Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij

Kultura

Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:18
Foto Ilustrim

• A doni t’ju tregoj për mëkatin më të madh? Keqtrajtimi i prindërve.

• Ai që fiton me sherr, është i mundur.

• Ah, sikur të kthehej rinia një ditë, ta lajmëroja se çfarë më bëri pleqëria.

• Ai që mëson dhe nuk e vë në jetë diturinë e tij, i ngjan atij fshatarit që lëron tokën, po nuk e mbjell.

• Ai që të bën keq, shënoja emrin në rërë; ai që të bën mirë, gdhendja emrin në gurë.

• Butësia është ta largosh të keqen me të mirë.

• Çelësi i barkut është një kafshatë bukë, çelësi i të keqes është një fjalë e vetme.

• Dy gjëra janë të pandara nga gënjeshtra: të premtuarit shumë dhe të kërkuarit falje shumë herë.

• Injoranti është i vogël edhe nëse është plak, i dituri është i madh edhe nëse është i ri.

• Jam i habitur me njerëzit sesi i blejnë skllevërit me para e nuk i blejnë të lirët me bamirësi.

• Jo çdo gjë që shpreson njeriu mund të arrihet, fryjnë erërat edhe pse nuk dëshirojnë anijet.

• Kë do zemra, atje do shkojnë këmbët.

• Koprraci nuk ka pasuri, ai është rob i saj.

• Kur linde ti, qave, po qeshën të tjerët; jeto në mënyrë të tillë që kur të vdesësh ti të shkosh i qeshur dhe të tjerët të qajnë për ty.

• Kur macja ndjek miun, ajo është luan. Por, kur lufton me tigrin, ajo është mi.

• Kur shtohet urtësia, pakësohet të folurit.

• Lëvizja e shkëmbinjve nga vendi i tyre është më e lehtë se të bësh të kuptojë atë që nuk kupton.

• Luftoji epshet tuaja, siç lufton armiqtë tu.

• Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat