Mirësia ndikon në mirëqenien tonë shpirtërore

Kultura

Mirësia ndikon në mirëqenien tonë shpirtërore

Nga: Anila Kruti Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 12:41
Anila Kruti

Të ka ndodhur ndonjëherë të bësh mirë dhe mos të të kthehet, apo edhe mos të të falënderojnë. Mos e prit! T’i bësh mirë dikujt, jo domosdoshmërish duhet të të kthehet. Mirësia është një burim vlerash brenda nesh e cila ndodh si pasojë e diçkaje të pastër. Ne e bëjmë një veprim mirësie se duam ta bëjmë, jo se duhet. Kthimin reciprok të të njëjtës gjë na çon në një akt jo të pastër sublimiteti. Sepse nuk duhet të presim për atë çka bëmë. Nuk mund të kemi të njëjtat pritshmëri me tjetrin. Ne kemi forcë dhe rrezatim të brendshëm për të mos e lexuar domosdoshmërish falënderimin si pjesë të detyrimit që ka tjetri ndaj nesh.

Mirësia është akt sublim, por tepër njerëzor. I thjeshtë dhe i madhërishëm. Nuk mund ta bëjmë duke pritur nga tjetri. Nëse presim falënderimin apo diçka të ngjashme thjesht e kemi bërë për dukje. Kemi zhvlerësuar aktin më të lartë njerëzor dhe jemi veshur me egoizëm. Të bësh mirë ,apo mirësi jo vetëm që është akti më lartë njerëzor, por edhe një terapi ri-dimesionimi shpirtëror për ne.

Të bësh mirë, të ndihmon të jesh i lumtur shpirtërisht. Të nxjerrësh më të mirën tënde. Të jesh pozitiv dhe mbështetës. Mirësia të ndihmon në mirëqenien psiko-emocionale tënden,jo sepse ke ndihmuar dikë,por se ke ridimensionuar veten tënde. Pra të bësh mirë është të shërosh veten në radhë të parë. Dhe kur shërojmë veten bëhemi më të mirë edhe për të tjerët. Qenia njerëzore në kohësinë e sotme është komplekse. Njeriu i sotëm është kompleks, sa individualist e egocentrist me një un të shpërfytyruar nga pakufishmëria e të paturit dhe tepër individualist. Prandaj edhe jeta jonë është e mbushur me mërzitje, trishtime, depresione edhe kur i kemi të gjitha.

Ti veten tënde dhe të mirat materiale i harxhon vetëm për vete .Një mbushje në dukje e zbrazët. Kur ti, ne fillon gjendesh për tjetrin duke bërë akte mirësie, ma beso aty fillon ndryshon dhe aty fillon të nisi lumturia. Bëj mirë, jo për t’u dukur sepse kuptohesh! Bëj mirë të mbahesh mend.

Mirësia është një postulat dhuratë nga natyra për të shëruar shpirtin tonë dhe për të mbështetur të tjerët. Mos prit asgjë në këmbim sepse ke dhuratën me të madhe që herët a vonë ta shpërblen jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat