Amshimi

Kultura

Amshimi

Nga: Nexhat Halimi Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 23:51
Nexhat Halimi

Dhe ja, arritëm, vogëlushe.

Me gjak e fanfare zgjojmë Ilirinë.

Zjarri me ngjyra prek tërësinë.

Ja Toplica, rrugët vetmuar fare,

Molla e Kuqe nën shi e borë!

Ja Malësia e Madhe në dritare,

Ja Çamëria zgjohet në dorë.

Arritëm vogëlushe në një kurorë.

- Pagëzoje lindjen tënde,

- shkruama emrin, ëndrrën

e gjatë,

vogëlushe!

Krejt çka i takon dashurisë

do të jetë e amshuar:

- lulja dhe flutura,

- uji dhe fëmija me mollë në dorë,

pastaj buka, ajri,

e një mall, e një mall,

për ata që nuk janë këtu.

Amshimi II

Dhe ja, arritëm, vogëlushe.

Ky është Ulqini mes ujit e qiellit,

Mes pulëbardhës e kalasë,

Mes ulliri, e fiku, e pjeshke...

Rrënja i arrin prej amshimi

Te lulja bedençe, te ylli agon!

- Pagëzoje lindjen tënde,

- shkruama emrin, ëndrrën

e gjatë,

vogëlushe!

Krejt çka i takon dashurisë

do të jetë e amshuar:

- lulja dhe flutura,

- uji dhe fëmija me mollë në dorë,

pastaj buka, ajri,

e një mall, e një mall,

për ata që nuk janë këtu.

Nobelisti shqiptar

(FeridMurad, është mjek, farmacist me famë botërore,

i cili fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998)

Silueta e paqartë ndiqte kolonën e përgjakur,

të thyer nën retë e Likovicës së Gostivarit,

Vagëllimë e ujit gjarpëronte shkrepje mijëvjeçare.

Ngelnin lart veç shkrepat e vjetër të Sharrit.

Nata e vrarë, sytë e hutinit e shenjat e varrit.

Me dhembjen e pashuar të etjes shqiptare

Ecje udhën në Idiana në Amerikë, me sy në dritare

Ja tashmë FeridMuradi me shpërblimin Nobel

Për fiziologji dhe mjekësi më 1998 fitoi përjetësi

Me pak atdhe në dorë, ikje udhët në largësi

Ikë dhe mbushesh frymë, e prapë ikë dhe ikë

Arrin rrugës së mëhallës te shtëpia e vogël afër Tetovës

T'i tregosh botës vijën tepër të gjatë e të hollë

Deri te vetëtimat me ëndrra të pavdekësisë.

Ja ti je i njëjti fëmijë, e njëjta etje shqiptare.

Ecë sheshet e Amerikës me filozofi ritmike,

T'i hedhësh dritë diturisë së vjetër mijëvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat