Toka nën këmbët e saj

Kultura

Toka nën këmbët e saj

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:42
Fadil Bajraj

Poezi nga: Salman Rushdie
Përktheu: Fadil Bajraj

Tërë jetën e kam adhuruar
Zërin e saj të artë, fshikullimin e bukurisë së saj
Si na bënte të ndiheshim
Si më bënte të vërtetë, mua
dhe tokën nën këmbët e saj
dhe tokën nën këmbët e saj

E tash s’mund të jem i sigurt në asgjë
a është e zeza e bardhë, a është acar a vapë
ngase ajo që kam adhuruar e që ma vodhi dashurinë
ishte toka nën këmbët e saj
ishte toka nën këmbët e saj

Rrugës së errësuar shko lehtësisht teposhtë
shko lehtësisht nëndhe
Një ditë tjetër do të jem atje poshtë
Derisa s’të gjej s’do të kem prehje

Lermë, përnjëmend, të të dashuroj, lermë të të shpëtoj
Lermë të të shpie në rrugët që kanë të njëjtin skaj
O kthehu mbi
ku ka sall dashuri
dhe tokë nën këmbët e saj
dhe tokë nën këmbët e saj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat