“Kënga e Dorës”, një këngë ri-zgjimi të vlerave artistike shqiptare performuar nga të rinjtë tinejxherë

Kultura

“Kënga e Dorës”, një këngë ri-zgjimi të vlerave artistike shqiptare performuar nga të rinjtë tinejxherë

Nga: Agron Elezi Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:33
Agron Elezi

Kënga e mirëpritur tani më është publikuar në YouTube me titullin “Kënga e Dorës” më 23 nëntor 2020 nga kompozitori Agron Elezi. Përndryshe ky kompozitor, ne vitin 2018 është klasifikuar si kompozitor elitarë dhe finalist ne konkurrencën botërore të konkursit internacional “Creative Composer” të organizuar nga Italia dhe Spanja me kompozimet “Ikja e Vashës Kosovare” dhe “1468”.

Shkruar nga: Bekim Rexhepaj, 30 Nëntor 2020 Gjilan, Kosovë

https://www.youtube.com/watch?v=rBBcK2XXrv0&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2uD2zWxtUxZ7OACltcbHTVS_o4e83bfwLU-S_ZByuYHHHho_87rJ1PJnA

Kuptimi i këngës & analiza e lirikës

Orkestrimi i këngës është me instrumente të gjalla duke filluar me piano. Muzika reflekton harmoni perfekte, sa sublime aq edhe e kapshme, si karakteristikë e kompozitorëve me plotë madhështi të aftësive muzikore. Teksti, që n’dukje është i thjeshtë, duke evokuar mesazhin fisnik shqiptar të trashëguar nga rilindësit, por, në të njëjtën kohë ka thellësi të veçantë, sepse përkon me kahjet humanitare revolucionare të botës moderne.

Kënga fillon në frymën rilindase me vargjet e Naim Frashërit për gjuhën tonë të ëmbël, e që janë familjare për çdo shkollar shqiptar, si të vogël si të madh. Pastaj teksti vazhdon me mesazhin e prejardhjes dhe stërgjyshërve tanë, e që gjithashtu ka qenë temë e vazhdueshme artistike e poetit tone të madh Naimit – në rizgjimin, rikultivimin, mbajtjen gjallë, dhe kujtimin e vendeve tona, dhe heronjve kyç tanë ndër më të ndritshmit, për zgjimin e dinjitetit dhe forcës, mu në kohën e formësimit të shteteve në baza nacionale, kur tokat dhe populli ynë sakatosej nga interesat dhe planet e superfuqive të Evropës në marrëveshje me armiqtë sllav, fqinjë tanë.

Paralelisht, vargjet e para të këngës nxjerrin në pah edhe një kuptim më të avancuar bashkëkohorë. Të kujtosh Naimin dhe vargjet e tij, është sikur të rikujtosh pastërtinë e gjuhës sonë dhe origjinalitetin e shpirtit tonë. Ne ditët e sotme, kur industritë e huaja muzikore të fuqishme ndikojnë me të madhe në rininë tonë dhe kahjet e tyre artistike, ky mesazh ndjell shpresë dhe fuqi në rimëkëmbjen e artit tonë, origjinalitetit tonë që ka për bazë mbijetesën dhe rrënjët e tona të fuqishme historike.

Kujtoj poetin Naim
Dhe Pirron bashkë me Skënderbenë
Këndoj me plot mallëngjim
Epirin me Morenë

Nëse kanë patur guxim dhe vullnet që Pirroja dhe Skënderbeu ynë t’i kundërvihen superfuqive dhe ndikimit të tyre pushtues në ato kohëra, jemi edhe ne, stërnipërit e tyre, që munden të nxjerrin në pah origjinalitetin e tyre artistik përkundër pushtimit dhe ndikimit të superfuqive industriale të artit. Pra kujtoni ata, stërgjyshërit e guximshëm – Pirron dhe Skënderbenë.

Strofat e tjera si më poshtë vazhdojnë të japin mesazhin e prejardhjes sonë fisnike, dhe përkujton të kundërtën e asaj që pushtuesit vazhdimisht janë mundu: të na poshtërojnë dhe shuajnë lavdinë dhe krenarinë tonë, si krijues te zotnave dhe luftëtarë të shquar që nga Akili e deri te Adem Demaçi, duke abuzue me emrat e heronjve tanë në baza fetare, duke cenzurue çdo vlerë shqiptare dhe duke vjedhur historinë tone të pasur, e që fatkeqësisht ka mbet zyrtarisht akoma e shtrembëruar. Aq më shumë, jo vetëm që historia e vërtetë do të dëshmon se luftëtarët më të shquar të historisë njerëzore i takojnë flakës dhe tymit të madhështimit të popullit tonë, por në anën tjetër, mu ky popull ka falur edhe simbolin më të madh të mëshirimit human, Gonxhe Bojaxhiun, Nënën Terezë – qiriun e mishërimit njerëzor. Pra të dy ekstremet e madhështive të karakterit njerëzorë rrjedhin mu nga ky popull, e që sot quhemi populli shqiptar.

S’jem t’pashpirtë as barbarë
As t’mjerë shkatërrimtarë
Jem hiri i Perëndisë
Oh! Bijat dhe bijtë e Arbërisë
S’jem djallëzorë as hileqarë
Përtacë as nepsqarë
Jem qirinj t’mishërimit
Hej! Flaka dhe tymi i madhështimit

Klimaksi dhe tejkalimi i mesazheve të lartpërmendura në një mesazh universal human arrihet në rreshtat:

Kem kodin tonë bujar
Për një botë t’bashkuar dhe të mbarë

Ajo që e dallon popullin shqiptar përkundër përpjekjeve të armiqve në mjegullimin dhe turbullimin e historisë, është kodi mijëvjeçarë i jonë me vlera të larta njerëzore – Kanuni i Lekës. Dhe mu ky popull me traditë për kod dhe civilizim, në kohën kur popujt e tjerë të Evropës shquheshin si barbarë, është më se i gatshëm dhe më së lehti do t’pranojë një botë t’bashkuar dhe të mbarë me ligje të unifikuara. Pra, këtu mesazhi i then barrierat nacionale dhe merr kahjen e mrekullueshme të një mesazhi revolucionar të botës humane moderne. Poashtu me strofën e fundit, autori kalon nga reflektimi nacional në atë universal me një thellësi të filozofisë poetike:

S’jem laikë as t’përçarë
Por unik dhe krenarë
Jem’ brumi i njerëzimit
Oh.. pluh’ri i yj’ve dhe amshimit

Është një fakt ende i gjallë qe shqiptarët janë fetarë të besimeve të ndryshme. Pra ka musliman, katolikë dhe ortodoks, si pasojë e vendit të tyre mu në portën e Perëndimit dhe Lindjes, në vatrën e luftërave fetare dhe racore. Aq më shumë shqiptarët, krijuesit e zotërave si Zeusi, Afërdita etj, nuk mund ti quajmë laik. Mirëpo, përkundër dallimeve fetare, ata mbeten unik me gjuhë, me kod, me plis të bardhë dhe me flamur.

Që nga antikuiteti, e deri në ditët e tona të shekullit 21, influenca e eposit të Homerit ishte jashtëzakonisht i madh. Iliada dhe Odhiseu shprehin arketipet e madhnishme të heronjve të popullit më të vjetër në Ballkan, mu nga fiset tona, ku inspiruan dhe evokuan një mori të panumërt të veprave t’famshme në literaturë, muzikë, art dhe film. Pra, brumi i njerëzimit ngërthen mesazhin e arketipit, gjenezës, pluhurin e yjeve dhe amshimit, apo prototipet pas të cilit vazhdon cikli i pakufishëm i kopjeve njerëzore rrespektivisht heronjve.

Refreni i këngës shprehë vlerat e rëndësisë së mençurisë të njeriut modern.

Rroftë e qoftë mençuria
Dhe shkenca e arti i jonë
Rroftë e qoftë fisnikëria
Me paqe dhe dashni përgjithmonë

Mençuria diplomatike sjell lehtësim dhe komoditet për shtetin tonë. Njeriu jo i duhur, jo i prirur dhe i mençur në krye te çfarëdo detyre, e sidomos të atyre udhëheqëse shtetërore sjell pakënaqësi, zhgënjim, dëme dhe në fund, mjerim. Zhvillimi i shkencës, ekonomisë dhe artit sjell jo vetëm fuqi dhe stabilitet shtetëror, por lumturi dhe mirëqenje të gjithëmbarshme. Pra, mesazhi i refrenit është mjaftë i fuqishëm për kohën tonë aktuale: Kemi nevojë t’a shprehim mençurinë, e jo përçamjen, fanatizmin dhe kështu naivitetin. Dhe ajo mund të arrihet kur i kemi njerëzit e duhur në pozitat e tyre të duhura, e jo anasjelltas. Në anën tjetër, fisnikëria shqiptare është e gdhendur në kodin tonë të kamotshëm. Mu kjo fisnikëri do t’mbahet gjallë dhe do t’rimëkëmbet aq me shumë, sa më shumë të fitojë mençuria dhe pastërtia jonë.
Dhe në fund, aty ku sundon mençuria dhe fisnikëria, aty sigurisht që do t’ketë paqe dhe dashuri.

Bekim Rexhepaj, muzikant, instrumentalist dhe kritik i dalluar nga Gjilani.

https://www.youtube.com/watch?v=rBBcK2XXrv0&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2uD2zWxtUxZ7OACltcbHTVS_o4e83bfwLU-S_ZByuYHHHho_87rJ1PJnA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat