Edhe sot me ju qeshë si dje “zorra qorre”

Kultura

Edhe sot me ju qeshë si dje “zorra qorre”

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:15
Kalosh Ҫeliku

(Armiku im besnik pas porte nëse është shqiptar)

Armiku im besnik?! Nëse, është shqiptar

Patjetër, duhet të ketë Besë. Dashuri!

Dhe, nuk duhet të më vë pusi pas porte

Vrasë, natën në pabesi. Qaj, ditën. Varr.

Armiku im. Nëse: Është shqiptar me Besë

Dihet, Qeveritare. Nuk duhet, presë në Besë!

Shqiptarët: Armikun e kanë pritur në Shtëpi

Pa e ditur. Se, e kanë pasur armik shekullor:

Ia kanë vrarë Cucën. Djalin e vetëm, në pusi.

Krahë më krahë, ia kanë hapur Derën:

Edhe, ia kanë hapur Portën, në Shtëpi.

Hapur, Derën. Konak me kafe “turke”;

Natë, kalimtari rasti. I kanë bërë Shtëpi.

Ditën e Nesërme, i kanë thënë: Rrugë të mbarë

Kur, E kanë kuptuar si armik. Vrasës i pabesë:

Që, Sot: Ne, gjithë jetën, si familje jemi hasëm.

Armiku: Nuk duhet të më vë pusi, pas porte:

Dali, si burrat e majdanit: Në Fushë Lufte,

Dhe, vrasë natën në rrugë. Nesër, qajë, ditën:

Fjalimeve patetike. E, lule plastike, mbi Varr.

Armiku im besnik, nëse: Është shqiptar

Nuk, duhet të më vrasë natën pas porte:

Dhe, qajë ditën me lule plastike mbi varr ...

(Porosia e Qeverisë “përbashkët”

dhe e Imja si Poet Shqiptar)

Edhe, porosia e Qeverisë “përbashkët”

Popull, kini kujdes! Respektoni masat!

Unë, them: Jepni popullit ushqim cilësor

Vitamin D. Dhe, pak rreze Dielli mbi Mal!

Jo, Koronavirus. Lopë shterpa Katundi

Qeveri, me “armikun e padukshëm”:

Që, i keni rritur masat policore Qeveritare.

Nga të katër anët, rrethuar me Koronavirus:

Besë politike. Pabesi. Dhe, Liri artistike.

Shkak, që Sot, u përgjigjem publikisht:

Popullit, jepni bukë! Liri. Jo, Koronavirus!...

(Kalosh Ҫelikun natën në ëndërr

e kafshoi dhe gjarpëri Shullanit)

Kalosh Ҫelikun, natën në ëndërr

E kafshoi, dhe gjarpëri Shullanit:

Në gishtin e madh të dorës majtë.

E preu mishin. Dhe, e shtrydhi gjakun

Burri botës, e nxorri jashtë helmin.

I doli gjumi. Dhe, tha: Është, ëndërr.

Ditën e Nesërme. E “dogji” Gishtin e Madh

Kalosh Ҫeliku, Poet. Nuk e fshi ëndrrën:

E vazhdoi gjumin. Edhe, Ditën, e Nesërme...

(Në jetë i pranoj gratë kurva

po jo edhe rrospitë meshkuj)

Edhe, në jetë i pranoj gratë kurva. Kurtizane

Shkaku: U ka hije partizaneve. Xhadive:

Jo, rrospive meshkuj me dimia “kuqezi”.

Nateditë, brekët mbi Dimia “shqipomjë”:

Zarzavateve Kopështit, me Covid -19, të

Që, shiten shum lirë në “Bit-Pazar”. Shkup.

Unë, kur pi raki rrushi. Dhe, rrokem futas

Me dy shtambat me verë të Mikes Di:

Dudumët, me çaj rusi në rrugë. Xhami...

(Armiqtë e mi i luftoj

me raki rrushi)

Po. E kam thënë: Moti kohë: “Armiqtë”

E mi politik: I luftoj me Poezi Erotike:

Sot, nuk mbaj armë. Kashikara serbi

Po, Dy kashikara me barot: Raki Rrushi.

Nuk, ka problem: Kur, të duan ata, Sot

U them: Unë, e pi edhe Raki Rrushn:

Dy shtambat me verë të Mikes Di!..

]

(Nuk qanë dhe as qeshë Talia

vajton “Ҫiftelia me dy tela”

Sot, si Dje: Përpiqen rehabilitojnë veten

Me Rilindasët. Arnuesët e “veprave”?!

Jo, o dudumë: Nuk qanë, as qeshë Talia

Shkaku, juaj?! Vajton “Ҫiftelia me dy tela”.

Edhe, regjisorit tënd: Që, arrnonte “komedi”

Me tekstet e Rilindasëve. Dramave të Mia:

Suxhuk turku, u nxirrte nga torba grave.

Që, simbolizonte Kryengritsin tim fushave:

Nateditë, në luftë me Haremët e Sulltanit.

Plagiaturë e satirave të Kalosh Ҫelikut:

“Imzot, lehin qentë”. (Dhjetë drama, 2013):

Dhe, “Kopeja me zgjebe ndjek Autorin”.

“Ndihma e shpejtë”. Satirë, që u realizua

Në Kumanovë. Dhe, u sabotua në Shkup.

“Zorra Qorre”. Që, e hiqnit nga skena:

Në Kumanovë. Dhe, Strugë para publikut.

Sot, me ju qeshë: “Zorra Qorre” me dy tela...

(Lufta Ime me Penë vazhdon

me armikun e pabesë

Ende, jam në Luftë me Penë. Mejdan

Dihet, me dudumët e pabesë në Shkup.

Gratë e mia besnike. Kurva azgane:

Rrospitë meshkuj “Bit-Pazari, në Shkup

Dhe, Dy shtambat me verë të Mikes Di.

Lufta, edhe Sot vazhdon me Penë kaçaku

Ibrikët me Raki Rrushi. Kashikara serbi:

Që, i nxorra nga brezi shqiptar. Përmejdani

Fushëbetejë. Dyluftim, me hasmin e pabesë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat