Lumturia, fuqia e ndjenjave dhe fuqia e shpirtit

Kultura

Lumturia, fuqia e ndjenjave dhe fuqia e shpirtit

Nga: Baki Ymeri Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 08:14
Kopertina e librit

Lumturia është një ndjenjë ose gjendje kënaqësie, gëzimi i madh që përjetohet nga njeriu. Njeriu që nga krijimi i tij kërkon këtë gjendje mirëqenie. Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim, në një çast apo në shumë çaste gjatë jetën sonë. Nga kjo del se lumturia është një dëshirë pozitive që meriton të dëshirohet. Autorit të kësaj vepre, Zoti i ka dhuruar shëndet, frymëzim dhe një familje të bukur e të lumtur. Duke qenë gjithmonë i dashuruar, Remzi Basha na dhuron një libër të ri me vargje briliante ku defilon fuqia e ndjenjave dhe fuqia e shpirtit. Në poezitë e tij defilojnë mendimet, zogjtë, emocionet, vendlindja, atdheu, mërgata shqiptare, etja për jetë, drita e lumturise dhe fuqia magjike e dashurisë. Vargjet e Remziut janë deklarata dashurie me mjaltë shqiptarie. Ai ëndërron, ndjen dhe shkruan me një sinqeritet që i ka hije. Edhe në këtë vepër të re, hyjnesha e dashurisë (Afërdita), vjen si një zanë mali, gjithmonë e bukur dhe e buzëqeshur.

Disa filozofë parashtrojnë çështjen morale të lumturisë dhe e identifikojnë me kënaqësitë. Ata e arsyetojnë këtë me argumentin se lumturia është një gërshetim ndërmjet trupit dhe shpirtit. Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani, si e tillë, a është e qëndrueshme në kohëzgjatje në kohë të përtanishme? Pasiqë e dëshirojmë përgjithmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore, si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes dhe me të afërmit. Me një fjalë, siguria e shumëanshme e permanente krijon gjendje qetësie dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjërë të plotësimit të kënaqësive, dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumturi. Njeriu e dëshiron lumturinë dhe ajo në brendi të tij shndërrohet në uri të përjetshme. Duke u nisur nga shëndeti, familja, dashuria, miqtë, puna, fitimi, siguria, respekti e mirënjohja, të gjitha këto e kanë rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.

Remzi Basha shkruan me zërin e zemrës, për atdheun, për Kosovën, për nuset nga Çamëria, për Gjergj Kastriotin dhe Adem Jashrin, për testamentin e dashurisë, për ëndërrat e gëzuara, për trimat e Dardanisë, për dritën e dashurisë, për gjeografinë e atdheut dhe alfabetin e atdhedashurisë, për mbretërinë dhe fuqinë e dashurisë, për botën e bekuar të dashurisë dhe për fuqinë magjike të saj, për pranverën e dashurisë dhe parajsën e saj, për shpirtluaneshën e Dardanisë, për perandorinë dhe perëndeshën e dashurisë, për portën e lumturisë, për Afërditën e tij dhe për shpirtin e saj të shenjtë, për deltën e dashurisë, për lumturi hyjnore dhe për shtratin e dashurisë, për zjarrin dhe moshën e artë e dashurisë, për nuset e fjalës, për shijen e dashurisë, për zanat e Dardanisë, për nektarin dhe dallgët e dashurisë, për mjaltin e buzëve të zanës së tij.

Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën tonë. Vlen ta përsërisim se nga kjo si përfundim nxjerim se lumturia është dëshirë pozitive që meriton të dëshirohet. Ja se si e spjegon Schopenhaueri këtë : ”Jeta luhatet si lavjerësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes.” Nënkuptohet se kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër, jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bër të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetvehten. Remzi Basha trajton disa nga kushtet e karakterit fizik, moral dhe etik të lumturisë. Kjo nuk është tjetër veçse një pjesë e imagjinatës së njeriut. Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqsi dhe plotësim nevojash që përbën një mori vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tonë.

Remzi Basha (nënkryetar i degës së LDK në Suedi), ëshnjë një njeri delikat. Delikatesa është cilësia supreme dhe e rrallë e shpirtit njerëzor. Nëse njeriut i mungon kjo cilësi, atij i mungojnë të gjitha cilësitë e tjera të shpirtit: inteligjenca, mirësia, altruizmi, zemërgjerësia etj. Në vargjet e tij reflektohet idealizmi, në të cilën nostalgjia është gjendje e përhershme e mënyrës rrëfyese. Për sa i përket ideve, te autori i kësaj vepre bëhet transferimi i kësaj cilësie njerëzore dhe artistike, sepse vëzhgimet biografike vërtetohen nga hipostazat e tyre lirike. Herë pas here, ndryshimi i tonalitetit e ntrash delikatesën e shprehjeve midis lirikës dhe epikës, me shënime empirike, në hartën e krijimit naimian për ta njohur shpirtin e kthjellët, në përputhje me idenë e përbashkët të luftës, dhe më vonë të realizmit, të evolucioneve, madje edhe të revolucioneve.

Një poezi, e cila është një jehonë e ndjesive, gjithmonë e ka burimin në jehonat e realitetit, në jehonat e aspekteve dhe rrethanave të jetës reale. Kjo është arsyeja pse unë besoj se poezia e Remzi Bashës ka një sfond të realitetit në motivet më të brendshme të frymëzimit dhe imazhet me përdorim elementesh konkrete. Ne konsiderojmë se këto tipare të imazheve biografike nga krijimi lirik shfaqen në poezitë me elemente artistike për emocione të thella që e mbulon tërë krijimin në mirazhin e iluzioneve. Përsiatja është baza e qëndrimit të tij estetik. Kush nuk e njeh Kosovën, nuk do të jetë kurrë në gjendje të kuptojë poezinë e Azem Shkrelit, të Ali Podrimjes, apo të Neki Lulajt, Dedë Preqit dhe Remzi Bashës në diasporë. Duke përfunduar me vëzhgimin e ndjeshmërisë së tij përmes një kontakti të ngushtë me jetën, kuptojmë se atje mbretëron një arkitekturë e lashtë lirike, patriotike dhe erotike. Gjatë gjithë veprave të tij identifikohen përsosjet e shkollës, si dhe tensioni sentimental dhe ndijor i lirikës moderne.

Jezu Krishti e fillon fjalimin e tij: “Predikimin në Mal tregon se lumturia vjen nga një marrëdhënie e mirë me Perëndinë”. Sentimentaliteti dhe hapja naturiste dhe simbolike ndaj universales, fillojnë nga përmbushja e identitetit. Personaliteti i shkrimtarit vihet në pah, veçanërisht, nga perspektiva biografike, përsosja estetike përmes leximit integral të veprës dhe ne mund të zbulojmë, në tekstet e tij letrare, një imazh të një delikatese dhe ndjeshmërie të rrallë. Shumë njerëz do ta pranonin menjëherë se lumturia varet më shumë nga faktorë të tillë, si shëndeti i mirë, një qëllim në jetë dhe marrëdhënie të mira me të tjerët. Lumturia është përkufizuar si gjendje mirëqenieje relativisht e qëndrueshme, që karakterizohet nga ndjenja që shkojnë nga kënaqësia deri në një gëzim të thellë e të madh në jetë, si dhe nga dëshira e natyrshme që kjo gjendje të vazhdojë. Mund të shkruash çdo gjë me vlerë që të vjen ndër mend, si: familja, shoqëria, puna e palodhur, shkolla, arritjet, paraqitja, paraja, lumturia, martesa, mirësia ndaj të tjerëve, shëndeti dhe besimi fetar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat