Tito e ka helmuar Stalinin!?

Kultura

Tito e ka helmuar Stalinin!?

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 22:25
Stalini-Tito

Historiani slloven, Joze Pirjevec, pohon se Stalini ishte i helmuar nga vrasësi që është paguar nga Tito.

Josif Stalini, në vitin 1923 ia ka dërguar një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon se lideri tashmë i sëmurë, Vladimir Lenini, e ka kërkuar nga ai një dozë të cianidit vdekjeprurës, për t’i dhënë fund agonisë dhe vdekjes së ngadaltë.

“Nuk kam forcë për ta përmbushur kërkesën e Leninit, ndaj më duhet ta refuzojë këtë mision, pa marrë parasysh se sa human dhe i nevojshëm është”, ka shkruar Stalini.

Lenini vdiq vitin tjetër, si pasojë e sulmit në tru. Konkluzioni tek i cili kanë arritur mjekët është se Lenini me të vërtetë ka mundur të ketë sulm, si pasojë e helmimit me cianid. Dyshohet se Stalini nuk ka ngurruar ndaj kërkesës së Leninit sidomos pasi ai, në rast të vdekjes së tij, do ta merrte kontrollin e Bashkimit Sovjetik.

Këtë fakt, si pikënisje për tezën e tij, e përdori historiani slloven Joze Pirjevec, i cili kohët e fundit botoi biografinë e Titos, ” Tito in tovarisi” (Tito dhe shokët), që ndjek 27 vjetët e tij në pushtet. Biografia është bazuar në dokumentacion të gjerë, nga arkiva të shumta, shumë prej të cilave janë neglizhuar dhe injoruar më parë.

Në mesin e shumë zbulimeve të tij, Pirjevec thotë se Tito, sipas të gjitha gjasave, ka urdhëruar vrasjen e Stalinit me helm, i cili helm ka shkaktuar më vonë sulmin e tij në tru. Ai thotë se Tito e urdhëroi vrasësin për ta helmuar Stalinin, në të njëjtën mënyrë siç ka kërkuar Lenini. Ndërsa, shumica thonë se nëse Stalini e ka vrarë Leninin e Tito Stalinin, në këtë mënyrë ka vepruar drejtësia!:

Kur Stalini vdiq më 5 mars 1953, në zyrën e tij është gjetur letra paralajmëruese e Titos.

Dihet paraprakisht se Stalini nja 22 herë u përpoq ta vriste Titon, sepse ata nuk pajtoheshin, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Por, të gjitha përpjekjet e këtyre atentateve kanë dështuar, përfshirë rastin kur Stalini ia ka dërguar një kuti për bizhuteri e cila kur hapej lëshonte gaz nervor.

Në letrën e tij Tito ka paralajmëruar Stalinin se ai (Stalini) mund të dërgojë sa të dojë vrasës, por se atij (Titos) i mjafton vetëm një…

Historia fillon më 28 shkurt 1953, atëherë kur Stalini i lodhur e lëshon kabinetin dhe tërhiqet në shtëpinë që ndodhej në periferi të Moskës. E zhvilloi një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, përfshirë kreun e policisë sekrete, si dhe Nikita Khrushchevin – shefin e atëhershëm të partisë për Moskën.

Sipas të dhënave historike, takimi zgjati deri në orën katër të mëngjesit dhe asnjë prej të pranishmëve nuk vërejti se Stalini ndjehej keq. Stalini sigurimit pastaj ia dha “lirinë”, duke i urdhëruar që të mos e zgjojnë nga gjumi.

Zakonisht, Stalini është zgjuar në ora 06:30 të mëngjesit. Atëherë e ka ftuar sigurimin që t’ia sjellin një çaj. Por, kjo nuk ndodhi kështu. Derisa truprojat ishin të shqetësuar, nuk kanë harruar se janë urdhëruar që të mos e zgjojnë. Në atë kohë, shpërfillja e urdhrave ndëshkohej madje edhe me ekzekutime.

Ata gjetën Stalinin të shtrirë në dysheme, të palëvizshëm, pa fuqi për të folur. Ishte ende gjallë. Ora e tij e thyer ishte ndalur në 6:30, gjë që tregon se në atë kohë e kishte pësuar sulmin.

Sigurimi edhe atëherë nuk guxonte që ta ftonte mjekun, nga frika se i tejkalojnë kompetencat që i kanë. Pas reflektimit të gjatë, e telefonuan ministrin e Sigurimit të Shtetit, i cili e ftoi shefin e policisë sekrete. Tek atëherë ka arritur mjeku (shumë historianë sot besojnë se ata qëllimisht e vonuan ardhjen e tij).

Kur mjeku erdhi, Stalini ishte i paralizuar, pjesërisht, ndërsa villte gjak. Çdo gjë tregonte se ai ka përjetuar një sulm të rënd në tru. Stalini jetoi në agoni për disa ditë, për të vdekur më 5 mars, si rezultat i problemeve me frymëmarrje.

Pirjevec thekson se Stalini ishte i shqetësuar seriozisht në lidhje me kërcënimin e Titos, ndonëse mendimi i pranuar, botërisht, e që mbizotëron edhe sot, është se Stalini kishte edhe më herët sulme të tilla në tru dhe se sulmi i fundit nuk ishte befasues për askënd.

Por, kur në vitin 1955 Khrushchevi e viziton Beogradit, ai i ka kërkuar falje Titos për të gjitha atentatet, ndërsa i jep mirënjohje që ka mbijetuar.

“Vërtet jeni ruajtur mirë. Keni njerëz të mirë rreth vetes, spiunë të mirë të cilët e dinin çdo qëllim të Stalinit”, ka thënë Khrushchev.

“Stalini e dinte gjithmonë se sa mirë më ruajnë. Pas paralajmërimeve se ka dërguar shumë vrasës, është e qartë se edhe ai ka pas pak frikë”, ia kthen Tito. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat