Kthehu

Kultura

Kthehu

Nga: Remzie Raci Rexhbogaj Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 11:21
Arkiv

Kthehu e heshtur

Me shkëlqimin e hënës

Të mos më përgjymohet

Çdo herë buzëqeshja

Kur hija jote

Ikën shpejt

Shumë shpejt

Lart

Shumë lart

E zemra kullon vrerë

Lumturinë ia more

Ti Erna

Kthehu

Më dallgët e detit

Të mos më mbesin

Duart të zgjatura

Mbas hijes tënde

Kokën vëre në krahun tim

Të mos më ngadalësohen

Hapat në ecje

Kur më shtanget trupi

Kthehu e etjen ma shuaj

Me burimin e lotëve të mi

KTHEHU

...

SOT

Asnjëherë sot

S’me pushoj loti

Mallin e dhembjen

Ma di veç Zoti

Në Kosovë do të doja

Sot të isha

Varrin tënd me lot ta ujisja

Eh me Ty Erna doja te flisja

Të tregoj në përgjithësi

Që nga dita kur ike Ti

Pusho e qetë

Doja të të thëm

Së nuk është jeta e bukur

Si Ti kur ishe e që e ke lenë

Çdo gjë sikur ka ndryshu

Nga ai çast kur Ti ke shku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat