Porositë e Hasan Prishtinës për rininë!

Kultura

Porositë e Hasan Prishtinës për rininë!

Nga: Sami ARIFI Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 11:54
Sami Arifi

Duke parë politikaj t’zhytur në batak për pushtet,

të korruptuar sa më s‘ka, që mbysin shtetin e vet!

Ju të rinj me ide dhe shpirt të pastër të bamirësisë,

me guxim të papërulur, të punoni për ndërtimin e Shqipërisë!

 

Porositë Hasan Prishtina kudo ndër ne,

ju rini t’jeni forca për ndërtim në atdhe!

Ju të rinj mos dëgjoni, ecni para me guzim,

Mos u bëni pre e të këqinjve, indoktrinim!

 

Kurdoherë me patriotizëm dhe kurajo civilizuese vendin ndërtoni,

porositë Hasan Prishtina; nëse veten ju e doni!

Në çdo hap që hedhni në jetë për Shqipëri,

te rinia na mbanë shpresa që t’punojnë n’vendosmëri!

 

Këtë e themi hiç pa nda,

se s’bënë ndryshe ore vëlla!

Ta kuptojnë rinia rrugën që duhet ndjekur,

sepse njeriu pa zhvillinin e kombit të tij është vet i vdekur!

 

Kombi pa përspektivë të brezit të ri,

si bora në verë ka për t‘u shkri!

Pra, mos hezitoni ju rini,

për sovranitet dhe zhvillim ekonomik bëhuni një!

Vetëm kështu ju keni vendin për ta shpëtuar,

shteti ligjor n’vendin tonë ka për t’funksionuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat