Pak humor”).

Që nga poezia e parë e këtij vëllimi poetik të poetes Luçie Marku, nuk është e vështirë ta zbulojmë dhe përjetojmë ndjenjën dhe mendimin e poetes. Poezitë janë thurur me ndjeshmërinë e një poeteje, e cila gjatë vargëzimit nuk shikon vetëm realitetin e rëndomtë, por edhe fiksionalitetin, prandaj konstatojmë se vërtet, vargjet e saj janë plasaritje shpirti dhe therrje të dukshme zemre.

Në poezitë me motivin e kurbetit, autorja Marku ravijëzon fytyrat e kurbetçarëve paksa të mugëta, të ngrysura, por edhe ndjellamira dhe arrin të shpreh urtësinë dhe krenarinë e tyre, por me dashuri të madhe gjithnjë për vendlindjen, familjen e fëmijët.

Një ndër poezitë më të bukura me motiv të kurbetit të këtij vëllimi është “Besa-besë, emrin shqiptar“ zëri i së cilës vërtet ka dalur si betim prej kurbetçari, që:

“Nëpër botë, mërgimtare rroj

Dhe të gjithë i respektoj

Si vendlindjen nënën Shqipëri

Nuk e lind e madhja Perëndi

Me askënd unë s’të ndërroj

Sa të marr frymë e të jetoj

Le ta njohë gjithë bota e mbarë

Besa-besë, emrin shqiptar”

Edhe motivi atdhetar është i theksuar në shumë poezi të këtij vëllimi poetik të autores Luçie Marku, si në vjershat: “Atdhe, jetën e jap”, “Gjithmonë e madhe je për mua”, “Rrugë të mbarë, shqiponje” e tj., ku malli dhe dashuria për Shqipërinë shpërthen si llavë vullkani nga kraharori i poetes, ngase edhe vetë gjendet jashtë atdheut. Prandaj poetja ( për atdheun) Shqipërinë do të thotë:

“Shqipëri, o atdhe, e shtrejtë je ti

Zemra nga malli gjak më pikon

Flakë po ndizem çdo ditë si qiri

Edhe pse jam larg, shpirti im të don

Po…. sa shumë që po më mungon

S’e dija as vetë këtë rrugë kaq të gjatë

Plaga në zemër po më lëngon

Në mendje të mbaj ditë edhe natë”

Në përmbledhjen poetike “Kthehuni, dallëndryshe” hasim edhe në dy-tri poezi, që autorja ua ka kushtuar më të dashurve të saj: prindërve, motrës, vëllait etj etj. Në vargjet e këtyre poezive vërejmë veç mall dhe dhembje për familjarët. Janë shum të dhembshme vargjet, që ia kushton motrës së ndjerë, Maries:

“Këto vargje po t'i kushtoj

Zemra ime shumë ka mall

Dhimbja për ty më përvëloi

Ah, sikur të ishe gjallë

Ike lart në qell t’ kulluar

Atje ngrohtësisht do të mbajnë

Zotit në gji i ke shkuar

Do të kujdeset për ty gjithmonë

Sëmundja ty shumë të mundoi

Asnjëherë të qetë s'të la

Trupin shumë ta dërrmoi

Nga fëmijët të pat nda’

Ah, moj motër, e dashur motër

Sa herë vija, të gjeja në votër

Të përqafoja menjëherë

Me shumë mall, dëshirë e nder”

Poetja s’do t’i harrojë as miqtë e saj poetë, për të cilët ka thurur poezi përkushtuese (“Dy poetë të çmueshëm jeni”, “Me vëllain tonë kosovar” etj.), në të cilat shfaq dëlirësinë e saj shpirtërore dhe respektin e admirimin për miqtë e penës!

Në disa poezi do të gjejmë edhe dromca humoristike, por edhe autobiografike.

Dhe fare në fund, konstatojmë se Luçie Marku, sikurse edhe në vëllimin e parë poetik “ Ngjyrat e jetës” (Prishtinë, 2017), edhe në këtë vëllim, që është i dyti me radhë, dëshmon se ka prirje poetike, duke e porositur që t’i rreket përvetësimit edhe më të plotë të ngjyrave dhe figuracionit poetik, të shprehjeve më elegante dhe të kulturës së vargut, në orientim të drejtpërdrejtë kah temat bashkëkohore.

Autorja Luçia Marku në vëllimin poetik “Ngjyrat e jetës” përmes vargjeve ka trajtuar probleme dhe çështje jetësore, duke i pasqyruar në realitet, në mënyrë të përmbledhur, koncize, me fjalë të zgjedhura dhe fjali, që shprehin mendime të thella, elemente këto që përmbledhjes ia shtojnë vlerën.

Mendime të këtilla, të imponohen pas çdo leximi të poezive të Luçia Markut. Pas leximit të këtyre poezive, ku shprehet mjaft mirë realiteti jetësor në atdhe dhe veçanërisht në emigracion, në Greqi, gjejmë edhe të shprehurit e himanitetit dhe të besimit të thellë në njeriun.

Luçia Marku me dendësinë e mendimeve, të fjalëve dhe fjalive ka shprehur esencën e problemeve. Me krijimin dhe mjeshtërinë e përpunimit të vargut ia ka dalë që lexuesin ta përvetësojë dhe ta bëjë për vete që në kontaktin e parë. Prandaj është e natyrshme edhe ambicia e autores Marku që të krijojë edhe më shumë dhe po ashtu të jetë edhe më e frytshme përnga sasia dhe cilësia, sepse mundet dhe ka aftësi të japë aso realizimesh, ku ndjenjat dhe mendimet shkrihen aq mirë në mes tyre dhe kështu fitojmë një poezi me plot kuptimin e fjalës të llojit më të kulluar të lirikës, poezinë refleksive herë-herë të përzier edhe me elemente të poezisë sociale e tj.

Mund të themi lirisht se autorja Luçia Marku e kupton me seriozitetin më të madh rolin dhe detyrën prej artisteje, që frymëzimin dhe lëndën i gjen edhe kur i kërkon, kur i hulumton dhe heton me kujdes problemet dhe çështjet që duhet të trajtohen në krijimet letrare.

Njeriut si qenie me vetëdije i takon që të kultivojë dhe ruajë virtytet dhe cilësitë më të larta, ndjenjat më të pastërta, më humane, pra edhe dashurinë dhe respektin ndaj tjetrit, ngase ndonjëri dhe do ta kërkojë atë që vështirë ka për ta gjetur në jetë.

Autorja Luçia Marku frymëzimet e veta poetike nuk i kërkon dhe gjen vetëm në të tanishmen, por edhe në të kaluarën e njerëzve si pjesë përbërëse të shoqërisë, duke i gërshetuar kështu elementet dhe momentet karakteristike të së kaluarës me atë të së sotmes për të dhënë një pasqyrë edhe më të plotë çështjesh.

Motivet e trajtuara në vëllimin poetik “Ngjyrat e jetës” janë të shumta. Të përmendim motivin e atdhedashurisë, mallin për vendlindjen, dashurinë në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë, respektin ndaj të tjerëve. Motiv i shpeshtë në këtë vëllim është edhe vetmia, jeta në emigracion etj.

Në vëllimin poetik të autores Luçia Marku gërshëtohen dhe janë prezente pothuajse të gjitha elementet karakteristike të poezisë: meditimet për jetën, lirizmi i thellë dhe rrëfimet prej të cilave nxjerrim idenë, mësimin dhe porosinë e autores.

Në të vërtetë Luçia Marku është krijuese që frymëzimet e poezive të veta i kërkon dhe i gjen në vetë realitetin e kohës. Mendimet e veta për një problem, për një të vërtetë sa do të hidhur që të jetë, ajo i thotë me guxim dhe artistikisht. Duke i lexuar poezitë e saj, nuk e kemi të vështirë të zbulojmë edhe të mësojmë të vërtetën që e ka përcjellë qenien shqiptare viteve të fundit, sidomos një pjesë të emigracionit, kryesisht jetën në emigracion. Realitetin ajo e ka pasqyruar ashtu siç ishte, pa e zmadhuar a zvogëluar fare, pa u mashtruar nga forma e jashtme të cilën ia japin disa.

Luçia Marku shkruan me një gjuhë të pastër, plot e përplot me shprehje e fjalë figurative, me trope, metafora e figura të shumta stilistike. Vargjet e saj kryesisht janë të rimuara plot melodicitet. Të gjitha këto na bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një talente, që është premtuese në fushën e krijimtarisë poetike-letrare.

“Bashkë ligjërojnë lahuta e pena”

Emri i poetes Luçia Marku tanimë për lexuesit tanë është i njohur. Ajo te lexuesit njihet me vëllimet poetike “Ngjyrat e jetës” dhe “Kthehunu, dallëndyshe” (Prishtinë, 2017), me të cilat hodhi hapat e parë drejt shtigjeve të poezisë shqipe.

Luçia Marku tani lexuesve të saj të shumtë po ua dhuron edhe vëllimin e tretë poetik me vjersha lirike, të titulluar “Bashkë ligjërojnë lahuta e pena“, ku na shfaqet edhe më e pjekur në të krijuarit e vargut dhe tenton, sinqerisht dhe natyrshëm ta vështrojë dhe përfytyrojë jetën në tërësi në krijimet e veta poetike.

Në poezitë e vëllimit “Bashkë ligjërojnë lahuta e pena”,hasim vargje tejet të bukura dhe impresive, siç janë ato për atdheun, për nënën, për vëllanë, për jetën në mëgrim, për jetën në tërësi me të gjitha karakteristikat e saj, për natyrën, botëkuptimet dhe zakonet e përditshme të njerëzve të atdheut etj. Pra, duke u bazuar në këto fakte, konstatojmë se laryshia e motiveve dhe e tematikës së poezive të poetes Luçia Marku është shumëdimensionale dhe mjaft interesante. Këto janë poezi që poetja i ka ngjyruar me kolorit shqiptar, ngase kudo në vargjet e saj lajtmotiv është atdhedashuria.

Poezitë e poetes Luçia Marku, mund të themi se janë piktura të ngrohta lirike, në të cilat lexuesi mund ta shijojë ëmbëlsinë, mallin, dhembjen, por edhe lindjen e perëndimin e diellit me bukuritë e egërsisë së shkrepave të thepisura dhe të maleve të atdheut, si dhe me njomësinë e livadheve, por edhe vuajtjet, brengat dhe krajatat e mërgimtarëve shqiptarë nëpër rrugët e gjata, herë-herë edhe të panjohura të kurbetit.

Të gjitha këtyre tablove të jetës, duke mos i harruar as virtytet e arta shqiptare, por as veset, bukur dhe me stil të veçantë do t’u këndojë poetja e talentuar Luçia Marku, e cila ka arritur shpejt në një shkallë serioze të krijimtarisë letrare, ngase trajtat artistike të poezisë së saj ne i shohim si të plota dhe inventive. Ajo u ka vënë vulë vargjeve të veta me emrin e vet, duke i ngjyruar me një ngjyrë të veçantë, duke i evituar zbrazëtitë e çalimet, me rropatjet krijuese dhe shtytjet e frytshme.

Luçia Marku në vargjet dhe poezitë e saj, gjithmonë në planin e parë, do ta vëjë atdheun, ngase, siç u theksua dhe njëherë, lajtmotiv i poezisë së saj është atdhedashuria. Atëherë, duke e marrë këtë si motiv dominant, prej kësaj poeteje, me të drejtë presim dhe kërkojmë shumë, sepse na duket se ajo di ta pikturojë atdheun e saj, si brenda dhe nga jashtë. Po ashtu, kjo poete në vargjet e veta di ta shtjellojë edhe fatin e njeriut, marrëdhëniet e raportet, mendjeprehtësinë, bujarinë shqiptare etj., bashkë me paragjykimet dhe veset nga më të ndryshmet.

Poetja Luçia Marku tregon maturi dhe gjakftohtësi kundruall befasive të jetës. Nganjëherë ndoshta do të donte të rebelohej e të bërtasë, duke i dhënë hov të posaçëm vargut për të shprehur shqetësim ndaj kësaj a asaj dukurie, por rëndom të josh me të vargëzuarit si lajmëtare e bukurive të vogla të jetës.

Brengat, dyshimet dhe druajtjet në poezinë e Markut nuk përfundojnë asnjëherë me pesimizëm, por edhe ato janë si dëshirat dhe përjetimet e tjera, fryt i emocioneve të ngrohta, vërejtjeve dhe zbulimeve realiste

“Shqiptari, e mjera ti, lëngon nën plagë e vajton në zi”

Emri i poetes Luçia Marku tanimë për lexuesit tanë është i njohur. Ajo te lexuesit njihet me vëllimet poetike “Ngjyrat e jetës” (2017), “Kthehuni, dallëndyshe” (Prishtinë, 2018) dhe “Bashkë ligjërojnë lahuta e pena” (Prishtinë 2019), me të cilat hodhi hapat e parë drejt shtigjeve të poezisë shqipe.

Luçia Marku tani lexuesve të saj të shumtë po ua dhuron edhe vëllimin e katërt poetik me vjersha lirike, të titulluar “Shqipëri, e mjera ti, lëngon nën plagë e vajton në zi”, ku na shfaqet edhe më e pjekur në të krijuarit e poezive, në të cilat ajo ka trajtuar tematika dhe motive të ndryshme, siç janë vargjet për atdheun, për prindërit, për vëllanë e motrën, për jetën në mëgrim, për shoqërinë, për jetën në tërësi me të gjitha karakteristikat e saj, për natyrën, botëkuptimet dhe zakonet e përditshme të njerëzve të atdheut etj. Pra, duke u bazuar në këto fakte, konstatojmë se laryshia e motiveve dhe e tematikës së poezive të poetes Luçia Marku është shumëdimensionale dhe mjaft interesante. Këto janë poezi që poetja i ka ngjyruar me kolorit shqiptar, ngase kudo në vargjet e saj lajtmotiv është atdhedashuria.

Poezitë e poetes Luçia Marku, mund të themi se janë piktura të ngrohta lirike, në të cilat lexuesi mund ta shijojë ëmbëlsinë, mallin, dhembjen, por edhe lindjen e perëndimin e diellit me bukuritë e egërsisë së shkrepave të thepisura dhe të maleve të atdheut, si dhe me njomësinë e livadheve, por edhe vuajtjet, brengat dhe krajatat e mërgimtarëve shqiptarë nëpër rrugët e gjata, herë-herë edhe të panjohura të kurbetit.

Të gjitha këtyre tablove të jetës, duke mos i harruar as virtytet e arta shqiptare, por as veset, bukur

dhe me stil të veçantë do t’u këndojë poetja e talentuar Luçia Marku, e cila ka arritur shpejt në një shkallë serioze të krijimtarisë letrare, ngase trajtat artistike të poezisë së saj ne i shohim si të plota dhe inventive. Ajo u ka vënë vulë vargjeve të veta me emrin e vet, duke i ngjyruar me një ngjyrë të veçantë, duke i evituar zbrazëtitë e çalimet, me rropatjet krijuese dhe shtytjet e frytshme.

Luçia Marku në vargjet dhe poezitë e saj, gjithmonë në planin e parë, do ta vëjë atdheun, ngase, siç u theksua dhe njëherë, lajtmotiv i poezisë së saj është atdhedashuria. Atëherë, duke e marrë këtë si motiv dominant, prej kësaj poeteje, me të drejtë presim dhe kërkojmë shumë, sepse na duket se ajo di ta pikturojë atdheun e saj, si brenda dhe nga jashtë. Po ashtu, kjo poete në vargjet e veta di ta shtjellojë edhe fatin e njeriut, marrëdhëniet e raportet, mendjeprehtësinë, bujarinë shqiptare etj., bashkë me paragjykimet dhe veset nga më të ndryshmet.

Poetja Luçia Marku tregon maturi dhe gjakftohtësi kundruall befasive të jetës. Nganjëherë ndoshta do të donte të rebelohej e të bërtasë, duke i dhënë hov të posaçëm vargut për të shprehur shqetësim ndaj kësaj a asaj dukurie, por rëndom të josh me të vargëzuarit si lajmëtare e bukurive të vogla të jetës.

Brengat, dyshimet dhe druajtjet në poezinë e Markut nuk përfundojnë asnjëherë me pesimizëm, por edhe ato janë si dëshirat dhe përjetimet e tjera, fryt i emocioneve të ngrohta, vërejtjeve dhe zbulimeve realiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat