E verteta nuk ndryshohet vetëm pse një histori e rrejshme tregohet mbi 20 vite

Kultura

E verteta nuk ndryshohet vetëm pse një histori e rrejshme tregohet mbi 20 vite

Nga: Isuf Qetaj Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 14:58
Ish ushtari i UÇK-së Isuf Qetaj, i plagosur gjatë luftës në Koshare.

Fillimisht duke u imponuar me dhunë, e perkrahur nga media te kontrolluara, dhe duke i shpernda spiunet qe e shperndajnë e mbrojnë ketë histori te rrejshme ne parti e institucione te ndryshme ne Kosovë.

Shtabi i LPK-se ( Rognerit ) qe si pjesë e historisë se rrejshme quhet shtabi i pergjithshem i UÇK-se, nuk ishte organizator, financues, bartes as perfaqsues i vetem i luftes tonë çlirimtare. Ky „shtab" ishte nje grup njerezish pa perkrahje nga populli, me bindje politike te majta marsiste-leniniste, me orientim nga Lindja, dhe ideologji e perkrahje nga socialistet e SHIK-u ne Shqiperi , dhe Qosja e Demaqi ne Kosovë.

UÇK-ja para lufte ne periudhen 91-96, ishte e organizuar ne grupe te vogla guerile qe udheqeshin ne Dukagjin nga Salih Çekaj, ne Drenicë nga Adem Jashari e ne Llap nga Zahir Pajaziti.

Keto grupe perbeheshin kryesishtë nga njerez qe ishin pergaditur ne fundvitin 91 ne Shqiperi, nga dakordimi i LDK-se e Presidentit Rugova dhe Shqiperisë per pergaditjen e armatosjen e grupeve te para, qe asokohe komandoheshin nga Komandant Salih Çekaj.

Nga viti 96 filluan edhe u organizuan edhe grupe qe organizoheshin nga LPK-ja.

Ne Dukagjin nga Qerim Kelmendi, ne Drenicë nga Rexhep Selimi e ne Prishtinë nga Nait Hasani.

Pas luftes se Jasharajve ne Prekaz.

Lufta e UÇK-se fillimisht u vetëorganizua nga shtabet lokale ( fshatrat ) per tu mbrojtur nga forcat serbe. Me çrast fshatrat u vetëorganizuan dhe me vetëfinancim u armatosen ne Shqiperi.

Nga qershori 98 u organizuan Brigadat e para nga shtabi i FARK-ut e Ministri i Mbrojtjes, koloneli Ahmet Krasniqi.

Brigadat 134 fillimisht, me vonë brigada 131 e Zona e Rrafshit te Dukagjinit, te komanduara nga Tahir Zemaj, ishin strukturat e para te organizimit ushtarak profesional ne Kosovë.

Pas sulmeve masive te forcave serbe ne shtator ne gjithë territorin e Kosoves, te gjitha zonat e çliruara nga UÇK-ja ranë serish nen pushtimin serb.

Nje pjesë e madhe e ushtareve te UÇK-se mbaruan ne Shqiperi, disa grupe te vogla mbeten ne Kosovë.

Ne Dukagjin Ramush Haradinaj me disa ushtar, pa armatim e ushqim te mjaftueshem.

Edhe ne zona tjera mbeten grupe si ne malet e Berishes e zona te tjera, ku ata pakë ushtar te mbetur te cillet me armatim e ushqim te manget mundoheshin sadopak ti delnin ne ndihmë popullates te pambrojtur.

Derisa ushtaret e komandantet e mbetur kryesisht ne Drenicë, Dukagjin e Llap, ne numer te vogel e ne kushte te veshtira mundoheshin ta luftonin Serbinë ne Kosovë.

Ne Shqiperi pjesë nga Brigadat 131, 134 e BDV Deltat e formuan formacionin GO3 per ti vazhduar sulmet ndaj forcave serbe ne zonen kufitare dhe per ta pergaditur thyerjen e kufirit , sepse ne vitin 98 u pa qe futja ne Kosovë per te luftuar, pa e pasë koridorin e sigurtë per furnizim me armatim nga Shqiperia nuk e çliron Kosoven.

Nga GO3-shi ne prill u thya kufiri ne Koshare, qka perpos humbjeve te medha kunder forcave serbe, ishte edhe perkrahje e madhë per forcat e rrethuara te UÇK-se ne Dukagjin, dhe nje perkrahje e madhe morale per UÇK-ne ne pergjithsi.

Ne Maj 99 u organizua nga Shtabi i LPK-se edhe operacioni Shigjeta ne bjeshket e Pashtrikut.

Ndersa grupe e njesi te ndryshme te udhhequra nga Komandantet si Drini rrethinen e Prizrenit, Ne Drenicë Sami Lushtaku, Ne Llap komandant Remi, Ne Dukagjin Ramush Haradinaj e ne disa ne zona tjera, e vazhduan luften deri ne çlirimin perfundimtar, e futjen e trupave te NATO-s ne Kosovë.

Pra lufta e UÇK-se eshte filluar nga grupet e para te udhhequra nga Salih Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti.

Edhe nga disa grupe te LPK-se kryesisht pas viteve 96/97.

Eshte masovizuar pasë Luftes se Jasharajve ne Prekaz, nga vetorganizimi i shtabeve lokale / fshatrave per ta mbrojtur pragun e shtepisë.

Eshte vazhduar ne organizime profesionale nga shtabi i FARK-ut e Ministrisë se Mbrojtjes.

Ne vitin 99 sidomos pas Rambujesë, shtabi i LPK-se e ka marrë primatin e udhheqjes, sidomos pasë nenshkrimit ne Paris.

Dhe çlirimi i Kosoves ndodhi pas kapitullimit te Serbisë, ndaj bombardimeve te NATO-s, dhe futjen e forcave te KFOR-it ne Kosovë.

Tendenca per ta bere shtabin e LPK-se si organizator, financues e komandues te luftes tonë çlirimtare, eshte asgje tjeter veq se nje histori e rrejshme, e nje lufte te drejtë e te lavdivshme, siq ishte lufta e UÇK-se.

Lufta e tmerrshme per pushtet e njerezve te caktuar brenda keti shtabi, ka çuar deri ne perqarje dhe pasoja qe tani do te zbardhen nga Gjykata Speciale, qe aspak nuk do ta demtojë luften heroïke te UÇK-se, por do ti zbardhin pergjegjsitë personale te ketyre individeve, per krimet e ndodhura ndaj patrioteve shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat