Shqipja në fluturimin e vet, kurrë vdekje mos pastë!

Kultura

Shqipja në fluturimin e vet, kurrë vdekje mos pastë!

Nga: Ylli Mece Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 13:38
Ylli Mece

Shpesh në jetën tonë të përditëshme, vrasim mëndjen se çështë gjuha, si ka ardhur dhe na ka shoqërur ajo hap mbas hapi në shekuj ? Kjo të ketë qenë dhe kështu të jetë folur dhe nga të parët tanë ? Nëse jeta dhe zhvillimi i shoqërisë, që prej fiseve ilire, madje dhe para tyre e deri në ditët e sotme, janë shoqëruar me zhvillime të vrullshme historike duke kaluar nga një shkallë më e ulët zhvillimi në një më të lartë, po gjuha a pëson ndryshime paralelisht me zhvillimin historik të shoqërisë apo jo? Sigurisht dhe kjo e kërkon nji përgjijgie.

Veçse shpjegimi për gjuhën, kurrë nuk mund të ishte e plotë nëse nuk e shikojmë atë të lidhur ngushtë me organin material fiziologjik e muskuloz, atë që ka aftësinë jo vetëm e kombinacionit të tingujve, por dhe të përcjelljes së mendimit, duke luajtur kështu një rol jshtëzakonisht të madh në komunikim në të gjithë shoqërinë njerzore. Është pikërisht kjo aftësi e saj dhe falë ekzistencës, që shqipeja jonë e bukur dhe e bekuar, lidhet ngushtë dhe me koloritin e madh e të gjërë të popujve të botës, gjuhë kjo sa e shënjtëruar po aq dhe jetëgjatë. Stuhitë e furishme të kohës, dyndjet dhe çvendosjet valë valë të barbarëve mëkatarë të gjuhës së lashtë të arbërit, lutjet deri në kupë të qiellit duke e mallkuar atë me tymin e temjanit të zi, bënë që shqiptari falë maleve të tij të lartë dhe po me atë lartësi të shpirtit të vet luftarak, të gjente strehim , për mbiekzistencën e vet, pikërisht atje, ku thuhet se qëndrojnë shqipnjat.

Në këto kushte, gjuha ngeli në male, andej nga do të lindnin epikat dhe këngët e kreshnikëve, për tu përhapur më paskëtaj e për të zbritur në gjithë Iliridën, kështu që gjuha jonë kaq e ëmbël kaq e mirë e kaq me vlerë, u bë jo vetëm formë e ekzistencës dhe përcjelljes së mendimit arbëror, por dhe sintezë e ekzistencës së një populli vital e të pa epur. Aje ku ka një gjuhë, ka dhe një popull i cili lidhet drejtë për së drejti me kulturën, doket zakonet kënget vallet gëzimet dhe hidhërimet e tij të cilat janë shprehur jo vetëm me gjuhën e artikulur të zëshme, por dhe atë të simboleve atistike, të cilat i gdhend ndërgjegjia kombëtare. Duke qenë e tillë, me të drejtë mund të themi madje dhe me krenari, se ajo ka qenë, është e do të ngelet përherë e në shekuj, arteria jonë shpirtërore e cila na jep jetë por dhe që përckton vëretetsinë tonë të veçantë por dhe prjardhjen si popull e të dallueshëm nga të tjerët. Çuditërisht, një vend me një dendësi kaq të vogël popullate si kjo e jona e që dikur ka patur shtrirje të madhe e të gjerë, pothuajse në gjithë Ballkanin e deri në malet e Kaukzit, prej Jonit e deri në Apenine pse jo dhe deri në brigjet e gadishullit Iberik, ka qenë njëkohësisht dhe objekt i lakmisë së armiqve tanë, të cilët i janë vërsulur me egërinë më të madhe për të na shkombëtarizuar duke derdhur mbi trojet tona arbërore, gjithë egërsinë e tyre për të nënshtruar tokën tonë, popullin dhe gjuhën tonë. Me shekuj dhe shekuj mbas shekujsh, na pushtuan, aq sa dhe vet globi do të dridhej.

Beteja të ashpra, të dukshme e të padukshme, me tonelata u hodh helmi dhe vreri mbi gjuhën tonë duke e shoqëruar këtë projekt- tragjedi, jo vetëm për shpopullimin me dhunë të shqiptarve nga trojet e tyre, por dhe me plane ogurzeza për vrasjen e shqipes, të cilës ju vërsulën me zjar e me hekur duke nëmur e mallkuar gërmat e Kongresit të Manastirit dhe mësuesit e parë të shkollave tona shqipe. Mos vallë pikërisht në kohën e mallkimit të madh dhe vet shqipet uleshin dhe lotonin në gjuhën e tyre pikërisht në bjeshkët tona të cilat morën dhe emrin “Bjeshkët e namuna” ?! Jo jo nuk është e mundur ! Ato,mund të jenë ulur aty dhe të kenë lotuar vërtetë, por ato nuk e ndalën fluturimin e tyre të lirë , ndaj dhe shqiptarët janë bij të shqipes dhe gjuha e jonë është gjuhë shqiponjash e lindur për në të largëta fluturime.

Për gjuhën tonë të bukur do të uronim me këtë rast : “Shqipja në fluturimin e vet, kurrë vdekje mos pastë” !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat