Mikut tim nga zemra

Kultura

Mikut tim nga zemra

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 13:22
Xhemajl Mustafa

Miku im,
Zëri i lirisë po tingëllon
U realizua ëndrra jonë.
Por,ca tradhtarë,mercenarë,me plumb në kokë
Të plandosën përtokë!
Tërë Kosova dënesë.
E vranë Xhemën ca të pabesë!
Për Ty rënkon Kosova mbarë
qytetarë e fshatarë.
Kuvendon nëna pranë arkivolit:
"Për ku je nisur djali im?
Po e lë Kosovën në trishtim!
A e patë Xhemën kush e vrau?
Njerëzit e habitur rrudhin krahët.
Një zë nga masa dëgjohet:
"Me siguri një dorë e zgjatur "shkau"!
Miku im,pse ashtu i qetë,nuk flet
Dëgjoje zërin e Rugovës
Këtij natari mendjehollë
që njerëzishëm tingëllon
lirinë e paqen kultivon...

Ti dhe Enver Maloku,bashkë me shokë
Çdo të premte me argumente
e rrënonit serbomadhin përtokë!
Miku im,hapi sytë edhe njëherë
Ma jep dorën bre burrë,që nuk u frikësove kurrë
Kosova betohet,a po ndien
Kriminelin që të vrau,do ta zbulojë.
Edhe pse ai tash në liri
Është veshur në mimikri
Rrah gjoks si patriot çlirimtar
Ky qelbak vendin do ta ketë në hanrak

Çdo ditë nëna pret të dera
Mos po e sjell Xhemën era
Por korbi i zi mbi derë krratë:
"Kot pret Xhemën moj e ngratë!
Prapë e ëma i flet djalit pa gojë:
"Ju mercenarë e vratë Xhemën,por Koosova frymon
Rrugën e pavarësisë dhe paqes nuk e lëshon
Veprat e ti lapidare,rrisin krenarinë kombëtare!

Gjakun e tij nuk mund ta fal!
Ju hijena mos u gëzoni...
E vratë njeriun që luftoi për liri
Kosovën e turpëruat i sollët mjerim!
Ata që mendojnë se Xhema ka vdekur
Është mashtrim,antishqiptarizëm i thekur

Miku im,me dhunë u ndave prej nesh,por
Para familjes,kombit dhe Zotit je i pastër
Drejtësia nuk mund të vdesë!
Pa i gjykuar këta të pabesë!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat